Poezi

Posted By koshtovalia On Monday, January 18th, 2010 With 2 Comments

                              Ketu mund ti Postoni Poezit e juaj

  • Lutem vetem te jet mire. Cfare rendesie ka nese nuk me ka dashur? Cfare rendesie ka nese me ka lenduar. Nuk arrita kurre ta urrej, perkundrazi gjithmone e kam ruajtur kujtimin e saj qe kur dikush te me pyesi cfare eshte dashuria une te them emrin e saj. Cfare rendesie ka nese ajo do dike tjeter, nese ajo ka harruar qe ishte e para, qe per ate jepja jeten. Nuk mund ta urresh ate qe ke dashur. Nuk ka qene dashuri nese e urren. Une te pakten e kam dashur. Une lutem per ate. Lutem akoma…….

  • Muhammedit a.s.

    Errësirë ishte kudo
    Injorancë mbretëronte
    Kishte humbur çdo arsye
    Bota dritën e kërkonte.

    (Allahumme sal-li ala Muhammed
    Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)

    Në Mekë, n’këtë vend të bekuar
    U lind i dashuri i Perëndisë
    Muhammedi i lavdëruar
    Shpëtimtari i njerëzisë.

    (Allahumme sal-li ala Muhammed
    Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)

    O Muhammed o i dërguar
    Dritë dhe mëshirë për mbarë njerëzinë
    Salavate duke t’kënduar
    Falënderojmë Perëndinë

    (Allahumme sal-li ala Muhammed
    Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)

    Ti je dritë që kurrë nuk fikesh
    Flakadan-Udhëzim hyjnor
    N’zemrat tona gjithmonë rritesh
    N’ty gjejmë prehje përgjithmonë

    (Allahumme sal-li ala Muhammed
    Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)

    Gjithmonë ishe dhe do t’mbetesh
    Ideal-Shembull për ne
    Fjalët tua kurrë nuk zbehen
    Deri sa t’ketë jetë mbi dhe.

    (Allahumme sal-li ala Muhammed
    Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)
    ***************************************************************
    ZHGJOHU RINI

    Syri gjak po më pikon

  • Urime Preshendet Uroj emisoni radio Mitrovica
    Prshendet Thellenzen Dreni Arian BAjrami Lirimi Altini qe kam ktu
    me Kang e ree tingulli 3t po shho t preramas

  • UDHTAR PA VENDMBANIM…

    Lagjes time,Nga kopshti ne kopsht,
    Lule behari leshon arome,Vetem
    nje udhtarit tlodhur e pa vendbanim
    jo,Tingujt hapave atij theshtur nuk kishin
    kuptim dhe ishin pa nota …

    Per te pranvera skishte ndikim,Prisje
    nje lajm nga dikush,E prisje shum
    e prisje mepadurim trendafilin e
    mbjellur nga dora kopshtarit ne zemer
    tij dhe shpirtit tij,Te tinglloje emri
    i nje gruaje…

    Mos te tretej kembnzbathur neper
    lule thera,Si neper balte me shikim
    lenduar pran henes ndritur,Duke e
    pritur dashurine e jetes,Kur dote
    vrapoje para syve tij,O ZOTI IM,
    Tregoja rugen deri te zemra asaj
    gruaje per cilen tretej i humbur
    dhe pa kuptim jete,Ky udhtari pa vendmbanim..

  • MUNGESA JONE….

    Dashurija jon banon ne hapsire
    mungeses se thell,Lidhur me vertete
    Rethuar me malle,Permalluar per takim,
    Ngjyrosur me frika nate,SHejuar me lote
    lindur ne shpirtra tona,Ta shoh buzqeshjen,
    Ta ndi peshperimen,Me ledhato dhe njiher
    Duar tuaja ishin aq te ndijshme,Po vetem
    tmujne sonte ne eresire tnates tbashkohen
    zemrat tona,Do ishum ringjallur si dy femi
    te dashuruar….

    Me buzqeshje tembla,NJohja ime se
    dashurohemi,Zemren time dota shpalosi
    Ne poezin time cilen doe shkruaj e ta lej
    rej jastekut tend o princi endrave te mija
    O verteta ime e embel,DHe pehlini im i
    vertete,E deri sa me gezim flas un,Ti
    buzqeshesh duke hecur dorperdore me
    gjitha frikat tona,Npritjet dhe mungesat
    tona plot mall e dashuri..

  • Poezia E Dritës
    EDHE UN DO DOJA….

    Edhe un do doja vetem te lexoja,
    DHe rej meje te sillej bota,Edhe
    un do doja tme pysin,DHe te qilem
    si lule e ndijshme..

    O fati im tshkruaj fjale ne vetmi
    ti lexosh,Ato fjal i bashkuan dy
    shpirta ne lumturi,Per ket ti asgje
    sme pyte,Por mshikove me sy
    plot melankoli jete..

    Edhe un do doja tejam e lumtur,
    Keshtu si ti,Deri sa je duke i
    lexuar keta reshta,Por kjo barre
    mbi supet e mija esht perjetshme
    Tndertoj germ per germe..

    Per ty ndertoj nje bote nga endrat,
    Pasi ti nuk din endrat ti lexosh,
    Ndertoj folen per ne te dy ku te
    strukemi,Atje ku zemrat tona qet
    mund te fshihen dhe dashurin e
    lumtur ta shijojne…

  • Poezia E Dritës
    SHPIRTI IM I VDEKUR….

    SHpirti im pa ty esht i vdekur.
    Por perseri me ty ishte,ZHytej
    ne rugicet deshkimin perjeton,
    Krijon gabimet nje pas nje
    Fjalit i kerkon vetem te ndegjoje
    kengen magjike te zemres
    Skthehej ne realitete,Bartur me
    emocijone,Menqurin e ndal,
    Ne ditarin e zemres zgjon
    gjdo fjale…..

    Ne vend se ta varos tkaluaren,
    Po edhe qe dije se ishte von,
    Po,po shum von ishte,Nuk don
    tleqitej gjerave te mesuar,Edhe
    pote ishte helmi gjakut,Ne mjerimin
    e jetes edhe meshum fundosej
    Ritmit zemres dorzohej,Muzikese
    se saje,Humbe ate mateqmuar
    Kohen per fillimin e ri….

  • oezia E Dritës
    VETVEHTJA IME…

    Ekam vetem vetvehten time,
    Si narcisi lulzuar,Si zogu krihte,
    Si bleta mjalten,Ekam vetem
    vetvehten time..

    Nuk jap,nuk ndi,Asgje nuk
    deshiroj perveq se hijen time,
    Ne ofshamen e bukur ledhatimit
    nsy,Ne zemren e jetes,Po a keto
    ikam te ndaluar un,,…

    Epo kush mund te mi mer mua
    sod,Vetvehten time ne kete qast,
    Enestermja esht e pandijshme
    epapershkruar,Vetvehtja jame
    Per ata qe mendojn se jap vehten
    time vetem me buzqeshje..

    Me shikim,Me prekje,Mbeti nje
    pjese cila ne qellim shendrohej
    Ne shpres,Ne ngrohcin,Vibrimit te
    gjakut,Cili ishte i plot i zjarte,Vetvehtja
    jam,DHe askujt tjeter,Ebartur ne endra
    Epo kush esht aji cili mund tme
    shperblen,Me trup,Me zemer,Me shpirte…

  • FATI JON I MALLKUAR…

    Mos,Mosme keqkupto tlutem,
    Kur doti ndegjosh keto fjalet
    e mija,Kur dote them duhesh
    tharosh zemren time..

    Tlutem o drita syrit tim,Kur
    mendja mos te shkon,Se tjetrin
    e dua un,Mos,mosmendo se lehte
    ekam un,Un mbetem me pikllim
    dhe vuajtje e pa ty..

    O drit,drit e syrit tim,Zemra ime
    esht thyer ne copza gjakosur,
    Perplot dhimbje merzi esht mbushur
    SHum veshtir ishte kur dikush vuan
    DHe me sinqeritet dashuron,Jo,jo
    oj drita syrit tim nuk te fajsoj as ty
    po as vehten,E fajsoj fatin ton te mallkuar..

  • Anora Lajmora
    DASHURIJA IME NDAJ TEJE..

    Nuk di as vet qndodhi me ne te dy,
    o shpirt drite e syve tmi,e perse
    perse u ndam,as vet nuk di perse
    o perse apo ishte mekate qe te deshta
    aq shum,a ishte mekat qe te doja aq
    teper,e tash,tash para teje e perulur
    ri pres denimin per dashurin qe pata
    per ty.

    Eh qme vravi dashurija,me vravi kjo
    ndamje e padeshiruar,mos val dashurija
    madhe vravi ate mate qmuar qe kisha
    nga ti ate rini padjallzuar,ate shqkelqim
    cili flisje pa fol me goje,TE DUA jeta ime
    tash gjdo dite un qaj me lot, syri nga
    lot ishte vrebuar,buza meesht thare se
    stekamty ate buze per tma shijuar..

    gjdo dite kerkoj shkas perse u ndam
    te kisha si hajmali,e ti ti me lendove
    as nuk gabova as sdoja te largohem
    vetem mekat ishte qe te doja prore
    nese me thojn se mekate esht ty te
    dua ma mir un te vdisja se tjetoj matej
    pa ty.zemra me esht tha,o perese
    perse smund te shof,me thuaj vetem
    nje fjale pse me le tqaj dhe tlenduar
    se pa ty bota ime esht renuar ska
    kuptim as bukuri jeta pa ty,o dashurija ime..

  • DOTA VJEDHI LULEN….

    GJithav deshirav dot ju them nje
    pershendetje dhe mendimeve zgjuar,
    Per mua dhe syve cilat nder qerpikun
    e gjumosur endrojne mua,DHe gjdo
    krijesese vetmuar engjujve gjumosur
    Krihet ju palosi,Pendet e bardha mbi
    trupin tend palosi un..

    GJitha dashurive gjumosur kohen ju
    shkurtoj,Per lumturi me nuk mendoj
    As per veti,Sonte gjithave mendimet
    i urdhoj te ndalen fotografin e bukur
    ta lejn per fund,Se nuk di qfar fotografije
    do jet ne vazhdim,Por nje gje dije ti
    Se kur se deshta vehten ne ate kuptim
    Si e dua sod vehten…

    DHe para teje kur su ndala,Edija se
    dote shtroj dhimbje,GJdo mundi im
    vetmise se trishte,DHe gjdo mendimit
    tkeq ne mbrendin time qe linde,E sa
    doja buza jote tme peshperite,Qe ende
    me dojneDHe tfrikohem se gjitha dote
    kalojne,Sikur se kaluan,DHe ne endrat
    varosur doti gjuaj gjitha cilat me kujtojn
    ne ty…

    Un shum mir e di se shum dote qaj,
    po,po do qaj si e mbare,SHum dote vuaj
    DHe kur sdote te dashuroj sikur tash ty
    qe te dua,SHum mir dija se ti ishe shpresa
    ime e fundit,Sa do doja ket zemer tkrisur
    ta ndali,Ashtu qe mos ti numroj ditet kur me
    kur dote vish te un,Emos te kthehem piklluar
    pate parre,Do deshiroja sonte fryma
    lehte tma bije peshperimen tende,Ofshamet
    tuaja gjersa i lexon vargjet e mija…

    Flej,flej i qet o ti zemra ime,GJdo ender
    bere njet per mua,Esht koha te endrosh,
    Se ne realitet nuk dote me sheh kur,
    dote vijne,Ti nuk mund te kundershton
    edhe nje ender me radhe,Ate endren e
    bukur ne cilen do jam un,Dote vije dite
    kur dote dal para teje,DHe me buzen time

  • DY ZOGJ TE DASHURUAR…

    Ftyren tende ndritur shof ne agimin
    e hershum,Me reze djellit ngrohta
    trupi yte nje buri si zgjohej nga gjumi
    mengjezit te bukur,Te shikoj me sy
    mbylur dhe pa fjale,Me buzen time
    shpirtin tend ledhatoj un….

    Ezgjuar endroj si ta dergoj diten,
    Si i ndaj mendimet e mija me ty
    ne zdritje agimit hershum,Trupi me
    nxit tjetoja edhe nje dite,THell ne
    shpirt ndjej,Se me ty un me nuk
    jam vetvehtja..

    Trupin tend pervlues ledhatoj te
    gjumosur,Me duar te ftofta cilat i
    ngjajn te vdekurit,Me guxim ndisem
    tbej nje mekate,Ne te dy tshendroj

  • Schreibe einen Kommentar …

    Optionen
    Kendell Lajmora
    DASHURIJA MORI FUND…

    Edhe ket nat duart e ftofta
    prisnin eresiren e nates,Endren
    si gjdo nate,Nqarqafe filizta pikllimi
    me shoqeron,Un nuk dija a dote
    zdriten agimet diteve ne vazhdim,
    Apo fundin e dashurise tende,Sonte
    vdekja dote feston…

    Edhe ket nat trupi im ishte lodhur,
    SHtrir ne shtratin perplot lotesh nga
    syri,Qrqafet moren ngjyren e himte
    Ashtu sikur ishte ber dhe shpirti im,
    Ntardhmen time nuk shof drite,se
    asgje un me nuk dija per ate njeri..

    Edhe ne ket mesnate zemra vdes,
    Edhe ket nat vargjet e mija vdesin
    Sebashku me trupin tim,Fjalet zhduken
    nemes enders dhe imbisit te thell
    SHtangur ne cepin fundosjes se dashurise
    Me nuk shof as fleten e bardhe,Po
    as germat,Dashurija jon e flakur
    mori fund…..

    @BY..LAJMORA…

  • Anora Lajmora
    NDALU MOS SHKO…

    Ndalu mos,mosshko ende kam disa
    fjale per ty,Jan tshkeputura nga
    livadhet mendimeve tharuar,Ku e
    prisnin shkuarjen tende..

    E tash,Eh tash deshirojn me veti ti
    maresh ti,Ne boten tende tre,Ti shum
    mir din se nje dit kur i mbulojn fijet
    e barite dote me kthen bash aty..

    Ketu ne kodrinen deshirve tona,
    GJitha ato deshirat cilat i donim ne
    qaste te lumtura ndalu mos shko,
    Kam ende ndonje buzqeshje ruajtur
    per ty…

    Ti je aji cili me mesoj te qeshi edhe
    ather kur shpirti qaje,Me mesoje dhimbjen
    me mask dhe vello ti mbuloja,E tash ate
    vello dota fali ty,Dote duhej,Po po dote
    duhej ty…

    Kur nje dit rasisht dote kalosh lagjes
    tone,Me ate vello mshefe pikllimin tend
    Pikllimin per nje gje,Qe kishte mujt te
    ishte.DHe ndalu,Nuk ke nevoj te shkosh.
    ne ndonje bote te re un dote shkoj dhe
    kur per mostu kthyer….

  • KRIJUAR NGA MALLI…

    Athua a je bash ti i krijuar nga malli im,
    Erdhe te kjo grua teper e lenduar,Athua
    a ishin ato fjal te renda nga ti se mi fole,
    E tash ilaq vehtes smuj i gjej dote,DHe si
    mund te dridhem nga ethet kur ne mbrendin
    time flak e ndezur ishte,Ato eresiret e
    kaltra shqetsimit neper cilat ti kalove
    ipadukshum…

    Po se qe un dote pranoj,Bukurija virgjer
    me nje qast me perqafoj,Edhe pse zemren
    ngroht dhe tkuqe ne copza timta theve ti,
    Por un perseri nga hiri linda,Qijelli kalter
    djepi im ishte,Kuptova se fati im neper
    damaret e mija ti ishe ter kohen o dashurija
    ime qmuar..

    O eja,Eja ri me mua,Palosmi duart ta
    bej nje lutje,DHe gjitha botat qe endroja
    te fundosen ne syte e tu,Nese ti perseri
    pa lamtumir shkon,Lotet ingji vet dote
    rrijedhin,Kur dote lulzon heshtja,SHkelqimi
    dote shkrihej para nates se shpejt.se ti je
    i krijuar nga malli im..

  • DY TRI DASHURI..

    Sonte dote endroj,Dote endroj
    dy tri dashuri,Ndoshta dhe ty dote
    gjej ne ndonje ender,DHe di se po
    Athua qka dote me thuash,Ndoshta
    nje gje cilen deri metani nuk ndjeva..

    Fjale penndimi apo ngushllimi,
    Ndoshta dote pranosh se ti vertet
    ende me doje,Un ty sigurt po,Ndoshta
    dote thuash se ke gabuar,Se nje
    shqetsim i trisht te qoj te tjetra femer
    E un dote jam e knaqur se mund te
    shof nganjiher….

    Ete ndegjoj si me thua ende te dua,
    Sikur nuk kan kaluar gjitha,Se ajo
    flaka zjarte ende sishte shuar ne zemer,
    Cilen dikur ti e ndeze dhe e le flaka
    ta djeg ket zemer e cila e beri shkrumb
    dhe hi.Por sonte dote enderoj dy tri dashuri
    ne ndonje ender dote jesh ndoshta dhe ti..

  • Kristaq Gushi

    Tema shume e bukur
    kur dy zemra fluturojne, shpirtrat shkrihen ne nje. Paragjykimet dhe njerez kunder kesaj dashurie, sa me larg, lumturise se dy engjejve. Emrira eshte qe te te kemi kosesunin familjare, por kur familja ska te frejt, rinia te ngrej cerdhen e vete te jeteses.
    Flm zonja Drita per kete teme.

    S E S U A L E …

    Jeta, cikl i lindjes e perëndimit,
    Lind, rritet, zgjohet, dashurohet.
    Jeta na lë në një rrugë të hapur,
    Dashurohemi, dashuria sa vuan…

    Vite e vite, kam streh sytë e saj
    Edhe sot sesuale, ka plot sharm…
    Vajëza sy jeshile, sa dritë mban,
    Jeta është një cikl, brënda ciklit…

    Frymëmarrje dhe pse rrugëkryq,
    Pse drejtime të kundërt morrëm?
    Për mua bota është e bukur, po,
    Lindi embrionin e dashurisë sonë…

    Është egzistenca, ëmbëlsi mjalti,
    Syri që mua më ka vrarë gjumin…
    Ikur, marr ëndërrimin e rri zgjuar,
    Imazhi i saj shqëron këtë udhëtim…

    9 SHKURT 2013, ORA 21:10’.
    Nga Kristaq Gushi
    Shqiperi

  • Kristaq Gushi

    Zonja Drita Kluna
    Si ne mbrti SMS ime pershendetese,
    Gjithsesi shume suksese ne kete emisionte dyte qe moderohet
    kaq mire nga ty.
    E PËRTYP DHIMBJEN …

    Dhe sot përtyp dhimbjen,
    Se nuk pështy pijen që pi.
    E njoh e rërë ku shtrihem,
    Ku edhe kujtesa, humbet…

    Sytë, duken dhe nga larg,
    S’humbet fillesa, ëndërr,
    Nëse reja mbulon hënën,
    Historit e vjetëra, veniten…!

    12 PRILL 2013, ORA 12:20’.
    Kristaq Gushi
    Poet
    Shqiperi

  • Kristaq Gushi

    KOHA JONË … ! Nga Kristaq Gushi, Poeti nga Shqiperia

    Ti mbrërtheve vëmwndjen time,
    E tëroqe dhunëshëm, pëlqimin.

    Sot indiferente, harruar aty larg,
    S’e mendove vuajtjen torturuse…

    Nuk doja një muzw të dashurisë,
    E sot kohën tonë, dot s’e ndaloj…

    3 MARS 2013, ORA 10:45’.

  • VJERSHA PER POLITIKANET TANE XHAKETAT E VJETRA

    Kjo s’qe parë gjëkund
    Kodoshët në krye
    Populli në fund!

    U këndua prapë
    Ajo këngë e rrallë:
    “Populli në bisht
    Partia në ballë!”

    Një nga një në popull
    Po vinin gjëmimet
    U tretën paratë
    U ngritën çmimet!

    Qeveri hibritja
    Shpalosi talentin
    E së pari rriti
    Bukën dhe korentin!

    Për çdo ditë që shkonte
    Rriste nga një gjë
    Ky biçim pisllëku
    Një mullar u bë!

    Kaq të shpejtë krizën
    Kush e kish pandehur
    Njerzit ecnin rrugës
    Njëlloj si të dehur!

    Njëlloj si të dehur
    Dhe flisnin me vete
    Mbi jetën e tyre
    Po binin rrëmete!

    Po binin rrëmete
    Ngjeshur e më ngjeshur
    Porse Qeveria
    Dilte fort e qeshur!

    Dilte fort e qeshur
    Dhe pse ish’ përtokè
    Dhe na numuronte
    Me qindra e me okè

    Me qindra suksese
    Si dje edhe sot
    Po ne s’kishim sy.?
    S’i shikonim dot!.?

    S’i shikonim dot
    Ato mrekullira
    Se ca kohë na mbyti
    Edhe errësira!

    Edhe errësira
    Na kujtoi mesjetën
    Më të zezë se aq
    S’mund ta bënte jetën!

    Vajtonte bilbili
    Borigë më borigë:
    “Ç’na bëre Fatos
    Tu bëftë në grykë!”

    T’u bëftë në grykë
    Dhe pafsh kiametin
    Në ç’duar të zeza
    Dorëzove pushtetin!

    Në ç’duar të zeza
    Në ç’koka idiote
    Dhjetë herë më mirë
    Ishte koha jote!

    Dhjetë herë më e mirë
    Më e mirë dhe pikë
    Ç’pate që na ike
    T’u bëftë në grykë!

    Ç’fill i keq të lidhi
    Me shokun Sali
    Se ti ike vetë
    S’të ndoqi njeri!

    Ç’pate që na çove
    Në një shkretëtirë
    Se ti dhe në gjumë
    Qeveris më mirë!

    Ç’pate që na prure
    Sërish të këqinjtë
    Se ne mirë i njihnim
    Që të gjithë Salinjtë!

    Që të gjithë Salinjtë
    I kishim ujdisur
    Dhe ‘u erdhi dita
    Për të qeverisur!

    Se u kishin rënë
    Dhe brekë dhe oshkure
    Po, ti Nano djali
    Në pushtet i prure!

    Në pushtet i prure
    Po nuk të shpërblyen
    Ti e mbajte fjalën
    Ata të gënjyen!

    Ata të gënjyen
    Siç e kanë zanatin
    Po ti prapë e mbajte
    Dymbëdhjetë sahatin!

    Po ti prapë e mbajte
    Dymbëdhjetë sahatin
    Veç me Edi Ramën
    E ke ti inotin!

    Veç me Edi Ramën
    E shkrive talentin
    Për inat të tij
    Zgjodhe Presidentin!

    Ndaj dhe zullumin
    Shumë e ke trashur
    Po dhe budallenjtë o SAL
    Ty stë kan dashur!

    NE VASHDIM PA NDERPRERJE NGA ADRIAN HAJDINAJ

    Se SALI BERISHA
    Për pakëz karrike
    Shpik e nxjerr çdo ditë
    Gënjeshtra epike!..

    Edhe librin “Gines”
    Ai e kalon
    Mjerë kush i shkon mbrapa
    Mjerë kush i beson!..

    Unë që ja kuptova
    Rengjet dhe hiletë
    Ika nga ajo vathe
    I thashë “TE KAM DHJERE “!…

    Ika nga ajo vathe
    Jo për punë inati
    Po aty sundon
    Djalli dhe Lugati!…

    Ika nga ajo vathe
    Me turr të veriut
    Se aty kish ardhur
    ZHOZI i e Saliut!…

    Kishim një të marrë
    Atje tek Bashkia
    As cak, as kufi
    Ky ish ED PULARIA !…

    Kemi një të shkarë
    Quhet Edi Rama
    Bashkin me dhun ja moren
    Dhe e nxoren tek LANA …

    Eh, mor SAL BERISHA
    Çke që më ngacmon
    Ku e di Obama
    Që ti ekziston!…

    Obama ‘fitoi
    S’fitoi nga askushi
    Por nga mireqenia
    Që solli Xhorxh Bushi!…

    Ndaj ndikimi yt
    Është sa i një mize
    Obama fitoi
    JO me vota krize!…

    Qe kur Amerika
    Ka krizë si tani
    S’pyet nëse je
    I bardhë a i zi!…

    S’pyet nëse je
    Elefant a mizë
    Do vetëm te nxjerrësh
    Ti veten nga ajo krizë!…

    Dhe ty Edvin djali
    Po të ndihmon fati
    Me krizën që kemi
    Pushteti është gati!…

    Është dorëzuar krejt
    Ky taborë kusarësh
    Për çudi! Pushtetin
    Ti kë frikë ta marrësh!…

    Ti ke frikë ta marrësh
    Or të keqen lala
    Se nuk mbush dot gropën
    Që ka hapur Sala!…

    T’i ke frikë ta marrësh
    Se bytha s’ta mban
    Ndaj dhe me ndërgjegje
    Të majtën përçan!…

    Se ke frika ta marrësh
    Se nuk do andralla
    Gjashte vjet me rradhë
    SALA me prralla!..

    Na ngopi me prralla
    ky KODOSHI SALA
    sa ske si e kap
    me ZHOZIN dalin per ngjala..

    Ndaj bëjë një LOJE
    Qe e di ti vetë
    ndaj dhe me SHKODRANET
    TERSEZITI voten merua fute ne xhep

    —-NE VASHDIM PA NDERPRERJE NGA ADRIAN HAJDINAJ

    .
    Kam bërë mijra herë
    Po sot s’bëj shaka
    Si mijra të tjerë
    Mbeta pa para!..

    Sali shakatori
    Del e bën shaka
    Po paraja humbi
    Po para nuk ka!..

    Po paraja humbi
    Ka ikur për lesh
    Sali shakatori
    Qesh dhe vetëm qesh!..

    Thotë se kemi bërë
    Hapa të mëdha
    Po e dinë të tërë
    Se para nuk ka!..

    Ky Saliu ynë
    Di e bën shaka
    Hapa s’mund të ketë
    Kur nuk ka para!..

    Socialistët tanë
    Zanatin e dinin
    Se merrnin për vete
    Po dhe ne na linin!.
    .
    Kur ishte Fatosi
    Po më tepër Meta
    Si grua me barrë
    Na rrinte kuleta!..

    Po tani kuletat
    Nuk na duhen fare
    Se humbën të shkretat
    Se nuk ka më pare!..

    Sepse demokratët
    Të grijnë në mokërr
    Të gjitha për vete
    Dhe për ne s’lënë kokërr!..

    Plastë ai që thotë
    Se janë Hajdutë
    Vetëm se qëlluan
    Ca si shumë Makutë!..

    Vetëm se qëlluan
    Ca si shumë Makutë
    Për vete të gjitha
    Për neve një mutë!..

    Ndaj në ato rripa
    Ndaj në ato maja
    Lekut, more lekut,
    I ka rënë damllaja!..

    Lekut, more lekut,
    I është shuar fara
    Po Saliu qesh,
    Edhe bën te tilla shakara!..

    Këtu o shok ne ALBANIA
    Kokën thyen miu
    Po ne u mësuam
    Të na rrojë Saliu!..

    NE VASHDIM PA NDERPRERJE NGA ADRIAN HAJDINAJ

    Hap televizorin, lajme Shqipërije:
    „Qeveri e tjerrur me lesh Mafije!“
    Nis lexoj gazetat, e gjith globit mbarë:
    Bir Selman i nënës, kë të qaj më parë?

    Bijen qeveritë në çdo anë të globit
    Veç në Shqipëri kodoshat e kombit,
    hypin edhe zbresin, i vërsulen „thelës“
    Vendit po ia fusin, krejt si Kau Pelës

    A nuk të mjaftuan njëqindmijë akuza?
    Thirri mëndjes Edvin, se na plasi buza!
    Dil nga Zyra tënde, merri Sheshet prapë.
    Të tjerët bymehen, ti tkurresh në vapë

    Mblidhet parlamenti, bëhen aleanca
    SALA vjedh Atdheun, Edi rruan planca!
    Hiç mos u mërzitni, vëllezër shqipëtar
    Këndoni refrenin: „Kë të qaj më parë!?“

    Ku je moj ZHOZEFIN , „që rrahe dybekun“
    Nder i madh për neve – u beje dhe BYREKUN !…
    deri ne MUSHAN nen SHKODRA u myt
    Teze ZHOZEFIN c ke qe spo na PYT .

    opinionisti adrian hajdinaj

    8:28 PM 08/14/2012
    tiran albania

  • gresa

    dimni neper fush e neper male fryn mrali me stuhi o mral at frym ndale ndal ti akll mos me ngri ket ik gjak strk i shkreti pplak

  • Mos me thirr ma kurr

    Mos me thuj lamtumir nese une shkoji

    Mos me thirr ma ne èmèr se nuk te degjoji

    Mos mi kujto ditet kur isha me ty harroji

    Mos me thuj jeta ime ishe dhe do mbetesh ti

    Mos te lutem mos me le te iku ne perjetsi

    Mos me ndal me fjale te embel per te me helmua

    Mos me thuaj ma shpirti im une vetem ty te du.

    Mos te lutem harroji te gjitha kujtimet me mua

    Mos me thuaj vetm per fund se ende te dua.

    Mos te lutem mos me vraji me le te shkoji e qet

    Mos me shkoji moti ket fjal tuj e perserit

    Mos se jam nda nga ti por kurr sdo te shof drit.

    Mos me eja tek varri me lot tuj qa si femiji.

    Mos me rendo token se dua te pushoji ne qetsi.

    Shqipe Hasaj

  • Lulash Brigja

    Pa semafor

    Isha në kryqëzimin e moshave
    kur u takuam në një kryqezim
    pak para se të kryqëzohej
    dita dhe nata

    I kryqëzuam duart
    dhe shikimet
    të kryqëzuara mbetën
    mendimet

    Këmbëkryq është ulur
    portreti i saj
    në kryqëzim të ëndrrës
    dhe realitetit

    E kaloj jetën çdo ditë
    duke kryqëzuar
    deshirat dhe mundësitë

    Në kryqëzim isha dhe mbeta
    kryqëzim pa semafor
    kështu është jeta .????
    @L.B

  • Lulash Brigja

    KONTRAST …….. .!!!!!!!!!!!!!!!!
    KONTRAST

    Kam filluar të flas me vete
    kur shoh se si
    nata përqesh terrin e dites
    e dita lakmin dritën e natës
    Se di ??
    Se di , por kur shoh se tradhtia
    flet nga tempulli i dashurisë
    e dashuria bredh rrugëvë të harresës .
    Më vjen të bërtas !!
    por vetëm flas me vete !!!!!

    Kur shoh se jeta shoqërohet
    pa aspak mëdyshje me vdekjen ,
    e vdekja nuk dëshiron
    të kthehet në ketë jete ……

    Mërzitem më të vërtetë
    dhe filloj të them me vete;
    O Zot i madh :
    Si e bërë lëmsh këtë botë ???
    ku gjërat normale duken si çudi ..
    dhe extremet puthen me çdo njeri !!!!

    @l.b 2012

  • Lulash Brigja

    JAM SHQIPTAR…!!

    Po më holle në zjarr
    bëhem flake !!
    e vete nuk shuhem pa të djeg ty

    Po më holle në det
    bëhem dallge e nuk mbytem…
    pa të fundosur ty

    Po më le mbi toke
    fluturoj n’hava
    sepse nena ime Shqipe emrin e ka

    po më fute nën dhe
    dije se jam gjalle
    sepse gjaku i t’ pareve këtu bëhet ar ???

    I ri ndoshta te dukem
    por unë jam plakush
    jam n’ keto troje më heret se askush !!!

    Në det e në toke
    në qiell e në dhe ..??
    Jam zot i kesaj toke e këtu me ke ????

    @L.BRIGJA 2012

  • Lori nga austri

    sdi qfar ndjenje e keqe me ndodh mua nje person vdes per mua po un sdi a ta dua pyes zemren ajo stregon pyes veten por prap ndaloj mendoj e kujtoj qdo nat qaj her gezohem her pikllohem dua te ndryshoj sdi ku e kam fatin kue kam dashurin kok
    a me esht mbushur me plot simpati sdi a te gezohem a te vajtoj sdi a te vdes a te jetoj shkollen e mbarova ka edhe disa muaj nje djal i klases vuan per mua edhe pse me dhimbet por sdi qka ti bej se zemra ime se dashuron :s ohhh zot i dashur lutem shpesh pse jetoj pse ket jet ma dhe mu kur spo muj me gezu tregom nga te shkoj qka te bej si jeten time ta jetoj si endrrat e mia ti plotesoj me trego se dua te vdes se sdi qfar vuajtje po perjetoj qe smuj me pershkru me fjal :s:s kush me jep pergjigjje e peshendes nga zemra se qdo njeru ka nevoj per keshilla nga miqt e shokt pershendetje nga Sugarica Deqani ….. :'(

  • Lori nga Austria

    Nga zemra e dashuruar fillon gjelozia nga zemra e trazuar prishet dhe shoqeria nga malli per dashni per askend smendon e kurr nuk harron se shoqja e donn kurr si bjen ndermend se dikush e donn osht diku ni shoqe qe per te jeton Per dashni shum zemra po lendohen ishalla e koptojn qe nuk ja vlen me gjelozu e pa shoqen kishem ma te mir jeten me jetuu….?.:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::
    ::::::::::::::::::shum me besu dijeni qe keni mu pendu nuk e them nga mendja po e them nga zemra e di nga vetmija se ma ka rras shoqnija me ka lendu thell ne shpirt e bohet kishem nuk e din per ni dashur me la e kurr si ra mend se qa me tha me ka lendu shoqja me e mir e as qe u lodh qe i thash lamtumir nejse per veti e ka ajo jeten e vazhdon ishalla dashnia e tyre per jet jeton …Ishalla ka jet ka edhe lumtumir ishalla ska vujtje ka veq harmoni hiq shoqja jem per mu mos mendo se mirr mki lon e thell mki lendu se me te vertet sem kishe BESU tash nje gje ju them mos beso me shoqeri kur mos harron se ata slodhen per ty te lojn ne rrug shpinden ta kthejn e qa ndodh me ty si intereson e qeshtu ….. jeten e vazhdon?

  • SUELA KATANJA

    EMOCION

    EMOCION NDJEN ZEMRA
    TUJ NIGJU ILAHI
    TEK RADIO ZERI I MITROVICES
    PO NA JEP KNAQSI

    EMRIN E MUHAMEDIT DEGJOJ
    EMOCION MUA ME KRIJON
    TE FALEMI O ALLHAH
    PER JETEN QE NA E DHE SI DHURAT

    BUKUR TUJ NIGJU ILAHI
    E TUJ KRIJU POEZI
    ZEMRA SHUME ME RRAH
    SE PER MEDRESEN NDJEJ MALL

    LUM ZOTI QE U JEP MUNDESI
    RAMAZANIN ME AGJERU
    ZOTIN E ADHUROJNE
    E ME MIRESI ZOTI ATA I MBRON

    20 – 7 – 2012

  • SUELA KATANJA

    ME FAT RAMAZANI

    Faleminderit allah per jeten qe na dhe
    falenderimet per udhezimet qe na jep
    te qofshim fal ne kete dynja
    me emrin tend bejme DUA

    Faleminderit per cdo gje ne jete
    faleminderit per besimin tend
    na jep miresi ne kete bote
    lum kush zotin adhuron

    Me fat qofte ramazani
    mbare popullit mysliman
    lum kush agjeron
    gzon vehten e zotin adhuron

    falenderimi te takon veq ty
    o i shtrejti allahu jone
    lai e lai e iladhah
    o i mrekullueshmi kuran .

    19-7-2012 suela

  • Florina

    Nje cikel poezish nga nxenesja Florina Gojani,kl.
    V/2.shk.fill.”Ismet Rraci”-Kline

    KOSOVA

    Kosova e lire
    Kosova krenare
    Me shekuj e pritem
    Pavaresine shqiptare.

    Kosova ka nje mbrojtje
    FSK eshte emri I saj
    Gjakun atdheut
    Ia ka fale.

    Per cdo dite po ndertohet
    Shteti I rip o forcohet
    Po nderton ardhmerine
    Qe rinia ta gezon lirine.

    ATDHEU IM

    Atdheun tim,
    Une shume e dua
    Edhe pse I vogel
    Ka vlere per mua.

    Aty fillova te flas
    Ne djepin e tij kam fjete
    Aty fillova te eci
    Atdheun e dua sa timen jete.

    GJYSHI IM

    Kisha nje gjysh qe shume e doja
    Gabimet qe beja I permiresoja
    Se ai kurre nuk me linte
    Qe une te gaboja.

    Sa nisesha per shkolle
    Une e perqafoja
    Se malli me rritej
    Qe as vet nuk e mendoja.

    Gjyshi im I dashur
    Te kujtoj ne cdo hap
    Se me fale shume dashuri
    Kurre s`bere mekat.

    Ishe nje bemires I madh
    Siq ishte Nena Tereze.
    Emrin tend o gjysh I dashur
    S`do ta harrojne shume breza.

    MESUESES SIME

    Mesuesja ime e dashur
    Nuk gjeje fjale per ty
    Me dhe shume edukate
    Dhe sume dituri.

    Kur nisem per ne shkolle
    Nisem me gezim
    Per dashurine qe kam per ty
    Dua te hidhem ne perqafim.

    Me ty mesova shume gjera
    Me ty fitova diturine
    Me aftesite qe m`I dhe
    Do ta ndertoje edhe ardhmerine.

    Do te vije nje kohe
    Kur te theme lamtumire
    Por gjithmone emrin tend
    Do ta kujtoj me shume deshire.

    Autorja e ketyre poezive eshte

    Florina Gojani,nx.kl.V/2.sh.f.”I.Rraci”-Kline

  • hysen

    LAMTUMIRE ZVICER SE ATDHEU PO ME THIRRE

    Atehere kur sundimi jugosllave kerkonte vetem gjak shqiptari per te pire si shtriga plake,Hajzer Citaku,i kaloj malet ,bjeshket,lugjet e luginat kembe dhe strehoj vehten ne Zvicer.Por kur filloj lufta ne Kosove,ai duke degjuar e pare neper Tv,i tha Zvicres:-“Lamtumire Zvicer se atdheu po me thirre”!Erdhi djaloshi dhe iu bashkangjite ushtrise kosovare duke mos kursyer jeten sepse jeten duhet dhene per atdhe e ai iden e kishte bashkimin e trojeve shqiptare.Pas mbarimit te luftes se Kosoves,ai nuk u pajtonte as me ate cka ndodhte ne Maqedoni,edhe atje iu shkoj shqiptareve ne ndihme.Pas mbarimit te luftes ne Maqedoni,ai i etur te vdes apo te cliroj dhe t`i bashkoj te gjitha trevat shqiptare nuk u ndale,duke qene ne lufte ne Presheve,Bujanovc,Medvegje gjer sa mbrrini marreveshja paqesore.Kur u kthyer ne shtepi tek familja vet,u ndale ne Kosove sepse punen ne Zvicer kishte humbe,kerkoj vite te tera nje punesim por askushi nuk i afroj asgje keti luftetari qe ishte kudo qe e thirrte cdo pellembe e tokes shqiptare per clirim apo vdekje.Ky luftetar i perjetoj te gjitha luftrat,per dashurine qe kishte ndaj cdo grimce dheu te trojeve shqiptare,qe t`i bashkoj,qe t`i cliroj,por ne shtatot te vitit 2011,ndrroj jete dhe para se te vdiste tha:-Sa kenaqesi eshte te vdes njeriu ne atdhe,dhe dheu i atdheut me te mbuluar!Luftetari i la pas vedi 2 djeme e 3 vajza.Sa ishte gjalle Hajzeri,i tha vajzes se madhe Besartes:-“Bija ime studio dhe beru mesuese e popullit,se cdo gje mundet me vdeke,por populli jeton,e ti beru mesuese e popullit”!Sot bija e luftetarit eshte studente e vitit te fundit ne fakultetin e edukimit,por e ka tronditur thelle ne shpirt vdekja e babajt te vet sepse ai dhe kjo e ka deshte babajne,Besarta.Sa eshte ne ligjerata lotet e saja pikojne mbi fletoren e shenimeve,dhe ofshama e saje shpirterore e permallon edhe sallen e degjimit te fakultetit.besarta nuk beson qe babaj i ka vdeke sepse neper te gjitha luftrat ka qene e nuk ka vdeke,perse te vdes tani,perse,nuk me priti qe ta kryej fakultetin dhe pagen e pare time ta shijoj!?Babin dota gjej ne shtepi,jo,jo babaj nuk me ka vdek!-thote sahere niset per vikend per shtepi.Xeli shume me mungon,por bija e jote kurre sa te jam gjalle nuk te harron….Hysendrenica.

  • linda

    shumeeeee bukur vazhdoni keshtu………

  • Të gjithë me nga një kioskë … virtuale.!

    By adrian hajdinaj · 04/15/2012 ·
    Mendime · Tagged: faqet, google adsense, kioskat virtuale, perfitimet, pictures, reklamat, shqiptare

    U kujova te kthehesha dhe un kesaj radhe ne ALBANIA e të takoja ata pak te afert qe me kishin mbetur dhe si gjithmonë mezi prisja të vëreja ndryshimet e atjeshme mbas nji perjudhe gati 1 DEKADE . Nuk po ndalem kësaj rradhe tek sheshi Skënderbej dhe “Kioska artistike” që kishte ngritur kryetari i bashkisë për të treguar se nga erdhëm dhe ku mund të shkonim (për dreq ajo kioskë ishte vendosur në të njëjtin shesh të amortizuar ku po ai kryetar bashkie e mori me VJEDHJE voten e qytetarit te TIRANES ,dhe kur genjen mu në zemër të Tiranës, na vjen peshtir te kalojme nga BASHKIA e mu aty ne ate kodin te ndertuar nga ARKITEKTET ITALIAN te lind imazhi i kryeqytetit tonë).
    .
    NE cdo sec ruge Kioske ne Tirane

    Kioske te pafundme necdo cep te Tiranes duken si ato PUCRAT e adolishenteve te shpifura … pervec rugeve te prishura TR qe i prishi tanku i gardes ne 1998 na ishin shtuar dhe KIOSKAT ptuuu

    Sidoqoftë nuk po marr mundimin të shkruaj për politikanë shterpë, por për një tjetër ide që ka lidhje më shumë me natyrën e blogut (hm, informatika). Është e vertetë që kur kthehesh në atdhe pas një kohe të gjatë pret të shohësh si është zhvilluar shoqëria dhe ekonomia, si paramendojnë njerëzit të ardhmen, fitimin dhe humbjen. Shoqëria shqiptare ka një tendencë të lehtë studimi nga ana ekonomike.

    Ekonomia për hir të një kulture mos-rrespekti ndaj punëdhënësit (kulturë e trashëguar nga komunizmi dhe post-komunizmi) lidhet drejtpërdrejtë me “Kap ça të kapësh” (ose kçk, siç ma shpjegoi një miku im dikur). Kështu, dikur ne e pamë shumë të lehtë të nxirrnim një tavolinë jashtë derës së shtëpisë (private !?) dhe e mbushëm me 5 çokollata Hilal e 10 paketa cigare. Pak nga pak e mbuluam atë tavolinë me një strehë dhe krijuam një kioskë. Ata që nuk kishin frikë të kalonin pak më tej pragun e shtëpisë, u hodhëm drejt e tek Parku, Lana, Muzeu e kudo dhe ngritën një strehë e një tavolinë atje. Asgjë të keqe nuk mund të shihje në një popull që po kalonte një krizë të papritur identiteti (kaosi dhe shkatërrimi) e më tej dhe ekonomike. Ishte interesante të shihje numrin e Kioskave që u krijuan dhe dukej sikur për një çast të gjithë shisnin dhe pak kush vetëm blinte.

    Erdhi dita që kioskave t”u jepej shkelmi dhe në njëfarë mënyre dhe përtacisë e ndryshimit të mentalitetit. Disa u përshtatën e disa hapën të tjera forma kioskash. Mbaj mend që pas kioskave lulëzuan bilardot, gazetat, sallat e ping-pongut, më pas lojrat e fatit, sot disa nga ata kioskaxhinjtë kanë hapur Universitete, e ca të tjerë spitale. Seleksionimi natyral bëri punën e tij. Ca iu futën punës e ca të tjerë ëndërrojnë.

    1995-2001, Interneti praktikisht shpërtheu dhe entuziastë, studiues, analistë bindën korporatat e mëdha që të mos investonin më në farmaci, industri e shkenca, por në internet. Shembuj si Amazon.com, Ebay.com etj dukeshin si një imazh suksesi që çdokush mund ta arrinte (dhe teknikisht atëherë ishte shume e lehtë të arrihej, ndoshta dhe sot është po aq e lehtë). Miliona e Miliona dollarë u derdhën në investime në internet, por jo të gjitha u kthyen në fitime. “The Big Boom” tregoi se lekët nuk bëhen dot aq lehtë në internet.
    Faqe te fryra me fonde

    Faqe te fryra me fonde

    Sot pas 8 vjetësh shumë kush e ka harruar këtë datë dhe të gjithë pak nga pak i janë rikthyer investimeve në internet. Kështu, Twitter merr rreth 35 milion dollarë investime (pa një plan të mirëfilltë fitimi) diku në Shkurt të këtij viti. Facebook, një tjetër platformë për Social Networking po kërkon mbi 100 milion dollarë borxh nga disa banka për të përballuar trafikun në rrjetin e tij. Google shpenzon 1.65 milion dollarë çdo ditë nga YouTube (ose 1$ për çdo vizitë tuajën). Listës i shtohen dhe shumë site të tjera.

    Ndërsa të rinjtë shqiptarë duan të fitojnë lekë në internet. Një host falas këtu, një host të lirë (me mashtrimin brenda) të krijojmë një faqe, Google AdSense dhe … kaq kollaj u fitokan lekët me këtë Google AdSense!?

    Hm, le ta shohim: ShqiperiaCom Shpk ka një rrjet prej disa faqesh web (shqiperia.com, quareos.com e të tjera) me mbi 35 000 vizita unike në ditë, (mbi 400 000 artikuj) dhe fiton tek 350 Euro / muaj Google AdSense, (100 vizita = 1 Euro / muaj?) (Kuptohet, ky është një shërbim shumë anësor fitimi për kompaninë tonë që përfiton nga brand për të tjera shërbime). Pra i bie që çdo i ri shqiptar duhet të shpenzojë 4 vjet punë në kompjuter të fitojë një trafik të konsiderueshëm, të harxhojë 15 orë në ditë të merret me faqen e tij që të fitojë jo më shumë se 400 Euro / muaj. Të gjitha këto për një kioskë virtuale!

    Për të mos u keqkuptuar, nuk dua të dekurajoj askënd që do të investojë në këtë drejtim dhe mendon të jetë i suksesshëm. Ajo që shoh dhe që më vjen keq është se shoh të rinj me shumë potencial që kanë braktisur konceptin e mësimit për tu marrë me krijimin e diçkaje që ka shumë vlera vetëkënaqësie, por pak përfitime ekonomike. Për sa kohë ata janë të koshientë që duke punuar në një firmë do të paguheshin shumë më tepër se sa të merren me një faqe web atëherë suksese.

    Të jemi të qartë për diçka, shumë pak fitohet nga interneti. As ligji i Parietit 80 me 20 nuk mund të aplikohet në këtë rast. Për mendimin tim norma e fitimi në internet është 1 me 99, pra çfarë shpenzojnë 99 persona, fitohet nga 1 person, dhe mos të harrojmë që mbi të gjitha në aktivitetet për ndërtimet e faqeve në internet ne harxhojmë mbi të gjitha kohën dhe energjitë tona. Do të fitonim shumë më tepër po ti shpenzonim këto 2 burime në diçka tjetër.

    Mbi të gjitha, një tjetër Boom besoj se është afër në internet. Shumë shpenzime për faqe pa vlerë (social networking) me njerëz që vërdallisen pa qëllim shpenzimi!

    Share this:
    adrian hajdinaj

    R — at Telaviv, Israel!

  • Donjeta Sverka

    28 NËNTORI
    Si në Vlorë, si në Prishtinë,
    Si kudo që ka shqipëtarë,
    Është një ditë e madhe
    Që na bën krenarë.

    Më kurrë të tjerët,
    Fatin s’kanë për të na caktuar
    Sepse shumë gjak kemi dhënë:
    Të lirë për të jetuar.

    Punoi: Donjeta Sverka, kl. IV2 shkolla fillore Ismet Rraci, KlinV2 shkolla fillore Ismet Rraci, Klinë

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close