Publikuar me datën: Mon, Aug 9th, 2010

Prania e policisë në fshatrat e Leposaviqit rrit sigurinë

Mitrovicë, 9 gusht – Kërkesa për hapjen e një nënstacioni policor nga ana e banorëve shqiptarë të fshatrave Bistricë, Cerajë dhe Koshtovë, të cilat i takojnë komunës së Leposaviqit, më në fund është realizuar. Tashmë ata ndihen shumë më të sigurt dhe të qetë për shkak të pranisë së policisë në fshatrat e tyre.

Haki Imeri, përfaqësues i zyrës për komunitete në këto fshatra, tha se kërkesa për hapjen e një nënstacioni policor ishte e kamotshme. “Kemi pasur disa raste kur në rrugë banorët kanë hasur në mjete të kurdisura shpërthyese, prandaj kishim patëm hapjen e një nënstacioni policor, në mënyrë që institucionet të merren me këto probleme”, u shpreh Imeri. Sipas tij, prania e policisë në fshatra ka ndikuar pozitivisht në ngritjen e sigurisë dhe në krijimin e një klime të relaksuar, duke pasur parasysh se këto janë fshatra të vetme shqiptare në komunën e Leposaviqit. Imeri theksoi se bashkëpunimi me policinë është shumë i mirë dhe nuk ka asnjë problem.

Beqir Salihu, njëri nga tre pjesëtarët e policisë që shërben në këtë nënstacion policor, thotë se bashkëpunimi me banorë është shumë i mirë. Ai vuri në dukje se edhe raportet me kolegët dhe drejtuesit e stacionit policor në Leposaviq janë shumë normale dhe nuk kanë asnjë problem në këtë drejtim. “Nënstacioni policor në Bistricë funksionon në kuadër të stacionit policor në Leposaviq. Ne shkojmë paraqitemi në atë stacion dhe kemi raporte shumë të mira me të gjithë”, ka thënë Salihu.

Në anën tjetër, sipas zyrtarëve të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, hapja e nënstacioneve policore ka ndihmuar për rritjen e sigurisë së komuniteteve edhe në fshatin Çabër të Zubin Potokut, si dhe në Suhadoll dhe Frashër të Mitrovicës

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close