Publikuar me datën: Sat, Apr 27th, 2013

Pikat e implementimit të Marrëveshjes

Pas dy ditë diskutimesh në nivel të ekspertëve, pala evropiane e ka prezantuar një draft të planit të zbatimit, i cili nuk mori miratimin e menjëhershëm të të dyja palëve, transmeton RTK. Pala serbe nuk është pajtuar me këtë plan zbatimi dhe  kërkuar kohë shtesë për konsultime të mëtutjeshme.

Pika e planit të implementimit:

1. Asociacioni i Komunave do të themelohet pas zgjedhjeve lokale.

2. Do te themelohet një grup përgatitor nga Qeveria e Kosovës që do t’i përcaktohen detyrat në përgatitjen e statutit dhe themelimin e asociacionit.

3. Grupi përgatitor do të ketë afatin e veprimit deri në zgjedhjet lokale.

4. Do të shpërbëhen strukturat ilegale të sigurisë përfshirë MUP, BIA dhe Mbrojtjen civile dhe do të mbyllen objektet e tyre.

5. Policia e Kosovës, pjesëtarët serbë të saj, do të kenë një afat kohor për t’u deklaruar se nuk marrin rrogë nga Qeveria e Serbisë dhe për ketë Qeveria e Serbisë duhet të ketë një vendim transparent.

6. Qeveria e Kosovës do të hap vendet vakante sipas procedurave e ligjeve të Kosovës dhe mund të aplikojnë ata që nuk kanë evidenca kriminale.

7. Pas këtyre, MPB e Kosovës do të emërojë komandantin rajonal të policisë.

8. Do të ndalet puna e gjykatave dhe prokurorive paralele.

9. Lëndët e gjykatave dhe prokurorive paralele do të dorëzohen përmes EULEX-it.

10. Institucionet e Kosovës KGJK dhe KP do të hapin vendet vakante për gjyqtar, prokuror dhe staf administrativ sipas ligjeve dhe procedurave të Kosovës.

11. Pas kësaj do të caktohet nga Gjykata e Apelit në Prishtinë paneli sipas natyrës së rasteve dhe divizioni në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

12. Zgjedhjet lokale në komunat në veri do të mbahen njëkohësisht në tërë Kosovës, sipas ligjeve të Kosovës dhe me lehtësim të OSBE.

13. Do të mundësohet lëvizja e lirë duke hequr barrikadat.

14. Do të themelohet grupi mbikëqyrës i implementimit të marrëveshjes i përbërë nga dy kryeministrat dhe Ashton.

15. Do të themelohen grupe punuese profesionale për implementim të secilës çështje të marrëveshjes, në veçanti për polici, drejtësi, asociacion, zgjedhje lokale.

16. Takimi tjetër pritet të mbahet në nivel kryeministrash dhe do të caktohen afatet kohore dhe do të nënshkruhet plani për implementim.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close