Publikuar me datën: Sun, Feb 20th, 2011

Praktikat euro-ballkanike dhe amerikane në shek. XIX dhe “Rasti Kosova” në shek. XX

Ndërhyrjen politiko-ushtarako-humanitare të NATO-s në territorin sovran të Republikës Federale të Jugosllavisë, në krahinën e Kosovës, më 1999, duhet ta vështrojmë në dy plane: në praktikën euro-ballkanike dhe në atë amerikane.

Në praktikën euro-ballkanike kemi dy raste të ndërhyrjeve të tilla, që datojnë në shek. XIX. Në vitin 1827 kur Britania e Madhe, Franca dhe Rusia bazuar ne Traktatin e Londrës të 6 korrikut 1827 ndërhyjnë ushtarakisht bashkarisht në Greqi për t’i dhënë fund luftës së gjatë civile në vend dhe për të mbrojtur popullsinë e krishterë në konfliktin me Perandorinë Otomane. Në vitin 1877, kur Rusia ndërhyri ushtarakisht në krahinat ballkanike për t’i dhënë fund trajtimit të egër që Perandoria Otomane iu bënte popullsive të krishtera në Bosnje, Hercegovinë dhe në Bullgari. Në ndërhyrjet që bënë këto Fuqi të Mëdha të kohës autore të ndryshëm ndajnë mendime të ndryshme. Disa i mbahen tezës se ndërhyrja kishte karakter humanitar, si: për mbrojtjen e të drejtës për vetëvendosje (Greqi), për mbrojtjen e pakicave të krishtera. (Greqi, Bosnje, Hercegovinë, Bullgari). Disa të tjerë dalin me tezën, se motivet e këtyre ndërhyrjeve ishin humanitare, po ato, në realitet, në pjesën ajsberge të tyre, kishin influenca apo qëllime politike dhe ekonomike(1), pasi, në kuadrin e përgjithshëm, ka përkime me dëshirën e Fuqive të Mëdha për të nënshtruar Perandorinë Otomane.
Në praktikën amerikane kemi një rast ndërhyrjeje të tillë, që daton në shek. XIX. Në vitin 1898, SHBA ndërhyri në Kubë, që aso kohe ishte nën kontrollin spanjoll, nisur nga fakti se po kryheshin trajtime çnjerëzore ndaj popullsisë vendase, asaj kubaneze.(2) Edhe në këtë rast autorë të ndryshëm ndajnë mendime të ndryshme. Një pjesë e doktrinës mendon deri aty sa e paraqesin si rastin e vetëm, në të cilin SHBA ndërhyri për arsye humanitare. Ashtu sikurse disa të tjerë lëshojnë tezën se ky aksion kishte si shkak arsye ekonomike, të tregtisë dhe të investimeve, përçka sjellin si argument mosndërhyrjen e SHBA në shtetet latino-amerikane, qeveritë e të cilave ishin përfshirë në akte barbare dhe gjakderdhje.
Në këto tre raste të ndërhyrjeve ushtarake në shek. XIX, pjesë më e madhe e doktrinës, (fryma mbisunduese) mbetet e mendimit se misioni i tyre ishte humanitar. Nisur nga këto praktika të shek. XIX, duke gjykuar ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në Kosovë në shek. XX, mbetemi të mendimit se ndërhyrja e saj ishte legjitime, se ajo kishte karakter humanitar në start dhe në finale.
Në shek. XIX Fuqitë e Mëdha (Franca, Mbretëria e Bashkuar, Rusia etj.) përbënin një “bllok” më vete, që ishin të inkuadruar në “Aleancën e Shenjtë”, në të parën organizatë politiko-ushtarake të sigurisë kolektive në botë,3 ndërsa, nga ana tjetër, Perandoria Otomane konsiderohej si “bllok” më vete. Të dy “blloqet” e kohës ishin në rivalitet ndërmjet tyre. Ndërsa, në shek. XX, më 1999 ndodhemi në kushte të tjera të reja historike.
a) Fuqitë e Mëdha të kohës (SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina) janë pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, që me rezolutat 1160, 1199 dhe 1203 të vitit 1998 e paraqisnin RFJ si “kërcenim në rajon për paqen e sigurinë ndërkombëtare”, etj., që i mundësuan juridikisht NATO-s kontrollin e hapësirës ajrore të krahinës së Kosovës për të mbrojtur Misionin e OSBE-së, etj. Kjo i jep ndërhyrjes së NATO-s një karakter me ngjyrim e rrezatim humanitar.
b) Kemi vetëm një aleancë politiko-ushtarake (NATO), ndryshe nga një dekadë më parë kur ishte edhe Traktati i Varshavës, që njëra mbronte interesat e Perëndimit e tjetra të Lindjes. Më 24 mars 1999 kur ndërhyri NATO në Kosovë, në këtë organizatë të sigurisë kolektive (më e fuqishmja e kohës) ishin anëtarë edhe shtete të Lindjes si Polonia, Hungaria, Bullgaria.
c) Grupi i Kontaktit për Kosovën (SHBA, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Rusia), sipas Rezolutës 1160 (1998) të Këshillit të Sigurimit, kishin për detyrë arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet palëve “në bazë të dhënies së një autonomie substanciale” për Kosovën.
Krahasuar me rastin analog, atë të ndërhyrjes së Britanisë së Madhe, Francës e Rusisë në Greqi, që u vlerësua “mision me karakter humanitar” ngaqë mbrohej e drejta për “vetëvendosje e grekëve”, atëherë e tillë duhet vlerësuar edhe ndërhyrja e NATO-s në Kosovë (171 vjet më vonë), kur kjo krahinë me autonomi të likuiduar nga Millosheviçi më 1989 i shprehur më 1990 me referendum mbarëpopullor, me kushtetutë e deklaratë kushtetuese për “Republikë në kuadrin e RSFJ” përndryshe: për Pavarësi në kuadrin e Rendit të Ri Botëror apo si Kroacia, Sllovenia, FYROM (Maqedonia) e Bosnje-Hercegovinë (ish-republika të RSFJ).
d) Në rast se Fuqitë e Mëdha të shek.XIX ndërhyn në Greqi (Mbretëria e Bashkuar, Franca e Rusia) për t’i dhënë fund luftës civile në këtë vend dhe, ky u cilësua “mision humanitar”, atëherë edhe ndërhyrja e NATO-s në Kosovë (1999) është e tillë, pasi e parandaloi në nisje dhe e shmangu një katastrofë gjakderdhjeje të një lufte etnike në Kosovë në mes të serbëve (nga njëra anë, e drejtuar nga Beogradi) dhe shqiptarëve (nga ana tjetër, e drejtuar nga UÇK e FARK), që më 1999 kishte arritur në kulminacionet e veta: me konfrontime të armatosura, me vrasje, masakra, etj.
Në rastin kur SHBA ndërhyri në Kubën (koloni të Spanjës) për të ndaluar trajtimin çnjerëzor të kubanezëve, dhe ky u cilësua “arsye humanitare” (deri te përcaktorët “e pastër” dhe “e vetme” nga SHBA), atëherë edhe ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte humanitare, pasi ndërhynte në një vend (neo) kolonial i Serbisë (në kohën moderne) dhe mbi shqiptarët e Kosovës kryheshin masakra tragjike si ajo e Reçakut(3) etj.
Në rastin kur në Greqi apo në Bosnje, Hercegovinë e Bullgari Fuqitë e Mëdha të shek.XIX ndërhynë bashkërisht apo të veçuara për të mbrojtur “pakicat e krishtera në këto vende” dhe u cilësuan si “ndërhyrje humanitare”, atëherë, në këtë linjë, mund të shpjegohet ndërhyrja humanitare e NATO-s në Kosovë në mbrojtje të pakicës shqiptare në RFJ (që në krahinën e Kosovës ishin shumicë etnike), ndaj të cilëve ushtrohej genocid i egër e spastrim etnik i përgjakshëm nga forcat militare, paramilitare e policore etj.(4)

Referenca
1 FRANCK RODLEY, After Bangladesh: The lae of Humanitarian Intervention by Military Force, American Journal of International Laë, 1973, f. 280-281.     
2 Ky ishte motivi kryesor qe deklaroi Presidenti i SHBA, McKinley me 1898, kur forcat amerikane ndërhynë në Kubë.
3. Kosova në vështrim enciklopedik.  Botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Tirane, 1999.
4.- Në këtë kapitull kam shfrytëzuar edhe këto burime bibliografike: Bashkurti, Lisen. Krizat Ndërkombëtare. Botim i Akademisë Diplomatike Shqiptare në Tiranë dhe i Universitetit Mbretëror Iliria në Prishtinë. Tiranë, 2008. / Karastojanov, Stefan. Kosova – një analizë gjeopolitike. Shkup, 2007. / Puto, Arben. E drejta ndërkombëtare publike. Tiranë, 2008.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close