Publikuar me datën: Wed, Mar 16th, 2011

Prelec: Autonomia për veriun do të ndodhë

Prishtinë, 16 mars –Drejtori për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave (ICG), Marko Prelec, është i bindur se veriut të Kosovës do t`i jepet një status i veçantë e që do të ishte një autonomi më e gjerë. Në një intervistë të gjatë për “Kohën Ditore”, ai shpjegon se si ka gatishmëri për këtë zgjidhje edhe nga vetë kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi. Sipas Prelecit, autonomia për veriun do të ndodhë. “Mendoj se kjo na pret në vitet e ardhshme”, ka thënë Prelec.
Sipas tij, lloji i autonomisë duhet të definohet ndërmjet palëve, ndërkaq si shkëmbim, Kosova do të marrë njohjen e pavarësisë nga Serbia. Prelec konsideron se nëse nuk ndodh autonomia, atëherë gjithçka do të shkojë keq. “Atëherë do të përsëriteshin skenat e dhunës apo do të krijohej ndonjë konflikt i ngrirë siç është rasti në Lindjen e Mesme. Kjo do të ishte një fatkeqësi e madhe”.
Duke  përsqaruar këtë statut të mundshëm Prelec ka thënë: “Janë tri mënyra të mundshme që situata mes Kosovës dhe Serbisë mund të zgjidhet në afat më të gjatë kohor. E para është që Serbia ta njohë Kosovën sipas planit të Ahtisaarit dhe veriu të administrohet në mënyrë të njëjtë sikur Graçanica, ky është një nga opsionet. Nuk duhet të jesh gjeni për të kuptuar se për këtë nuk ka gatishmëri në Beograd, por është një mundësi. Mundësia tjetër është që të ketë një autonomi më të gjerë dhe këtë do ta shpjegoj më vonë, dhe mundësia tjetër është që të ndahet Kosova ose të ketë shkëmbim territoresh me Luginën e Preshevës. Këto janë alternativat e mundshme. Në këtë spektër mundësish ne rekomandojmë autonomi, sepse situata në veri është ndryshe nga ajo në Graçanicë, dhe ndryshe nga pjesët e tjera. Atje institucionet e Kosovës nuk e kanë të shtrirë autoritetin e vet. Realisht ai është një territor ku askush nuk e ka sovranitetin klasik shtetëror. Kosova ka disa aspekte të sovranitetit, siç është policia dhe një juridiksion të limituar, por Serbia ka administratën civile. Kosova ka një lloj kufiri atje, por që nuk funksionon gjatë gjithë kohës si kufi i mirëfilltë. Askush nuk është i kënaqur me këtë situatë. Kompozicioni atje është i qartë, rreth 90 për qind serbë etnikë. Ata kanë jetuar si të jenë në Serbi. Në mendjen e tyre ata jetojnë në Serbi, dhe kjo është ajo që e duan. Nuk kemi gjetur asnjë njeri që nuk dëshiron të jetë në Serbi. Ka shumë pak njerëz, dhe ata janë një pakicë që janë nën kërcënim të madh nga serbët nacionalistë, janë këta njerëz ata që thonë se duhet përballur me realitetin. Ne duam por nuk mundemi. Andaj autonomia për ne është një mënyrë që i mundëson popullatës në veri që ta administrojë veten pak a shumë ashtu siç bën tash, në mënyrë që asgjë nuk do të ndryshohet shumë në jetën e përditshme, territori do të mbetet i Kosovës, dhe Qeveria e Kosovës do të mund që t`i kontrollojë kufijtë.
Prelec arritjen e kësaj autonomie e parasheh me një marrëveshje mes Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të serbëve në veri, si dhe duhet të ketë një marrëveshje mes Qeverisë së Kosovës dhe Beogradit. Si pjesë e kësaj, duhet bërë edhe ndryshimet kushtetuese.
KD: Ta mendojmë se kjo është zgjidhja më e mirë për veriun e Kosovës. Cili është mesazhi që u dërgohet shqiptarëve në Maqedoni me këtë, shqiptarëve në jug të Serbisë, komunitetit të Vojvodinës në Serbi, atij të Sanxhakut… dhe shumë komuniteteve etnike në këtë regjion, që po t’u jepej mundësia do të donin ndarjen nga autoritet e tanishme?
Prelec këtë zgjidhje të paraparë nga GNK nuk e quan autonomi etnike, por autonomi por për një territor që është veriu i Kosovës.
Prelec këtë përkujton se për autonomi si ajo që do të vinte në veri të Kosovës, Italia tashmë ka bërë me Tirolin Jugor. Italia për këtë autonomi vendosur vetë. Edhe Spanja vetë ka vendosur që t`u japë të drejta territoreve të caktuara, ka thënë Prelec .
Drejtori për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave (ICG), Marko Prelec duke
folur për dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë ka thënë se  Qëllimi i dialogut është që të gjendet një zgjidhje për të gjitha çështjet mes Kosovës dhe Serbisë dhe që ai të përfundojë duke mundësuar që Serbia ta njohë Kosovën, dhe Kosova të anëtarësohet në OKB. Do të ishte mirë që problemet në veri të zgjidhen sa më shpejt që është e mundur, por do të marrë pak kohë. Kanë vendosur që të presin. Është vendosur që dialogu të fokusohet në çështje më të vogla teknike, sepse aty gjenden zgjidhje më lehtë dhe krijohet klimë mirëbesimi mes palëve.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close