Publikuar me datën: Mon, Jun 17th, 2013

Peter Beyer të enjten në Bundestag. Teksti i plotë.

Peter Beyer të enjten në Bundestag. Teksti i plotë.

Paqja në Kosovë nuk është e vetkuptueshme. Është një bimë e brishtë, e cila duhet ujitur. Mirëpo pa ndihmë, konkretisht pa praninë e ushtarëve, të misionit të KFOR-it të Kombeve të Bashkuara, nuk mund të ketë siguri dhe shpresat që lidhen me paqen nuk do të ishin reale. Vetëm me ndihmën e e trupave ndërkombëtare mbrojtëse u arrit të evitohet në të kaluarën një gjakderdhje edhe më e madhe në Kosovë. Për punën e tyre shembullore për sigurinë dhe stabilitetin në të gjithë rajonin, ushtaret dhe ushtarët gjermanë në kuadër të trupave të KFOR-it dhe në shtete të tjera jashtë vendit meritojnë falënderimin tonë.
Qyteti i ndarë i Mitrovicës në veri të Kosovës ka pësuar në të kaluarën në mënyrë të përsëritur dhunë të motivuar etnikisht. Që nga fillimi i vitit atje ka pasur mbi 30 sulme me granata dore. Ende bllokohet EULEX-i, misioni i BE-së për shtetin ligjor. Si dhe më parë, nuk është e mundur liria e lëvizjes në masën e duhur.
Në mars të këtij viti kam qenë së bashku me disa kolegë në Beograd dhe më pas në Prishtinë. Atje jemi ulur dhe kemi biseduar edhe me shefin e EULEX-it rreth disa gjërave. Një shembull më ka mbetur shumë mirë në kujtesë: Ai na tregoi që nga dhjetë përpjekje për të çuar doganierët kosovarë në pikat kufitare me makinë dhe jo me helikopter – një variant shumë më i shtrenjtë – kishin dështuar tetë. Për shkak të kësaj përvoje ishin ndërprerë këto përpjekje.
Të nderuar kolegë, këto janë rrethana, të cilat po ashtu si deklaratat e kryeministrit serb Daçiç, e zbehin gëzimin edhe rreth zhvillimeve të shumta pozitive në rajon, të cilat nuk duhen lënë pa përmendur. Ai deklaroi që vetëm një Avis në samitin e BE-së në fund të qershorit qenka i pranueshëm për Serbinë. Nëse nuk jepet sinjal i gjelbër për fillimin e bisedimeve, atëherë nuk do të ketë as implementim të marrëveshjeve me Kosovën.
Dhe sikur të mos mjaftonte kjo ai shtoi: Kosova mbetet një provincë renegate e Serbisë. Këtë pozicion nuk e ndryshojnë as marrëveshjet e 19 prillit dhe 26 majit të këtij viti. Por edhe nëse do t’i miratohej Serbisë një datë konkrete, ajo nuk do ta njihte Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
Të nderuar kolegë, kjo retorikë, e motivuar me sa duket nga politika e brendshme, duhet të pushojë më në fund. Ajo është e padurueshme, është e tepërt dhe në fund të fundit nuk çon askund. Ajo çon ujë në mullirin e atyre që nuk janë të interesuar të ketë pajtim dhe afrim të rajonit me BE-në dhe janë në radhë të parë kundërshtarë të normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Mirëpo të nderuar kolegë, BE-ja nuk është pazar. Kjo duhet t’i bëhet e qartë njëherë e përgjithmonë udhëheqjes serbe.
Para dy ditësh pata rastin të pres këtu një delegacion kolegësh të parlamentit serb dhe të bisedoj me ta. Mua m’u shtrua pyetja: Çfarë mund të bëjmë ne si parlament serb që të na jepni një sinjal të gjelbër për një datë konkrete për fillimin e bisedimeve? Me kë duhet të bisedojmë? – Përgjigja e vetme e saktë për këtë pyetje është: Duhet bërë implementimi i marrëveshjeve të lartpërmendura të prillit dhe majit të këtij viti. Kjo është një detyrë e këtyre dy shteteve. Kush dëshiron të hyjë në BE, duhet të japë kontributin e tij.
Por që tani – këtë nuk dua ta hesht – Serbia çalon në planin e vet për implementimin e marrëveshjes së parë rreth parimeve për rregullimin e normalizimit të marrëdhënieve. Nga një sërë pikash po veçoj vetëm dy shembuj:
Së pari. Formimi i ekipit për menaxhimin e bashkësisë serbe në Kosovë do të duhej të kishte përfunduar deri në maj të këtij viti.
Së dyti. Edhe krijimi i transparencës së plotë rreth pagesave nga Beogradi për strukturat në veri të Kosovës duhej të kishte ndodhur deri në fund të majit; kjo gjë nuk ka ndodhur ende. Si datë e ardhshme është caktuar siç dëgjova 20 qershori. Mirëpo ne duhet të ndjekim me shumë kujdes se a do të respektohet kjo datë.
Prandaj unë them: Qeveria gjermane në samitin e BE-së më 27-28 qeshor do të duhej të pranonte vetëm në parim fillimin e bisedimeve me Serbinë, por jo para vitit 2014. Përveç kësaj, një datë konkrete për fillimin e bisedimeve mund të caktohet vetëm atëherë kur në mënyrë të dëshmuar, të plotë dhe esenciale të jenë përmbushur të gjitha detyrimet nga marrëveshja e datës 26 maj. Këtu hyn në radhë të parë shpërbërja e plotë e strukturave paralele ilegale sidomos në fushën e sigurisë dhe drejtësisë në veriun e Kosovës dhe në vend të tyre ndërtimi i strukturave të reja nën udhëheqjen kosovare. Së dyti formimi i bashkësisë së komunave të serbëve në Kosovë dhe së treti mbajtja e zgjedhjeve komunale të lira dhe të drejta në të gjithë Kosovën.
Por e gjithë kjo nuk duhet të na largojë vëmendjen nga fakti që duhet hartuar më në fund një koncept i përgjithshëm evropian për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Bashkimi Evropian mund të veprojë vetëm atëherë me kredibilitet në këtë rajon kaq të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejmë të kontinentit tonë, kur i gjithë Bashkimi Evropian të flasë më në fund me një gjuhë të përbashkët.
Prandaj nga ky vend apeloj, ashtu siç kam apeluar edhe herë të tjera, tek pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, që më në fund ta mbledhin veten dhe ta njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Ky hap është i vonuar dhe vetëm kështu Bashkimi Evropian do të ketë kredibilitet.
Të nderuar zonja dhe zotërinj, unë po përfundoj këtu dhe po ju lus që të miratoni kërkesën për zgjatjen e mandatit të KFOR-it.
Faleminderit shumë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close