Publikuar me datën: Thu, Feb 24th, 2011

Policët e mbrojtjes së afërt refuzojnë uniformat

Prishtinë, 24 shkurt – Pjesëtarët policorë të Njësitit për mbrojtje të afërt, pas kundërshtimit për veshjen e uniformave të blera nga administrata, janë “kërcënuar” nga strukturat udhëheqëse komanduese se nëse nuk i pranojnë ato, atëherë do të pasojnë masat ndëshkimore. Mirëpo, pavarësisht këtij kushtëzimi, pjesëtarët e Njësitit për mbrojtje të afërt janë këmbëngulës se nuk do t’i veshin ato uniforma edhe nëse kjo do t’iu kushtojë me humbjen e vendit të punës, shkruan sot “Zëri”.

Pothuajse rreth njëqind policët e Njësisë për mbrojtje të afërt, të cilët mbrojnë krerët e shtetit dhe qëndrojnë përkrah burrështetasve të huaj që vizitojnë Kosovën, po vazhdojnë t’i refuzojnë uniformat civile që përbëhen nga sakot dhe pantallonat, për shkak se, siç deklarojnë ata, përveç se nuk janë kualitative, ato janë paguar shumë shtrenjtë, kurse vlera e tyre nuk është as 20 euro.

Si rrjedhojë e këtij kundërshtimi, strukturat udhëheqëse komanduese janë mbledhur gjatë kësaj jave dhe kanë marrë vendim që ata pjesëtarë policorë që nuk pranojnë uniformat të pasojnë masat ndëshkimore. Një pjesëtar policor pranë Njësitit për Mbrojtje të Afërt i ka konfirmuar gazetës “Zëri” në kushte anonimiteti se “kërcënimi” i strukturave udhëheqëse të Policisë ka ndikuar që disa pjesëtarë të këtij njësiti të luhatën nga qëndrimi i tyre për mospranimin e uniformave civile, për shkak se mund të humbasin edhe vendin e punës.

“Disa nga pjesëtarët e Njësitit për Mbrojtjen e Afërt kanë filluar marrjen e atyre uniformave që është kujdesuar administrata policore, por janë edhe disa policë që po vazhdojnë t’i refuzojnë ato, për shkak se vetë dukja dhe kualiteti i tyre përveç se është nënçmuese, krijon edhe imazh të keq për vetë Policinë e Kosovës”, ka thënë burimi i gazetës.

Madje, ky pjesëtar i policisë, i cili që sa vite qëndron përkrah drejtuesve institucionalë të shtetit, thonë se administrata policore është “kujdesur” që uniforma të ngjashme jocilësore të porosisë edhe për 300 pjesëtarët e Divizionit për sigurimin e objekteve qeveritare.

Megjithëse, nuk është në dijeni nëse uniformat e dedikuara për pjesëtarët e këtij divizioni janë pranuar apo jo, ky zyrtarë policorë shpreh shqetësimin e tij për urdhrin e sjellë nga struktura komanduese të policisë që detyrimisht të pranohen uniformat që ai dyshon se janë blerë në njërin nga tregjet e Kosovës, në një vlerë prej 20 eurosh.

“Nuk merren masa ndëshkuese ndaj atyre që kanë keqpërdorur me tenderin dhe kanë fryrë çmimin për blerjen e uniformave kinse në 58 euro, por sjellin vendime që aspak nuk i bën nder vetë strukturës udhëheqëse dhe Policisë së Kosovës”, ka thënë burimi i gazetës pranë Njësitit për Mbrojtjen e Afërt.

Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që pjesëtarët e këtij njësiti nuk i veshin uniformat e porositura nga administrata policore, pasi që siç thotë ai, rendomë janë “përzgjedhur” uniforma të tilla fyese dhe nënçmuese për njerëzit që gjithmonë janë përkrah liderëve politikë vendorë e ndërkombëtarë gjatë paraqitjeve të tyre publike, ndonëse secili është gjendur në mënyrën e vet individuale.

Nga ana tjetër, drejtues të Njësisë Speciale që janë përgjegjës për pjesëtarët e Njësitit për Mbrojtjen e Afërt, mohojnë kundërshtimin e uniformave nga pjesëtarët e këtij njësiti. Shaban Shala, shefi i Njësitit Special, i ka thënë gazetës se “uniformat janë pranuar dhe askush nuk është kushtëzuar”.

Ndërkaq, njohësi i çështjeve të sigurisë, Ramadan Qehaja, konsideron se menaxhmenti i Policisë është dashur paraprakisht që të provojë një serë uniformash dhe më pastaj të vijë deri të porosia e tyre. “ Në rastin konkret struktura udhëheqëse ka bërë një gabim dhe nuk duhet lejuar që të ketë pakënaqësi te policët që njëfarë formë janë pasqyrë e delegacioneve shtetërore”, ka thënë ai.

Ndryshe, kompania që ka fituar tenderin për pajisjen e pjesëtarëve policorë të Njësitit për Mbrojtjen e Afërt ka qenë “Solidi” nga Theranda.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close