Publikuar me datën: Wed, May 25th, 2011

Përveç mendjes dhe mençurisë, na duhet edhe urtësia tek ne Shqiptarët

Nga;Lek Mrijaj


Nga të gjitha vlerat e njeriut, thuhet se mendja është më së miri e shpërndarë në botë, sepse askush nuk ankohet se i mungon. Por, sado që të jemi të kënaqur me mendjen dhe inteligjencën tonë, realiteti i përditshëm na dëshmon të kundërtën: mbi pamundësitë, kufizimet intelektuale dhe marrëzinë tonë, e mos të flasim për urtësinë, e cila ndoshta edhe nuk ekziston fare.
Sa herë që e vrojtoj këtë hapësirë tonë politike, ekonomike, morale… në të cilën gjendemi sot, gjithnjë më shfaqet si dyshim ajo dhunti sfiduese e ndërgjegjes sime intelektuale: mos vallë mençuria e jonë e lashtë e trashëguar si popull gjer më tani s’është shprehur, apo …ndoshta nuk e kemi pasur fare? Dashtë Zoti që të jetë kjo e para, por si po na shkojnë punët, kam frikë se përgjigja adekuate është vetë pjesa e dytë e dyshimit?! Mendimtari i madh grek, Sokrati, para shumë shekujsh thoshte: “Unë di aq sa s’di asgjë”. Një “i mençur” i yni, përkundrazi beson se di çdo gjë dhe për këtë është në gjendje që me orë të tëra t’ju bindi për njohurinë e vetë që ka nga të gjitha lëmenjtë e jetës: shkencë, politikë, sport, kulturë…Vaj halli, nëse rastësisht në këto tentime të këtij “të mençuri” provoni t’i kundërviheni. Dihet se çka do t’ju gjej! Menjëherë do të pasoj reagimi i ashpër emocional, besa edhe në shumicën e rasteve ofendues – “ju jeni askush”, “ju nuk dini asgjë”… , e mo Zot, ndoshta edhe ndonjë gjë tjetër… S’ke se çka t’bësh! Kështu e kemi ne shqiptarët. Të gjithë jemi njëfarë dore, “UNIVEZALISTA” dhe “ENCIKLOPEDISTA”!?? Sido që të jetë, pajtohemi të gjithë se, tani para nesh si kosovar është sprova më e madhe historike dhe dhashë Zoti, që mençurinë tonë të cilës gjithmonë i kemi besuar se e kemi, ta shfrytëzojmë pikërisht në këto raste vendimtare. Por, pak dyshoj! Sepse, sikur të gjykojmë me gjendjen e mendjes tonë të tashme, nuk duhet të shpresonim edhe aq shumë. Por, nëse mbi të gjitha, si vendimtare, do të dominoj instinkti kolektiv shekullor i popullit tonë, ndërtuar përherë mbi trimërinë, moralin e shëndosh, drejtësinë dhe dinjitetin, atëherë lirisht mund të thuhet se ka shpresa. Por, në këtë kohë që gjendemi ne sot, edhe sikur të kishim shumë mend, nuk do të na mjaftonte. Sepse, përveç mendjes dhe mençurisë, na duhet edhe urtësia. Po, po! Edhe URTËSIA! Sepse këto të dyja në mes veti janë tejet të kundërta. Me dijeni nënkuptojmë, që nga njohja dhe mbajtja në mend e shumë të dhënave e shënimeve që na ofrohen në çdo çast, e gjeri tek intelekti që na formon si intelektual. Fatmirësisht, këso “dijetar” kemi mjaft dhe në çdo vend, e më së shumti aty ku vendoset nga lartë – NË PUSHTET. Mos vallë mu për këtë e kemi gjendjen ashtu siç e kemi? Jemi aty ku jemi?! E URTËSIA? Çka është urtësia? Urtësia është shumë më e lartë se vetë intelekti dhe tërë mençuria së bashku. Ajo vendos shpejtë dhe drejtë. S’ka gabime dhe nuk frikësohet nga askush, e më së paku nga vetja. Është aftësia e Zotit e ndërtuar gjatë dhe me vrojtim të qartë në rrjedhën e gjërave. Ajo i gjen shkaktarët në pasoja, dallon realitetin nga iluzionet, vlerëson saktë ç’është patjetër për momentin, është e panënshtrueshme para emocioneve dhe instinkteve momentale. Nuk është egocentrike dhe në gjykime është tejet e shpejtë dhe e qartë. Në të s’ka kokëfortësi, por vendosmëri, nuk është imponuese dhe zëdhënëse, por është e patjetërsueshme, sepse në vete përmban forcën e madhe të realitetit. Urtësia sot na nevojitet shumë dhe më së tepërmi, por ku ta gjejmë atë? A ekziston? E k z i s t o n! Por, jo në vendet ku vendoset. Ajo nuk gjendet aty, sepse nuk di të vardiset, nuk imponohet dhe as lajkaton, prandaj edhe me arsye të plotë nuk është në pushtet ku ne jemi mësuar ta kërkojmë. Fare nuk është çudi pse ajo nuk është në pushtet, por duhet të jetë çudi pse pushteti nuk i këshillon ata që e kanë këtë aftësi, së paku për të pasur edhe me se të lavdërohen si zakonisht, se urtësia e dikujt është e tyre. Së fundi, do t’ju shpalos edhe një frikë që më mundon: sikur sot të kishim votuar në mes të “mençurit” tonë, i cili na bind se di çdo gjë, dhe atij të urti të lashtë që mendonte se di aq sa s’di asgjë, sigurisht se do të fitonte ky i pari. Sepse, ai është më i afërt, më i kuptueshëm, më praktik dhe më i kapshëm për ne… Sepse ai është pjesë e realitetit tonë…

 

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close