Publikuar me datën: Sat, Jan 14th, 2012

Merdar: Nis konfrontimi polici – “Vetëvendosje”

 

 

 

 

 

 

 

 

Prishtinë, 14 janar (E plotësuar) -Policia e Kosovës, e pajisur me maska anti-gazlotsjellës, ka filluar ndërhyrjen për të shpërndarë aktivistët e Vetëvendosjes të cilët janë mbledhur në Podujevë.
Pasi iu dha 5 minuta kohë për t’u shpërndarë, aktivistët nuk pranuan t’i binden urdhrit dhe policia nisi shpërndarjen e tyre me forcë.
Policia ka urdhër që të arrestojë edhe persona me imunitet të deputetit, nëse do të ketë rezistencë ndaj ligjit.
Policia e Kosovës në këto momente u ka dhënë ultimatum 5 minuta protestuesve të “Vetëvendosjes” për ta liruar rrugën.
Në të njëjtën kohë Albin Kurti i është përgjigjur policisë duke kërkur të mos provokohen sepse rrugën nuk e kanë bllokuar ata por policia me urdhër të Ministrisë së Brendëshme. “Serbia është shtet armik dhe kriminal”-ka deklaruar ai.Si raporton KTV-ja, aktivistët e “Vetëvendosjes”, në rrugëtimin e tyre drejt pikës kufitare në Merdarë, janë ndaluar disa herë gjatë rrugës dhe të gjitha automjetet e tyre janë kontrolluar. Policia iu ka konfiskuar këtyre aktivistëve të gjitha gjërat që ata kishin me vete si batanijet, tendat etj. Disa nga aktivistët kanë refuzuar t’iu jepnin ato policisë, duke kërkuar urdhër me shkrim për konfiskimin e gjërave të tyre personale, ngase, siç kanë thënë ata, nuk është e jashtëligjshme bartja e batanijeve. Në shenjë revolte disa nga ta kanë zhveshur edhe rrobat dhe iu kanë ofruar policëve.
Sipas raporteve të radios në gjuhën serbe nga Graçanica, forcat policore kanë ndaluar para kthesës për në Podujevë rreth 500 pjesëtarë të Vetëvendosjes, të cilët ishin duke shkuar në pikëkalimin në Merdarë. Sipas kësaj radioje, ndërmjet policëve dhe pjesëtarëve të VV ka edhe fërkime të vogla.
Thuhet se policia kohë pas kohe përdorë të ashtuquajturin biber sprej, kurse protestuesit iu kthejnë policëve me topa bore dhe gurë.
Raportohet se momentalisht trafiku është ndërprerë në të dy anët e rrugës që çon për në Merdarë.

Në pikën kufitare Merdarë nuk ka tollovi por aty ka forca të shtuara policore në mesin e të cilave edhe pjesëtarë të policisë speciale.
Njësitë speciale kanë vendosur një punkt shtesë kontrollues në udhëkryqin që është disa metra larg vendkalimit për Dheu i Bardhë.
Njësitë e armatosura me pushkë automatike gjenden te vendkalimi dhe përreth tij, ndërsa në objekte janë vendosur pjesëtarë të policës speciale.
Në këtë zonë që nga mëngjesi gjenden edhe disa xhipa të KFOR-it amerikan.
Në këtë pikë, që nga mëngjesi e deri tashti këtu kanë kaluar vetëm dy kamionë me targa të Serbisë, por nën përcjellje të policisë.14:07
Policia e Kosovës në këto momente u ka dhënë ultimatum 5 minuta protestuesve të Vetëvendosjes për ta liruar rrugën.

13:23 Për ta penguar kalimin e aktivistëve të Vetëvendosjes drejt bllokimit të piëkave kufitare, Policia e Kosovës ka filluar përdorimin e gazit lotësjellës.

Megjithatë, situata ende është në kontroll.
13:14 Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po i bënë thirrje Policisë që t’ua lirojë rrugën atyre, në mënyrë që të marshojnë drejt Merdares.

Në ndihmë Policisë tashmë u kanë dalë edhe njësitë speciale të Policisë së Kosovës.
12:32 Policia e Kosovë s nuk po lejon për momentin kalimin e veturave me qytetarë dhe aktivistë të Vetëvendosjes. Forcat e shumta të policisë po kthejnë mbrapa njerë zittek udhëkryqi i Podujevë s, 4 kilometra larg pikë s kufitare në Merdar.
12:25 Ka nisur mbledhja e aktivistve dhe qytetarëve në dy pikat kufitare në Merdard të Podujevës dhe në Dheun e Bardhë të Kamenicës.

Rrugës për në pikat kufitare ka kontrolle të detajuara për të gjithë nga ana e Policisë së Kosovës. Njësitë e forcave speciale janë mbledhur në të dyja pikat për të sigurar atë se cfarë do të ndodhë

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close