Publikuar me datën: Thu, Jan 27th, 2011

Plani i ri operativ për veriun nis në shkurt

Prishtinë, 27 janar – Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i janë duke hartuar një plan të ri operativ për ndryshimin e formës së policimit në veri të vendit pas ngjarjeve të fundit, që kanë ndodhur në atë pjesë. Në fakt, ngjarjet e fundit të ndodhura kanë ndryshuar edhe konceptin e luftimit të krimit të organizuar dhe kontrabandës, duke bërë kështu që tri forcat e rendit dhe të ligjit të “bashkojnë forcat”. Burime me kusht anonimiteti i kanë thënë “Kohës Ditore” se që nga fillimi i janarit, pas incidenteve për shkak të targave të automjeteve, ku një veturë e një komandanti të policisë u dogj dhe hezitimit të policëve serbë që t’i zbatojnë urdhrat për konfiskim të targave në veri, gjendja e sigurisë ka nisur të përkeqësohet edhe më shumë. Alarmit për përkeqësim të situatës i kanë kontribuar edhe sulmet që janë bërë ndaj policëve të EULEX-it dhe zyrtarëve të misionit të OSBE-së në atë pjesë.
Lajmin për hartimin e një plani të ri operativ për policim në veri, e ka konfirmuar edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, sipas të cilit, diskutimet për formën e re të policimit në veri janë duke vazhduar.
“Unë sot kam pasur takime me kolegët e mi për këtë çështje, por ende nuk ka as ndonjë draftraport. Ne jemi të interesuar që atje të bëjmë një lëvizje pozitive në drejtim të luftimit të krimit, kontrabandës, edhe prej kolegëve tanë do të kërkojmë që ata të jenë më të fuqishëm në zbatimin e ligjit”, është shprehur Maliqi. Sipas tij, ky veprim është ndërmarrë në kuadër të planifikimit operacional e strategjik të Policisë së Kosovës, për të treguar vullnetin e policisë për sundim të rendit e ligjit.
“Jemi duke punuar bashkë me KFOR-in dhe EULEX-in dhe ne dëshirojmë të dërgojmë një mesazh që policia është shumë e përkushtuar”, ka thënë Maliqi, duke mos dashur të flasë për detaje të tjera të këtij plani që është në hartim e sipër.
Ditë më parë, misioni evropian për sundim të ligjit, EULEX, përmes një njoftimi të brendshëm dërguar pjesëtarëve të misionit, e kishte shpallur veriun e vendit si “zonë të rrezikshme”, pas vlerësimit të gjendjes së sigurisë në atë pjesë dhe u kishte kërkuar pjesëtarëve të misionit që sa herë që të dalin në veri, të njoftojnë rregullisht për aktivitetet e tyre atje. EULEX-i ka arsyetuar marrjen e këtij vendimi, për shkak të ndryshimit të situatës së sigurisë në atë pjesë, dhe sidomos pas sulmit të dytë ndaj pjesëtarëve të këtij misioni, të cilët u sulmuan nga një grup të rinjsh, pas mesnatës më 14 janar.
Edhe EULEX-i, njëjtë si PK-ja nuk ka dashur të komentojë për detajet e këtij plani të ri operativ për veriun. Zëdhënësi i këtij misioni, Anne Blanksma, ka deklaruar se EULEX-i bën vazhdimisht vlerësimin e situatës së sigurisë, për të parë mundësitë për veprime të mundshme që ndikojnë në përmirësimin e situatës atje. “Veriu është një prioritet për EULEX-in, ashtu siç është theksuar disa herë nga shefi i misionit Xavier Bout de Marnhac. EULEX-i vazhdimisht bën evaluimin e punës së vet në drejtësi, polici dhe dogana për të parë nëse mund të bëhen përmirësime në sundimin e ligjit për të gjithë Kosovën, duke përfshirë edhe veriun”, ka deklaruar ai.
Ndërkohë, burime të gazetës brenda KFOR-it, kanë bërë të ditur se në kuadër të këtij plani operativ për veriun, KFOR-i do të angazhohet me vendosjen e disa pikave të kontrollit në atë pjesë. Ky burim me kush anonimiteti, ka deklaruar se këto pika kontrolli do të vendosen gjatë natës në pikat më të ndjeshme në veri të vendit. “KFOR-i ka shprehur gatishmëri që bashkë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in të kryejë detyrat në kuadër të Rezolutës 1244. Këto pika kontrolli do të vendosen në pika më të ndjeshme në veri, ndërsa ne nuk do të kryejmë punë policore, ne do të kryejmë punën tonë, ndërsa çdo lloj informacioni për situatën atje do t’ia pasojmë Policisë së Kosovës dhe EULEX-it”, është shprehur burimi me kusht anonimiteti.
Në anën tjetër, eksperti për çështje të sigurisë, Ramadan Qehaja, ka deklaruar se situata në veri vazhdon të përkeqësohet, ndërsa kjo ka vazhduar edhe më shumë pas shtrirjes së EULEX-it që nuk është i dëshiruar në atë pjesë. Sipas Qehajës, që nga shtrirja e EULEX-it në veri, në fund të vitit 2008, në atë pjesë nuk është shënuar ndonjë progres.
“Ndonjë ndryshim pozitiv atje nuk ka, më parë do thosha se kemi ‘status quo’ me tendencë të përkeqësimit”, ka thënë ai, duke bërë fajtor edhe institucionet e vendit, të cilat janë futur në krizë politike dhe zgjedhore për disa muaj. “Pas krizës politike, asaj institucionale dhe krizës zgjedhore, qeveria nuk ka pasur ndonjë vëmendje të posaçme të asaj pjese në kuptim të kërkesave tona të zëshme për përforcime policore, për rend dhe ligj, drejtësi etj. Më e keqja është se asgjë nuk është bërë me pikat kufitare, doganat, që nuk varen prej policisë sonë”, ka vlerësuar Qehaja.
Ai ka thënë se nëse institucionet e vendit dëshirojnë të vënë rend dhe ligj, në veri duhet të shtohet numri i forcave të policisë. Sipas Qehajës, Strategjia për veriun e hartuar nga Qeveria e Kosovës dhe ICO-ja tashmë është e dështuar dhe ka deklaruar se për veriun kërkohet një koncept krejt i ri i policimit.
“EULEX-i përveç shtrirjes nuk ka asnjë përmirësim tjetër atje, nuk ka sukses, nuk ka kapje të kriminelëve, nuk ka kërkuar që të kemi polici me numër më të madh, jo për t’iu kundërvënë popullatës lokale, por atyre që e mbajnë këtë situatë kështu të tensionuar dhe kjo nuk ndodhi dhe serbët e punësuar në Policinë e Kosovës nuk i kryejnë detyrat e veta, në shumicën e rasteve i kanë kryer detyrat e MPB-së së Serbisë”, ka thënë ai.
Mirëpo, kështu nuk mendon edhe drejtori i policisë, Reshat Maliqi. Ai ka thënë se nuk është duke u planifikuar rritja e numrit të forcave të policisë, por do të shfrytëzohen kapacitetet e tanishme duke u riorganizuar dhe duke u kërkuar policëve serbë në veri zbatim të rendit e ligjit.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close