Policia dokumenton praninë e MPB-së serbe në Mitrovicë

Prishtinë, 11 qershor – Një pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MPB) i ka “shpëtuar” nga duart një njësie operative speciale të Policisë së Kosovës, njofton sot “Koha Ditore”. .
Dragisha Antiq është hasur të mërkurën rreth orës 21:00 në Kodrën e Minatorëve në veri të Mitrovicës, por kur është thirrur të ndalej ka kapërcyer një mur rrethues të një shtëpie private, duke arritur t’ia mbathte nga aty. Mirëpo policit të Serbisë, Dragisha Antiq, i kanë rënë dokumentet, bashkë me to edhe karta identifikuese, distinktivi personal i Policisë së Serbisë dhe një kartë anëtarësie në Partinë Radikale Serbe të kriminelit të luftës, Vojislav Sheshel.
“Koha Ditore” ka arritur t’i sigurojë faksimilet e dokumentet e identifikimit të këtij polici, të gjetura nga Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes. Ato dëshmojnë kohën prej kur ka hyrë ai në Policinë e Serbisë (më gjerësisht në numrin e sotshëm të “Kohës Ditore”)