Publikuar me datën: Mon, Apr 18th, 2011

Po hetohen pesë ish-ministra

Prishtinë, 18 prill – Prokuroria Publike e Qarkut në Prishtinë ka konfirmuar zyrtarisht se janë duke zhvilluar hetime intensive ndaj pesë ish-ministrave të Qeverisë së Kosovës dhe paralajmëron se shumë shpejt priten edhe ngritjet e aktakuza ndaj tyre.
Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Aleksandër Lumezi, në një intervistë për “Zëri” zotohet se nuk do të kursejnë asnjë person që e ka shkelur, apo që e shkel ligjin, pavarësisht nga pozita që e gëzon, apo që ka gëzuar dikur. Politikanët dhe zyrtarët e lartë të institucioneve të Kosovës, për të janë si të gjithë qytetarët e tjerë.

“Politikanët janë personalitete kaluese. Ata dikur do të shndërrohen në qytetarë të thjeshtë dhe to të hiqen nga pozitat prej deputeti, ministri apo funksioneve të larta partiake. Pavarësisht pozitave, ne nuk i ndalim hetimet. Mund të them se aktualisht jemi duke hetuar pesë ish-ministra, ndërsa për emrat e qeverisë aktuale, në prokurorinë tonë nuk ka lëndë”, ka thënë Lumezi.

Pa një luftë të tillë kundër të gjithë atyre që kanë shkelur ligjin, Lumezi thotë se nuk mund të kemi shtet demokratik dhe shtet ku funksionon rendi e ligji.

“Në këtë vend nuk mund të ketë drejtësi nëse ata (politikanët) punojnë padrejtësisht”, thotë Lumezi, i cili që nga procesi i riemërimit udhëheq Prokurorinë Publike të Qarkut në Prishtinë.

Prokuroria të cilën Lumezi e drejton, ka vetëm gjashtë prokurorë ndërsa, sipas të parit të këtij institucioni hetues, në duar të prokurorëve janë rreth 1000 lëndë.

“Diku rreth 1000 raste i ka aktualisht të pakryera Prokuroria, ndërsa rreth 80 për qind prej këtyre rasteve janë në punë. Këtu po flasim për rastet ku personat janë të njohur, por kemi edhe rastet me persona të panjohur…”, thotë Lumezi.

Prioritet për të dhe Prokurorinë, siç tha ai, është lufta kundër korrupsionit, por edhe luftimi i dukurive të tjera negative, siç është trafikimi me qenie njerëzore, vrasjet, vrasjet e rënda, kontrabanda, etj

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close