Publikuar me datën: Thu, May 27th, 2010

Petersen: Flamuri i Kosovës së shpejti në OKB

Prishtinë, 27 maj   – Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 2010, në Universitetin Amerikan të Kosovës, Soren Jesen Petersen, ish-përfaqësues i OKB-së në Kosovë, tha dje se së shpejti flamuri i Kosovës do të valojë bashkë me flamujt e 192 shteteve të tjera anëtare të OKB-së. Kosova është vendi në të cilin i kam kaluar dy nga vjetët më të çmuara, tha ai. “Skeptikët në Evropë do të kuptojnë se kanë nevojë për ju më shumë se që ju keni nevojë për Evropën”, theksoi Petersen. “Puna juaj do të ndikojë në heqjen e imazhit negativ të konfliktit, korrupsionit dhe krimit për rajonin. Unë e njoh mirë popullin e Kosovës dhe e kuptoj se imazhet e tilla janë të padrejta. Unë e di se virtytet e shumicës po e paguajnë çmimin e lakmisë së një grupi të vogël të njerëzve”, vlerësoi Petersen.
Duke folur në këtë ceremoni Presidenti i Republikës Farmir Sejdiu tha se Kosova “sot është më afër standardeve bashkëkohëse duke u bërë pjesë e një tregu ndërkombëtar ku dominon cilësia dhe konkurrenca”, ndërsa për Universitetin Amerikan, tha se “ai bashkoi cilësi të larta të punës arsimore dhe kërkimore shkencore të profesorëve, asistentëve dhe studentëve”. Presidenti tha se shumë ekspertë të rinj nga Kosova dhe rajoni që janë fryt i këtij Universiteti janë bërë edhe kontribuues aktivë në zhvillimin e Kosovës dhe të rajonit. “Sot, kur më nuk ekzistojnë barrierat që ne si gjeneratë e mëhershme i kemi pasur, duam që të gjithë të rinjtë dhe të rejat tona të bëhen konkurrentë me moshatarët e tyre në Evropë dhe botë. Një popullatë e re dhe e arsimuar mirë do të jetë çelësi kryesor në realizimin e shumë reformave të nevojshme për zhvillimin e vendit tonë. Vetëm me kuadro të përgatitura me dije bashkëkohore do të mund t’i menaxhojmë vetë shumë projekte, të cilat çojnë në një prosperitet më të mirë për të gjithë”, theksoi Presidenti Sejdiu. Ndërsa ambasadori William Walker e cilësoi Petersenin si përfaqesuesin special të KB, më të suksesshëm në Kosovë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close