Plevniev ia kujton Maqedonisë se po përvetëson historinë e Bullgarisë

Presidenti bullgar Rosen Plevneliev ka paralajmëruar Shkupin se të mos shpresojë për mbështetje për marrjen e datës për nisjen e negociatave për anëtarësim me BE në samitin e qershorit, në rast se paraprakisht nuk nënshkruhet marrëveshja për fqinjësi të mirë.
“Nëse dikush dëshiron t”i ndihmojë, ata patjetër duhet të punojnë. Ka dy çështje të mëdha, njëra është zbatimi i marrëveshjes së vitit 1999 dhe se problemi i dytë është çështja e historisë së përbashkët”, deklaroi Plevneliev në një forum ndërkombëtar në SHBA.
Presidenti bullgar drejtoi kritika lidhur me ngritjen e përmendoreve të personaliteteve historike bullgare në Shkup, duke nënvizuar se në këtë mënyrë autoritetet e këtij vendi po tentojnë të përvetësojnë këto heronj të një vendi tjetër.