Publikuar me datën: Fri, Mar 19th, 2010

Përurohet libri “Shëtitje me Azemin”

“www.mitrovica.se”Pejë, 19 mars-Pesëdhjetë e nëntë shkrime të autorëve të ndryshme janë përmbledhur në librin “Shëtitje me Azemin”, të autorit Smajl Smaka, botim ky që u përurua të mërkurën në Pejë.
Shkrimtari dhe publicisti shqiptar, bashkëkohës dhe bashkëvendës i Azem Shkrelit,
Ramiz Kelmendi, i emocionuar për jetën, krijimtarinë por edhe librin e Smakës, është shprehur se do të vdiste shumë i qetë sikur ndokush të arrinte të botonte një libër si kjo e Smakës për Azemin. 
“Do të vdisja sot i qetë, sikur dikush të arrinte të botonte një libër të kësaj vlere gjithëpërfshirëse, e cila do të më kushtohej mua dhe punës sime krijuese për shumë decenie”, ka thënë Kelmendi. Ai ka vlerësuar se Shkreli do të mbetet njeri i majave të
arteve, kulturës, pjekurisë dhe mendimit.  “Me njerëzit si Azemi duhet të mburremi, pasi deri më tani nuk kemi pasur njerëz të përmasave të tij. Jam me fat që isha bashkëvendës me të, krijues i së njëjtës epokë, mik i fjalës së tij të shkruar”, ka thënë Kelmendi.
Për poetin ka folur edhe Hajdar Mekaj, i cili poetin rugovas e ka cilësuar dashamirës me të tjerët, intelektual të madh, që diti të jetonte në mënyrë të përgjegjshme në kohë jo të mira, pastaj shkrimtari Sejdi Berisha, i cili për Shkrelin ka thënë se “njerëz të tillë i mungojnë kohës sonë, prandaj ne duhet t’i afirmojmë dhe të krenohemi me ta, sepse  ata tregojnë madhështinë tonë kulturore e historike”,
Aktori dhe shkrimtari Nimon Muçaj ka kujtuar takimet me Azemin në kohën e përurimit të romanit “Karvani i bardhë”, ndërsa autori i librit, Smajl Smaka, ka thënë se qëllim kishte përshkrimin e figurës së Shkrelit nga njerëz që kishin ndarë një pjesë të jetës
me të. 
Libri “Shëtitje me “Azemin” ka parë dritën një muaj më parë. Është botuar nga
shtëpia botuese “Onufri”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close