Publikuar me datën: Thu, Jan 6th, 2011

Politikanët gënjeshtarë

Sefer TAHIRI
Politika, se kush tjetër do të jetë sërish në qendër të vëmendjes së opinionit publik edhe në vitin, në të cilin kemi shkelur me hapa të ndrojtur. E promovuar si ‘qeveri ekonomike’ pasi premtimet kryesore të saj u sublimuan në programin ‘Rilindja në 100 hapa’, i cili në vete ngërthen politikën makroekonomike qeveritare. Në thelb ajo është reflektim i programit ekonomik të VMRO-DPMNE-së, që nënkupton rritjen e lartë ekonomike, rritjen e punësimit dhe parametra të tjerë zhvillimorë ekonomikë. Në vend të një programi zhvillimor ekonomik që do të përmirësojë jetën e qytetarëve, kjo Qeveri e përbërë nga VMRO-DPMNE-ja dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, po realizon një program tjetër që bazohet mbi projekte jo zhvillimore ekonomike, siç është projekti i shumëpërfolur ‘Shkupi 2014’. Përmes statujave dhe përmendoreve Qeveria po tenton të ruajë besueshmërinë e lartë tek qytetarët, duke dashur të dërgojë mesazhin tek popullata se si kjo qeveri, asnjëherë më parë askush tjetër nuk e ka kultivuar identitetin kombëtar dhe kulturor të kombit maqedonas. Mbase është e qartë se problemet identitare dhe kontestimet e ndryshme nga fqinjët, ndikojnë që politika të mos mbështetet tek rezultatet konkrete, tek realizimi i projekteve infrastrukturore dhe ekonomike, por tek simbolet kulturore etnike, që në fakt nuk prodhojnë asgjë tjetër por ideologji politike dhe rrjedhimisht partiake.
Gruevski dhe Ahmeti, si bashkëpjesëmarrës në Qeveri, nuk i kanë përfillur fare thirrjet e shumta të ndërkombëtarëve që të kihet kujdes kur bëhet fjalë për simbolet kulturore, përmes të cilave duhet bërë përpjekje për të mos shkaktuar keqinterpretime. Fuere, i cili ka qenë kritik i zëshëm, në cilësinë e ambasadorit të BE-së në Shkup e ka sqaruar më së miri këtë duke thënë ‘Maqedonia po përballet me një krizë të rëndë ekonomike, papunësi të madhe dhe shpenzimi i parave në përmendore te tilla mund të mos jetë mënyra më e mirë për zgjidhjen e çështjeve serioze. Prandaj studenti Vllatko Gjorçev (meqë nuk e ka kryer ende Fakultetin Juridik në Shkup) në zemrën e Bashkimit Evropian, e cilësonte Fueren si politikan që mbështet opozitën.
Shqiptarët, edhe kësaj radhe, si në shumë projekte të tjera, mbetën me gishta në gojë. Jo në 2011-ën, por në 2012-ën, do të vendosen përmendoret e tre personaliteteve historike shqiptare në Shkup. Mbase nuk është ky edhe një truk politik i BDI-së, që vendosjen e Nexhat Agollit, Josif Bagerit dhe Pjetër Bogdanit në ndonjë kënd të sheshit, ta prezantojë si ndonjë rezultat të saj në 100 vjetorin e themelimit të shtetit dhe flamurit shqiptar, ashtu siç vepron me kazermat që janë shndërruar në universitete, apo mbajtjen e Kongresit të Manastirit, shtëpia e së cilit nuk mirëmbahet si duhet. Politikë dhe gjithçka është e mundur!
Por meqë të gjithë presim që ky vit të jetë i vështirë në planin ekonomik, atëherë të paktën a do të ketë ndonjë lëvizje në planin e integrimit, pasi pas ekonomisë, integrimi dominoi në premtimet e përfaqësuesve të Qeverisë për vitin 2011 por edhe të opozitës. Goja e politikanëve 20 vite të tëra është përplot lulëzim ekonomik dhe integrim euroatlantik, e ne, qytetarët, nuk po shohim asnjë ndryshim, as në segmentin ekonomik e as në atë të integrimit. Jo më kot përkufizohemi si vend me ekonomi në zhvillim e përcjellë me kriza të shumta, ndërsa jemi edhe vend i izoluar!
Përderisa kryeministri Nikolla Gruevski premton dhe realizon politikën e tij monoetnike dhe njëfetare, politika shqiptare sillet në rreth vicioz.
BDI ka ndryshuar strategjinë ndaj emrit. Ka zbuluar, hiç më pak e hiç më shumë, por formulën për zgjidhjen e kontestit të emrit. Vetëm edhe sikur ta bindin partnerin e koalicionit, VMRO-DPMNE-në se kjo çështje mund të zgjidhet me përfshirjen e drejtpërdrejtë të faktorit ndërkombëtar. Madje, Ahmeti ka kërkuar që sikur në arritjen e Marrëveshjes së Ohrit, amerikanët të luajnë rol edhe në zgjidhjen e kontestit me Athinën.
Kryesorja, Ahmeti është në komunikim të përhershëm me qendrat ndërkombëtare të vendosjes që ata të jenë pjesë ndihmuese për zgjidhjen e këtij kontesti. Konteksti është tjetër gjë.
Por Ahmeti duhet ta adresojë problemin atje ku duhet. Jo te ndërkombëtarët. Por tek partneri i koalicionit, VMRO-DPMNE-ja! Sepse partitë shqiptare duhet të mësohen t’i respektojnë parimet e demokracisë dhe konceptet e politikës bashkëkohore. Nuk mund të amnistosh vetveten duke qenë pjesë e Qeverisë, për asnjë çështje! As për emrin dhe bllokimin e integrimit. Nuk mund të këmbëngulësh që t’i shfrytëzosh privilegjet dhe ëmbëlsirat (tortat dhe tenderët), ndërsa kur bëhet fjalë për çështje madhore të makropolitikës të thuash ‘valla Gruevski i ka fajet dhe deri sa të jetë ky në pushtet, zor është’. Po, është zor! Përgjegjësia politike para popullit s’është e lehtë! Kush e ka menduar të lehtë, ka përfunduar në ambis.
Opozita shqiptare ndërkohë do të kërkojë që politika sipas tyre e dështuar e BDI-së të delegjitimohet. PDSH-ja doli me apel që të gjithë ata që janë kundër kësaj Qeverie t’i bashkëngjiten dhe gjatë vitit 2011 ta bëjnë realitet rrëzimin e BDI-së nga qeverisja.
Kanë ngelur edhe shumë ditë të këtij viti. Më kryesore është që beteja politike vazhdon, bashkë me të edhe spektakli mediatik që ofron politika. Politikanët do të bëjnë sikur po realizojnë diçka, ndërsa qytetarët do të zhgënjehen edhe më shumë. Më të drejtë, sepse politika jonë është përplot më gënjeshtra të kulluara.
(Autori është zëvendëskryeredaktor i TV ALB dhe kolumnist i rregullt i gazetës Lajm)

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close