Publikuar me datën: Thu, May 24th, 2012

Policët dhe doganierët në veri të mbyllur në kontejner

Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës kanë marrë kritika për moskryerjen e përgjegjësive në pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës. Anëtari i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri në Kuvendin e Kosovës, Anton Çuni, i ka thënë të mërkurën “Kohës Ditore” se policët dhe doganierët kosovarë në dy pikat problematike të vendit rrinë tërë kohën në kontejner pa qenë në gjendje që t’i  kryejnë detyrat që i kanë.  “Është sekret publik se doganieri i Kosovës dhe polici i Kosovës qëndrojnë mbyllur në kontejner dhe nuk kanë asnjë qasje në kontrollin e transporteve që kalojnë në kufi”, ka thënë Çuni. “Ata fare nuk e marrin dokumentacionin në procedim, ata fare nuk i kontrollojnë maunat, veturat… Të gjitha këto i menaxhon EULEX-i dhe pranë tyre janë njësitë e KFOR-it të cilët ofrojnë sigurinë”.

Sipas anëtarit të Komisionit të Punëve të Brendshme dhe të Sigurisë, tashmë nuk është kurrfarë lajmi ajo se si për transportin e policëve të Kosovës dhe doganierëve përdoret transporti ajror dhe jo ai rrugor.

Mirëpo, ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Bajram Rexhepi, ka thënë se prania e policëve dhe e doganierëve të Kosovës në veri të vendit është në përputhje me obligimet që Qeveria e Kosovës kishte marrë pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel për menaxhimin e integruar të kufirit, për ta respektuar marrëveshjen e 9 shtatorit. Sipas tij, në dy pikat kufitare në veri policët dhe doganierët kosovarë kanë karakter mbikëqyrës dhe se kjo situatë do të zgjasë deri kur të nisë të zbatohet IBM-ja. “Ata (policët dhe doganierët kosovarë v.j) e mbikëqyrin EULEX-in, si doganat ashtu edhe policinë kufitare. Pra ata janë mbikëqyrës. EULEX-i ka rol operativ, pra i kryejnë  punët, kurse këta i mbikëqyrin. Shefi i ekipit është polici kufitar dhe doganieri i Kosovës, kurse ata janë punëtorë në një mënyrë, i kryejnë detyrat operative”, ka thënë Rexhepi. “Ashtu është marrëveshja deri sa të fillojë të zbatohet IBM-ja e cila është arritur me Serbinë”.

Më 9 shtator të vitit të kaluar, pas situatës së krijuar në veri, Qeveria e Kosovës pati bërë një marrëveshje me KFOR-in dhe e EULEX-in për vendosjen e doganierëve të Kosovës në pikat kufitare 1 dhe 31. Marrëveshja parashihte që Kosova në të dyja pikëkalimet të ketë vetëm nga tre zyrtarë: nga një përgjegjës për pikëkalimet, nga një zyrtar policor dhe një doganier. Puna e policëve dhe doganierëve kosovarë është me rol vëzhgues, ndërsa transportimi i tyre ende bëhet me helikopterë të KFOR-it dhe të EULEX-it.

Legjenda: Anëtari i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri në Kuvendin e Kosovës, Anton Çuni, ka thënë se policët dhe doganierët kosovarë në dy pikat problematike të vendit rrinë tërë kohën në kontejner pa qenë në gjendje që t’i  kryejnë detyrat që i kanë

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close