Po vërtet, edhe në politikë duhet ndërgjegjja, sinqeriteti, besnikëria, respekti, mëshira, dashuria, butësia, modestia, bujaria…

Politikanët për fat të keq kanë mangësi të mëdha të njerindërtimit, ata mendojnë se bëhen më patriotë nëse tjetrin e tregojnë si tradhtar, ndërsa filozofia politike e mirëfilltë është që edhe palën tjetër t…a shfrytëzosh për punë të mira të përbashkëta. Shumica dërrmuese arenën politike e kanë kuptuar si hapësirë gladiatorësh ku tjetri duhet të “zhduket” për të mbijetuar unë, ndërsa “të gjithë së bashku mundemi ta ngremë edhe gurin më të madh, madje t’i lëvizim edhe malet”. Mendoj se elita jonë, po edhe ajo intelektuale në përgjithësi duhet të marrë injeksione etike duke lexuar më tepër, duke u stërholluar pak nga ndjenjat, duhet që të kenë parasysh siglën se “ai që nuk mëshiron, nuk mëshirohet”, se edhe shpalosja e gabimeve ka një “usul”, jo duke sharë e duke maltretuar publikun, sepse kjo krijon një traumë gjithëpopullore. Ja lidhur me rastet e fundit në Shqipëri të pezmatuar janë të gjithë, edhe në floktari po të shkoni, kjo bisedë dhe defetizëm, edhe në kafene, edhe në autobus. Kjo gjendje krijon një defetizëm kolektiv që kalon pastaj në kompleksin se “s’bëhemi nerëz ne” dhe se vetëm “kërbaçi e mban shqiptarin urt’”. Nuk është delikatesë vetëm t’i thuash tjetrit “zotëri”, ndërsa më pas saçmat e fjalëve që s’i ban as qiell e as tokë. Para së gjithash duhet ta ndërtojmë dhe ta zgjedhim njeriun, e më pas politikanin. Qytetërimi bëhet në qytet por jo me mendësi primitive. Edhe në parlament mund të hyjë gjithkush dhe kravata dhe kostumi nuk ta rrit vlerën po edhe në të thënçin ministër, deputet, këshilltar, zëdhënës…Shiko më shumë