Publikuar me datën: Wed, May 4th, 2011

PNDSH-ja propozon Konfederatë Shqipëri – Kosovë

Prishtinë, 4 maj –Prej idesë së krijimit të një shteti të përbashkët deri te krijimi i konfederatave të ndryshme, subjektet politike në Kosovë po synojnë t’i afrojnë votuesit me “ëndrrën” për bashkimin kombëtar.
Partia Nacionale Demokratike Shqiptare, me rastin e shënimit të 19-vjetorit të themelimit, të martën ka shpalosur projektin për themelimin e Konfederatës Shqipëri – Kosovë.
Kryetari i PNDSH-së, Bujar Abdullahu, ka deklaruar të martën se duke pasur parasysh ndryshimet dhe zhvillimet kualitative në Ballkan, të cilat kanë ndodhur pas luftërave të fundit, duke i marrë parasysh ankorimet dhe gërshetimet e vlerave dhe interesave të botës liberal-demokratike në rajon, posaçërisht të SHBA-së, PNDSH-ja është e bindur se integrimet shqiptare mund të bëjnë një hap të madh tutje, me një projekt të ri, atë të krijimit të Konfederatës Shqipëri– Kosovë.
“PNDSH-ja konsideron se integrimet e Shqipërisë, Kosovës dhe të shteteve të tjera të Ballkanit, përbrenda koncepteve dhe aspiratave, të dizajnuara në Bruksel, drejt BE-së janë pozitive dhe duhet të përkrahen”, ka thënë Abdullahu.
Sipas propozimit të PNDSH-së, projekti i bashkimit kombëtar përmes Konfederatës do të mundësonte ruajtjen e dy qendrave politiko-juridike, të Tiranës dhe të Prishtinës për një kohë, mirëpo në propozimin e PNDSH-së gjithashtu parashihet se identiteti kosovar do të ekzistoj përderisa ekziston njësia shtetërore e Kosovës, e pas saj do “darovitet gradualisht”.
“Si identitet politiko – juridik identiteti kosovar është i pranueshëm dhe i justifikueshëm për aq kohë sa duhet të ekzistojë njësia shtetërore e Kosovës. Ndërkaq, Konfederata që në start krijon premisa të mira që ky identitet në aspektin etnik të tij të mos zhvillohet e kultivohet, e për aq sa mund të jetë zhvilluar të fillojë e të darovitet gradualisht”, thuhet në propozimin e kësaj partie.
Konfederata si njësi e re politiko – juridike, theksohet më tutje aty, nuk do të determinojë as shuarjen as edhe ndryshimin e kufijve ekzistues as të Shqipërisë e as të Kosovës, të cilat janë të njohura e të pranuara ndërkombëtarisht, çka e bën ketë bashkim lehtësisht të mundshëm.
Megjithatë, në propozimin e PNDSH-së nuk përmendet çështja e shkëmbimit të territoreve, e përmendur një ditë më parë nga kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, se komunat e Kosovës Lindore duhet të bashkohen me Kosovën, ndërsa veriu i Kosovës të bashkohet me Serbinë.
“Kufiri i vetëm që pa kurrfarë vështirësish do të relativizohej dhe me pajtime të dyanshme edhe mund të shuhet gradualisht është ai që i ndan vetëm dy shtetet përbërëse të Konfederatës”.
Sipas propozimit të PNDSH-së, Konfederata do të kishte mundësi të kujdesej më shumë për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Konfederatës.
Kurse për minoritetet që jetojnë brenda kufijve të Konfederatës, thuhet se ata do të bëheshin më të shumtë në numër dhe do të kishin më shumë mundësi.
Po ashtu, sipas këtij propozimi, Konfederata duke ruajtur mëvetësinë e konsiderueshme  të Shqipërisë dhe të Kosovës nuk do të paraqiste pengesë për integrimet parciale të këtyre dy shteteve në projektin unifikues të Brukselit as edhe do të paraqesë pengesë për integrimet e përbashkëta të Ballkanit perëndimor në BE.
“Por Brukseli, duke pasur parasysh vullnetin e qytetarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës për Konfederatën, do të duhet të ketë konsiderata dhe qasje të re e të mos pengojë proceset e veçanta integruese të këtyre dy shteteve, por, përkundrazi, të ofrojë lehtësime dhe ndihma për këtë integrim dualist”, thuhet në propozim.
Ky projekt gjithashtu i ka marrë parasysh pengesat juridike-kushtetuese, por ka vlerësuar se Kushtetuta e Kosovës duhet të ndryshohet.
“Edhe pse nismat për ketë projekt mund të fillojnë edhe pa këto ndryshime. Dispozita themelore e Kushtetutës së Kosovës ku ndalohet shprehimisht dhe në mënyrë krejt të pazakontë bashkimi i Kosovës me një shtet tjetër, duhet të ndryshohet, duke e lënë këtë mundësi demokratikisht hapur, konform vullnetit të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në propozimin për themelimin e Konfederatës.
Krijimi i Konfederatës është parashikuar se do të bëhej përmes një referendumi, i cili do të mbahej në të njëjtën kohë edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë.
“Nën konditat e mbikëqyrjet e njëjta dhe me pyetje të njëjtë si forma më bindëse, më e pranueshme dhe më demokratike për ta legjitimuar kështu njësinë e re shtetërore politiko – juridike, Konfederatën Shqipëri – Kosovë”.
Çështja e bashkimit kombëtar deri më tani është shoqëruar me debate të ndryshme, madje anketa të ndryshme kanë treguar se nuk ekziston perceptim i njëjtë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri sa i përket bashkimit.
Megjithatë, në program të vetin këtë çështje e ka edhe lëvizja “Vetëvendosje”, e cila ka arritur të futet në Kuvendin e Kosovës, madje të dalë forca e tretë politike në vend.
Përfaqësuesit politikë kosovarë, së fundmi kanë iniciuar një marrëveshje dhe kanë themeluar një Komision parlamentar për ndryshime në Kushtetutë, por deri më tani nuk është paraparë që të ketë ndryshime në pjesën e Kushtetutës së Kosovës, e cila e determinon se Kosova nuk mund të bashkohet apo të ketë pretendime territoriale ndaj ndonjë shteti tjetër.
Pika e tretë e nenit 1 të Kushtetutës së Kosovës thotë: “Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close