Publikuar me datën: Mon, Aug 23rd, 2010

Po lexoja një roman!

Po lexoja një roman! Roman të cilin e bleva kësaj vere në Strugë,aty ngjit me shitësit e kallinjve të misrit,petullave dhe kumbullave dhe që nga autoritetet e qytetit te Strugës ishte emëruar si “Java e librit shqiptar”.Lokacioni, tek një nga urat e qytetit të Strugës, ose siç kam qejf ta quaj unë tek ura nr 4. Ura nr 1 është ura e drurit ,nga ku derdhet Drini i zi nga liqeni .Kjo urë nuk është e mbyllur për lëvizje të qytetarëve,por ama struganët kane një “pari” dhe një kryetar parije që” kujdeset” për ta?!Në hyrje të kësaj ure, ka një tabele që thot,” kujdes sepse ura nuk është e sigurt për të kaluar”!Duhet të zbythesh dhe te kalosh tek ura nr 2 ose siç quhet ndryshe ura e poezisë .Kjo urë bashkon dy rrugë, njëra që quhet Partizanska dhe tjetra Vllado Maleski. Ndërsa më poshtë është ura nr 3, ose ura e drurit. Kjo urë bashkon”kej Boris Kidriçat”.Sa kujtime të bukura ruajnë qytetarët e Strugës dhe vizitorët e tjerë ,që vijnë për turizëm,për këtë urë!Ja p.sh. shkulesh së “qeshuri” kur sheh tjetrin që serbes serbes ecën mbi urë, me të dashurën për krahu ,dhe për një çast,s’ka të dashur ,iku u zhduk?!Nuk shkon larg jo,aty është , poshtë në ujë ,duke u mbytur. Kjo mund të quhet edhe ura “E sheh se sheh”.Ky “gaz” qytetarëve zgjati 3 ose 4 vite, dhe “paria” e qytetit vendosi një tabelë që paralajmëronte qytetarët për rrezikun që u kanosej sepse mund të bëheshin “gazi i botës”.Tabela ishte e vendosur, shul nga njëri krah te krahu tjetër I urës, varur tek një zinxhir, që bukur shumë i kushtoi buxhetit të komunës. E tillë është Struga,sikurse edhe pjesa më e madhe e qyteteve turistike,e shtrenjtë .Por Struga ka edhe veçantitë e saja ,nuk thonë kot “kako Struga nema druga”.Për një llambë elektrike p.sh. që duhet të blihet nga buxheti i komunës,faturës i bashkëngjitet edhe ndonjë universitet, apo shkollë private,ndërsa me kusurin bëhet hotel ose blihet ndonjë makinë luksoze, për të treguar se “edhe ne vlejmë diçka”.Dhe ngaqë kjo urë ishte i vetmi “argëtim” që kishin qytetarët,sepse evenimentet kulturore në Strugë ka vite që kanë humbur, nuk shkuan disa muaj dhe tabela u hoq përsëri. Po ç’t’i bësh xha Zylfiut! Herë pas here shkonte te ura dhe ndërronte nga një dërrase te sajën,dhe kështu e prishte shfaqjen që “paria” ua kishte përgatit qytetarëve të saj. Ishte edhe nëpër mediume,lajmi për kontributin e këtij qytetari ,që ndërtonte urën. Reagoj “paria e qytetit” e mbylli përsëri urën. Xha Zylfiu e ndërtonte ndërsa paria e mbylli. Nuk e kapën përsëri mesazhin që xha Zylfiu donte ta përcjell deri tek “paria”.Goxha arritje!Tani qytetarët,gjithmonë sipas “parisë”, janë të sigurt nuk bien më nga ura. Dhe meqë urat po mbyllen,un shpresoj vitin tjetër të mos e shoh një tabele të ngjashme ne hyrje të Strugës si vend i rrezikshëm për të kaluar apo jetuar. Siç ja ka marrë dorën paria tabelave të paralajmërimeve,ku i dihet,çka s’ka bërë dhe s’bën vaki!
Dhe mbërrimë tek ura nr 4 .Ura e Librave ,e kallinjve,e kumbullave,e petullave,ura e festivalit, vend parkimi i të “fortëve” të qytetit. Ura pranë së cilës duhej të kishte një përmendore! Dikur aty kishte një pemë,e cila u pre,dhe nuk është më,por nuk është as përmendorja. Ka vite që janë shtruar pllakat e mermerta dhe presin komandant Strugën,por me sa duket, Struga nuk ka vend për shqiptarë. Por ama, ka eufori shqiptare ditën e zgjedhjeve. Dhe këtu, fillon dhe mbaron shqiptaria-kaq vetëm një ditë në çdo katër vjet. Dhe kush mund tua kalojë shqiptarëve për eufori? Vendosen dhe hiqen flamujt dhe panotë e BDI-së ,vendosen dhe hiqen pastaj fotografitë e liderit te BDI-së,bëhen thirrje tipit “kush nuk e voton parine është tradhtar,e çka mos tjetër,që gjithçka më pas të përfundoj tek “KUNJAT” dhe “BESA” që i paskësh qen dhënë nga paria Ali Ahmetit.Po ç\ndodhi me besën që iu dha shqiptarëve ne Strugë?Apo u zëvendësua me “KUNJIN”?Dhe në gjithë këtë eufori zgjedhore ,shqiptarët e ngratë verbohen nga sytë, dhe nuk shohin të paktën ,dokumentin e tyre të identifikimit ,kur e marrin fletën e votimit,Pikërisht aty ku shkruan adresa e tyre e banimit!Rruga Marshall Tito(është te ura nr 4 ku e bleva librin),Vllado Maleski,Boris Kidric,Proleterski Brigadi,Kuzman Josifoski Pitu,Cvetan Dimov,Elpida Karamandi(car I bie të jetë kjo se kam idenë),Mosha Pijade,Makedonska,Skopska,Risto Krle,Boro Hnadziski,Zufer Musiq,Brtasvo Edinstvo ah po është edhe Marks Engelsi etj.Mbi 60 rrugë në të cilat banojnë qytetarë, nga të cilët shumica janë shqiptar,dhe asnjë nuk mban emrin e një shqiptari. Në mesin e emrave, me të cilat janë emërtuar rrugët, ka edhe emra serbësh,jevgjish e çka mos, por emra shqiptaresh “NCUK”.Dhe ambasadori Herero pastaj, me “kritika qëllim mira” thotë se raportet ndëretnike në Strugë nuk janë te mira!E ku të jenë?
Pesë janë urat e Strugës .Ato që janë me nr tek po mbyllen,e pesta është akoma e hapur. Dhe tek po lexoja romanin me beri përshtypje një tregim,që një pacient i spitalit psikiatrik i tregon një pacienti tjetër, për ti sqaruar atij, se çfarë është normale dhe e moralshme dhe çfarë quhet çmenduri.
“Një herë e një kohë ishin dy mbretëri,të cilat ishin në luftë me njëra-tjetrën. Njëra mbretëri në mënyrë që të ngadhënjente mbi tjetrën,i helmoj ujin e pijshëm kësaj të fundit. Ky helmi nuk të vriste, por të bënte të çmendur. E piu populli ujin dhe u çmend,ndërsa mbreti dhe familja mbretërore kishin pus të veçantë nga ku pinin ujë dhe për “pasojë” shpëtuan nga çmendia. Dhe meqenëse populli kishte pirë nga uji i helmuar ,veprimet e mbretit nisi ti perceptoj si veprime të një të çmenduri! Pakënaqësia arriti kulmin dhe populli kërkoj, varje në litar të mbretit. Mbreti më në fund e zbuloj komplotin që i kishte bërë rivali i tij,mori vesh për ujin e helmuar,por tanimë ishte vonë. Tanimë shumë pak i kishin shpëtuar helmit te çmendurisë.U përpoq të gjej zgjidhje dhe nuk po e gjente dot. Mbretëresha me mendjemprehte i tha te shoqit: te pimë edhe ne imzot nga uji i helmuar dhe shpëtojmë kokën?!Dhe kështu bën!Piu ujë të helmuar edhe mbreti,u bë edhe një i çmendur më shumë ne mesin e të çmendurve ,veprimet e tija tashme ishin “normale”për të çmendurit e tjerë,dhe vazhdoj të mbretëronte në mbretërinë e të çmendurve tanimë si krye i çmendur.”
Tek po përfundoja këtë shkrim,filluan lajmet. Është bërë temë e javës kthimi apo jo i PDSH-së në parlament.
Koordinatori I BDI-së bëri një krahasim ndërmjet bojkotit që bëri BDI-ja kur ishte në opozitë dhe këtë të tanishmit të PDSH-së. Tha që bojkoti i BDI-së ishte vetëm për të hyrë në qeveri dhe për asgjë tjetër. Vetëm nuk përmendi se para se të ktheheshin në parlament, bënë një marrëveshje maji me VMRO-DPMNE-në, me të cilën tash janë në koalicion qeverisës dhe për çudi, edhe muajit maj më nuk i thonë maj, por i thonë muaji i pestë i vitit.
Subjektet politike maqedonase të gjitha njëzëri thanë se kjo do i ndihmonte përparimit të demokracisë maqedonase,integrmit maqedonas,përmendoreve maqedonase dhe nuk u tha se çfarë dobie kjo, do u sillte shqiptarëve në Maqedoni. Biles përmenden edhe rrogat që i marrin si deputetë, për të treguar se ato qe janë aty prezent,në sobranie,deputetet e BDI-së dhe të grupacionit të Imer Selmanit ,marrin paga për të legjitimuar shkeljen dhe segregimin që u bëhet shqiptarëve.
Pas shumë e shumë lajmeve tjera si, Sopotasit ngelen akoma në burg,diskriminohet arsimimi në gjuhën shqipe,Haraçina po mbytet në fekale,njësite speciale të ARM pa përfaqësues shqiptar,”Skopje 2014” po shkon vaj ,dhe libri i shoqërisë maqedonase nuk i honeps dot shqiptarët kudo që janë, madje shteti i ri Kosovës ua shpif atyre. Muslimanët sipas kësaj shoqërie na qenkan 19 %.Shihe, shihe sa interesant,një më pak se 20%,dhe sa i bie te jenë shqiptarë tek ky 19 %?Për këtë duhet të pritet “ribotimi” i librit të shoqërisë maqedonase ashtu siç po” ribotohet” enciklopedia e famshme, “e ushtarit te padisiplinuar Bllazhe R.” Sipas Ali Ahmetit gjithmonë,që me rastin e kësaj enciklopedie të famshme pat deklaruar se “është prish armëpushimi”.Lind pyetja me kë?Dhe meqë këto “gabime shtypi” të qëllimshme, po përsëriten,gati çdo muaj,atëherë Ali Ahmeti i paska shpallë luftë shqiptarëve!Unë nuk e besoj që këto gabime të qëllimshme do te përmirësohen,sepse gjithçka nis nga një letër e bardhë ,ku ndërtohen strategjitë e veprimit. Të quash një komunitet që numëron mbi 60 % të nr të përgjithshëm të banorëve me 19 %,për mua është një qëllim,një pikësynim ku mendjet e liga duan te arrijnë?!U cilësua si “gabimi”,dhe atë gabim në përkthim të tekstit nga gjuha maqedonase,dhe jo gabim statistikor. Me fjalë të tjera fëmijët maqedonas po helmohen me një të “vërtetë” tjetër.Kjo është shqetësuese,ekselencë i nderuar ambasador Herero.
Dhe pas gjithë këtyre lajmeve doli edhe analisti Naser Zyberi,dhe një tjetër ,që nuk e di se nga i peshkon televizioni në fjalë,por me siguri drejtori i këtij televizioni do ia bëje një të “qethur” sepse i ishin rrit pak flokët. Naser Zyberi bëri analizë se pse duhet të kthehen deputetët e PDSH-së në parlament .Tha se duhet të jenë aty që të flasin!!! Pastaj përfundoi me faktin se, i kotë është kthimi në parlament sepse çdo vendim që ka të bëjë me shqiptarët mbivotohen nga deputetet maqedonas, dhe për pasojë nuk arrihet gjë. Me fjalë të tjera,sipas Naser Zymberit, PDSH duhet të shtiret sikur funksionon demokracia në vend,sikur sobrania e Maqedonisë është tempulli i kësaj demokracie,sikur nuk ka diskriminim në baza etnike në buxhet,në kulturë, në arsim, në shëndetësi etj.
Vajza ime katërvjeçare zotëri analist,këtij muhabeti i thotë”po bëj gjase gjase”.Për gjase, gjase ishe ti deri më 1998. Më 2001 gjase, gjase bëri luftë Ali Ahmeti,tani BDI gjase, gjase ka 18 deputetë dhe gjase, gjase është pjesë e qeverisë,dhe “gjase, gjase” Marrëveshja e Ohrit është implementuar,se gjase, gjase po përkujdesen për familjet e dëshmoreve,se sekretariati për implementim të MO gjase, gjase po punëson shqiptarë. Gjase, gjaset e vajzës sime një ditë duhet të mbarojnë të nderuar analist, gazetar, intelektual, biznesmen, politikan, dhe do të duhet të përballet ,me realitetin e hidhur të këtij lloji njëmendësie. Këtë po bën PDSH, po ju jep fund “gjase, gjaseve”të cilat të tjerët i krijuan dhe tash po i bëjnë mit!
Çifutët, popujt e tjerë jo çifut i quajnë me një emër të përbashkët “Goia”,fatkeqësisht çdo ditë e më tepër tek shqiptarët ky emërtim merr kuptim të plotë.

Nga Ziadin SELA

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close