Publikuar me datën: Thu, Oct 8th, 2015

Policia e Kosovës në Elbasan për “Plisat”

Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako falënderoi dy grupet e punonjësve të policisë së Kosovës, të cilët kanë ardhur në ndihmë të policisë shqiptare dhe janë planizuar në shërbim në stadium, kryesisht tek tifozët nga Kosova, “Plisat”.

Sipas burimeve policore, mësohet se janë 20 punonjës policie të cilët kanë mbërritur në vendin tonë për këtë qëllim.

Në vijim, Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako falënderoi edhe skuadrën vullnetare të Emergjencave Civile që po kryejnë shërbim vullnetar me punonjësit e policisë për mbajtien e rregullit gjatë futjes së tifozave në stadium, transmeton kp.

Çako u shpreh se grupi i drejtimit dhe menaxhimit kanë marrë detyrat e veçanta për të drejtuar dhe orientuar forcat në terren.

“Policia e Shtetit do të tregojë seriozitet, vendosmëri dhe reagim të menjëhershëm ndaj atyre që do të krijojnë incidente. Unë besoj se do kemi edhe mirëkuptimin e tifozëve, pasi ne i konsiderojmë partnerë dhe jo armiq ata”, tha Çako.

Sipas tij, “në momentin që do të konstatohet një veprim që bie ndesh me normat e sportit apo cënon rendin dhe sigurinë do të reagohet menjëherë, do të bëhet menjëherë subjekt shoqërimi dhe do t’i nënshtrohet procedurave qoftë edhe penale”.

Drejtori i Policisë së Shtetit deklaroi se “personi që goditi me gurë autobusin është gjetur dhe shoqëruar”.

“Është një adoleshent ai që gjuajti me gurë dhe nuk besoj se një incident i tillë mund të prishë organizimin”, tha ai.

Çako informoi edhe mbi takimin me kreun e FSHF-së Armando Duka dhe Presidentin e Federatës së Futbollit serbe, Karaxhic, të cilin e siguroi për të gjitha masat.

“Policia e Shtetit i ka marrë të gjitha masat për të siguruar ekipin serb dhe shqiptar. Plani i masave është përcaktuar kohë më parë, kemi bashkëpunuar edhe me shërbimet e tjera inteligjente, disa tifozë të pajisur me bileta i kemi bërë ‘Non Grata’ dhe i kemi kthyer mbrapsht. Ka shumë nga ata që janë refuzuar që në pikat e kalimit apo të futen ose afrohen në stadium. Policia ka marrë masa për t’i identifikuar edhe me emra edhe me fotografi, apo edhe kur janë te kamofluar me identitete të tjera. Në hapësirën ajrore do të patrullojnë dy helikopterë të Policisë”, tha Çako.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close