Publikuar me datën: Thu, Jul 22nd, 2010

POLITIKA DHE PRIORITET

POLITIKA DHE PRIORITET

Pasi këtë artikull e titullova politika dhe prioritetet, është mirë që njëherësh edhe të shpjegohen këta dy fenomene e më pastaj edhe të bëhet lidhja mes tyre, lidhje që e bën politikën të jetë funksionale dhe gjithnjë në interes të qytetarëve, mbi të cilët edhe ushtrohet. Në fakt politika ka shumë kuptime, dhe të njejtës mund t’i apostrofohen lloj-lloj definicione, kuptime, role dhe të tjerë, por më esenciale dhe që duhet sqaruar është se politika rrjedh nga fjala greke që nënkupton okupimin me ngjarjet dhe zhvillimet e ,,POLIS-it,, ( qytet-shtet-it ). Me fjalë të tjera politikan mund të llogaritet ai i cili interesohet, reagon dhe preokupim parësorë i ka të gjitha fenomenet dhe ndodhitë që lidhen me shtetin, funksionimin e tij dhe publikun. Me ktë rast në demokracitë klasike nuk ishte thjeshte e drejta e fjalës fillimi dhe mbarimi i kuptimit të demokracisë, por ishte okupimi me çdo çështje që shfaqte interes për publikun dhe pjesmarja e çdo qytetari në vendimarje. Ky lloj i praktikimit të demokracisë me atë edhe të bërit politikë dallon nga politikbërja e sotme nga dy aspekte edhe atë; 1.Sot nuk është e mundur të marin pjesë të gjithë qytetarët në vendimarje, andaj si pandan i kësaj ekzistojnë zgjedhjet e lira dhe 2. Sot edhe përkundër faktit se gjithçka përbën politikë dhe se gjithçka është e politizuar, megjithatë të gjithë qytetarët nuk janë politikan. Kjo shfaqet nga mundësia e vetme që u jepet atyre për të dëshmuar se janë politikan, ajo e zgjedhjeve të lira, ku ata mund të përcaktohen për udhëheqësit e tyre që do ti përfaqësojnë, ndërsa ata pikërisht këtu çalojnë dhe zgjedhin jopolitikan, që okupim parësorë kanë interesin vetiak, gruporë, klanorë dhe assesi publik e në veçanti të zgjedhësve të tyre. Ky është edhe dallimi mes demokracisë së mirfilltë dhe sistemeve që ekzistonin në Europën Lindore të emëruara si diktaturë apo totalitarizëm. Edhe në këta sisteme nuk ndalohej mendimi i lirë përgjithësisht, por tematika ishte e përkufizuar. Kjo që u tha më lartë ishte në vija të shkurta reth politikës dhe asaj që mund të quhet ushtrim i sajë, nga njerëz që mund të quhen politikan. Po të bejmë lidhshmërinë e politikës me prioritetet që duhet të shoqërojnë atë, në rethana të kohës dhe hapsirës në të cilën jetojmë do të vijmë në konstatim se politika ditore aktuale, aspak s’ka prioritete dhe e njejta ushtrohet në formën ,,sot për nesër,, pa një strategji afatgjate dhe në shërbim të masës së gjërë. Po të marim e t’i analizojmë anketat e fundit të hulumtimit të opinionit publik lidhur me prioritetet, do të vijmë në konstatim se ne fare edhe s’kemi prioritete. Në këtë situatë të paqartësisë rreth caktimit të prioriteteve, ndikim të madh dhe influencim kanë edhe veprimet dhe projektet qeveritare. Tash kemi ardhë para dilemës se a më mirë do të ishte realizimi i tërësishëm i projektit ,,Shkupi 2014,, apo integrimi në NATO dhe UE, apo ta reduktojmë edhe pak e të themi; a më mirë edhe një përmendorë apo një raport pozitiv nga Komisioni Europian. Në shikim të parë kjo duket si tallje, por ju siguroj se rrugën të cilën me vetëdije po e trasojmë dhe kalojmë njëkohësisht na shpie drejt totemizmit, e për ata që se kanë të qartë do theksoj se totemizmi ishte besimi i njerëzve në lidhjen që krijohej mes njerëzve dhe kafshëve. Çka mund të thuhet për prioritetet e politikës së jashtme të Maqedonisë? A është prioritet integrimi i vendit në strukturat euroatlantike? Nëse përgjigjja do të ishte PO atëherë integrimi me vehte mbart edhe detyrime! Të përmendim disa nga detyrimet kryesore që janë bërë pjesë e pandashme e këtij procesi integrues; Hapja dhe kultivimi i dialogut të mirfiltë politik, mes subjekteve relevante ekzistuese. Të sqarojmë menjëherë se dialogu politik në Maqedoni nuk ekziston, dhe se për këtë detyrim rezultat edhe s’mund të pritet pasi s’është përmbushur. Madje ky dialog politik, mer edhe trajta komike të përbuzjes së kësaj vlere të rëndësisë së veçantë për shoqëritë e demokratizuara dhe bashkëkohore, të cilat e kanë kuptuar se vetëm me dialog politik mes pozitës dhe opozitë mund të tejkalohet çdo pengesë, dhe të përmbushet çdo objektiv.Ky dialog i cili zhvillohet vetëm përmes press-konferencave të subjekteve ekzistuese, të ngarkuara me fjalë dhe akuza, për të cilën organ i vetëm që është i thirur të veprojë është prokuroria publike, pasi aty flitet vetëm për keqpërdorime, vjedhje, kriminalitet, privatizim jolegal, reketim dhe çka s’ngelë pa thënë. Nëse kështu kuptohet diaogu politik, atëherë është e kotë të mendojmë se ndonjëherë do përfundojmë procesin integrues. Reformimi i Gjyqësorit, poashtu paraqet parakusht për inkuadrim në këta struktura. Sa i përkushtojmë rëndësi këtij rekomandimi un paraprakisht do të pyes publikisht sa ne i respektojmë vendimet e Gjyqit, dhe sa të njejtat miren në konsideratë nga ekzekutivi? Problemit të reformimit tash më i rëndohet edhe problemi i mosdëgjueshmërisë dhe mosrespektimit të vendimeve që dalin nga ai, dhe kjo e bën të paaritshëm përmbushjen e këtij parakushti. Pastaj si nevojë paraqitet reformimi dhe reduktimi i administratës shtetërore dhe asaj publike. Edhe për kundër kërkesës si për konsum të jashtëm edhe atij të brendëshëm akoma nuk dihet numri i saktë i të të punësuarve në sektorin publik. Të mos flasim për reformim pasi kërkesës për reduktim Qeveria aktuale i përgjigjet me punsime të reja partiake, pa konkurs.Nuk është me rëndësi numri i tyre 5.000 apo 30.000, por mënyra dhe momenti, kur nga ne kërkohet reformim dhe reduktim, Qeveria vazhdon me avaz të vjetër edhe atë në prag të inkuadrimit. E rëndësisë së veçantë në këtë proces akoma është implementimi i Marveshjes së Ohrit. Për atë se sa Qeveria aktuale është e përkushtuar të plotësojë këtë piksynim dhe sa nga kjo marveshje është realizuar për hirë të hapsirës do u’a lë në dispozicion lexuesve…Krejt për fund do ju paraqes një thënië lidhur me prioritetet në politikë e cila thotë,, Nëse në politikë nuk keni prioritete atëherë meruni me lotari,, Kjo që po ndodhë me këtë Qeveri, lidhur me prioritetet s’di a mund të cilësohet ndryshe pos si lotari, pasi kemi raste kur ndërtohen kanalizime në mungesë të ujësjellësit, apo ndërtim i sallave sportive moderne në mungesë të shkollës dhe kushteve për mësim, e të tjera raste që flasin se vërtetë kjo garniturë qeverisëse fatin dhe perspektivën tonë të përbashkët e ka vënë lotari.

Autor: Imer Dervishi

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close