Publikuar me datën: Thu, Jun 10th, 2010

Petritsch: Kosova ka nevojë për një qeveri të pastër

Petritsch u bën thirrje institucioneve të Kosovës të luftojnë korrupsionin brenda vetes .
Ish i dërguari i BE-së për Kosovën, ambasadori Wolfgang Petritsch, ka deklaruar se Kosova ka nevojë për një qeveri të pastër dhe për politikanë që besojnë në rend dhe ligj, që sipas tij do të bënte që BE-ja dhe EULEX-i të ndihmojnë më shumë.
Në një intervistë me BBC-në, zoti Petritsch u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që ta luftojnë korrupsionin brenda vetes dhe gjithashtu elitës politike në Kosovë që të marrë barrën e luftës ndaj kësaj dukurie.
Ai tha se sa më pozitiv që të jetë imazhi i vendit aq më shumë rriten gjasat që ai të njihet ndërkombëtarisht në botë. Duke folur për bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, ambasadori Petrictsh tha se të dyja palët duhet të lëvizin për të gjetur një zgjidhje.
Sipas tij të dyja palët duhet të gjejnë një kompromis dhe atë t’ia propozojnë BE-së nëse duan t’i bashkohen asaj.
I pyetur nga BBC  nëse vendimi i GJND-së është një lloj parakushti për hapjen e bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit, Petritsch tha se nuk e dinte këtë, por nëse dikush mendon dhe beson se kjo do të mund të nxiste bisedimet, atëherë le të bëhet ashtu. Vendimi pritet të merret, por nëse ai do të mund të ndihmojë më shumë që të kuptohet më mirë problemi dhe për zgjidhjen, unë nuk e di. Ky është një vendim ligjor dhe është e qartë se do të jap një kontribut por nuk duhet të mbështetemi vetëm në këtë kur kërkojmë zgjidhje politike.

Petritsch po ashtu shfaqi shpresën se vendimi nuk do të jetë i paqartë dhe pret që ai të mos mbajë anën e askujt. “ Unë shpresoj dhe pres që të dyja palët ta kuptojnë se megjithëse ekspertët ligjorë mund të bëjnë shumë, megjithatë jeta e përditshme duhet të ndërtohet në nivelin e kontakteve politike. Mendoj se kjo është pjesa më e rëndësishme e kësaj. Duhet një lëvizje e të dyja palëve për të gjetur zgjidhje, ose të paktën të fillojnë të gjejnë një zgjidhje. Deri tani nuk ka pasur shumë përpjekje për të zgjidhur çështjet, që nuk mund t’u lihen vetëm ndërkombëtarëve dhe institucioneve ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Petritsch konsideron se bisedimet që pritet të zhvillohen duhet të përfshijnë një gamë çështjesh. Në fund të fundit këto janë bisedime të një rëndësie të lartë për jetën e përditshme; se si të jetojnë së bashku, si fqinj, pavarësisht nëse do të jetë ky një kufi mes tyre i njohur ndërkombëtarisht apo jo. Ne në Evropë kemi mësuar në vitet e kaluara që të merremi me këto çështje. Ka ende kufi të njohur ndërkombëtarisht, por në anën tjetër nuk ka probleme që të kalohen ata kufij. Ky do të duhej të ishte qëllimi kryesor i këtyre bisedimeve; si të lehtësohet jeta e njerëzve në rajon, si të bëhet më mirë për ata që janë drejtpërdrejt të prekur si në Serbi ashtu edhe në Kosovë.

Ish i dërguari i BE-së për Kosovën në bisedë me BBC-në ka mbështetur pikëpamjen  se marrëdhëniet ndërfqinjësore do të jenë parakusht për hyrje në BE, në kuptimin se vetë BE-ja nuk do t’i pranojë shtetet me probleme midis tyre.
“ Ne në BE kemi mësuar se çka do të thotë kur shtetet anëtare i bashkohen asaj pa e zgjidhur çështjet bilaterale. Qiproja është shembulli konkret. Qipro është anëtare e BE-së por problemi brenda vendit nuk ëhstë zgjidhur dhe Qiproja është ende një vend i ndarë. Prandaj u takon të dyja palëve, Prishtinës dhe Beogradit, që të gjejnë një kompromis dhe t’ia propozojnë BE-së nëse të dyjat duan t’i bashkohen asaj. Dhe të dyja pjesët e entitetit në rajon, kur të hyjnë në BE do të ulen në një tavolinë dhe duhet të bisedojnë me njëra tjetrën. Prandaj ato duhet të fillojnë të praktikojnë të flasin me njëra tjetrën, menjëherë, për të zgjidhur çështjet e hapura”, ka thënë Petrich.
Luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, tashmë e filluar nga Misioni evropian për sundimin e ligjit, Petritsch nuk e sheh si një kusht për të hyrë në bisedime, sepse korrupsioni është një çështje e përgjithshme gjithandej në rajon. Asnjë vend, përfshirë edhe vendet anëtare të BE-së, nuk është plotësisht i pastër nga korrupsioni. Por ne duhet të forcojmë veten që të luftojmë strukturat e korruptuara, në cilindo shtet, cilëndo qeveri dhe shoqëri. Në bazë të dëshmive është e qartë se ka një nivel të lartë të korrupsionit në Kosovë dhe kjo duhet të luftohet në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Ata duhet ta kuptojnë se pa luftimin e korrupsionit nuk do të mund të ndërtojnë një shtet të suksesshëm me qëllim që të konkurrojë në BE. Unë tani jam ambasador në OECD (Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim) në Paris, dhe këtu lufta kundër korrupsionit, kundër mit-marrjes siç e quajmë ne, është një prej çështjeve më të rëndësishme. Dhe vendet anëtare të OECD-së, që janë shtetet më të industrializuara, e kanë kuptuar disa vjet më parë se pa luftimin e korrupsionit nuk do të ketë sukses në zgjidhjen e çështjeve të tjera, qofshin ato ekonomike, sociale apo politike.
Ai gjithashtu ka  thënë se është në interesin më të mirë të  institucioneve të Kosovës   që ta luftojnë korrupsionin brenda institucioneve të veta.
Është një ndihmë nga jashtë kur EULEX-i e bën këtë, por EULEX-i është zgjidhja e fundit. I takon elitës politike në Kosovë, shoqërisë në Kosovë, mediave në Kosovë, që të sulmojnë korrupsionin kudo qoftë ai. Kjo sepse ai është një kancer në trupin e cilitdo shtet dhe shoqëri.
Kjo punë mund të jetë më e lehtë nga jashtë, që të identifikohet korrupsioni. “Por, për ta luftuar dhe mundur korrupsionin ka nevojë për mbështetjen e njerëzve që janë drejtpërdrejtë të prekur nga ai. Ju keni nevojë për një qeveri të pastër, keni nevojë për politikanë që, pa ndonjë dyshim, besojnë vërtetë në rend dhe ligj dhe unë besoj se kur ta keni një qeveri të këtillë dhe politikanë të këtillë, atëherë BE-ja dhe EULEX-i mund të ndihmojnë shumë. Por ju keni nevojë dhe unë shpresoj se publiku në Kosovë do të marr nismën e EULEX-it si një thirrje të sinqertë për të filluar zgjidhjen e kësaj çështjeje”, është shprehur Petrich, duke shtuar se sa më pozitiv që të jetë imazhi i vendit, aq më shumë rriten gjasat që ai të njihet ndërkombëtarisht në botë. Kjo në veçanti për një shtet si Kosova, që deri tani nuk është njohur universalisht, do të ndihmonte përfundimisht që të avancojë kauzën e njohjes së sovranitetit dhe atë ndërkombëtare.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close