Publikuar me datën: Fri, Mar 25th, 2011

Përmasa alarmuese të korrupsionit në Kosovë

Prishtinë, 24 mars – Dukuria e korrupsionit me e përhapur mbetet te ndërmarrjet publike, pasuar nga qeveria, pushteti lokal dhe gjykatat, tregon raporti për vitin 2010 i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), sipas të cilës vlera materiale e lëndëve të përcjella në prokurori e kalon shifrën prej 10 milionë euro.
Drejtori i AKK-së, Hasan Preteni në një konferencë për media të enjten, ka prezantuar “Raportin vjetor 1 janar deri më 31 dhjetor 2010”, duke përmendur edhe njëherë që nuk po luftohet dukuria e korrupsionit nga institucionet përkatëse.
Sipas tij vlerësimi i përgjithshëm është se progres në luftën kundër korrupsionit ose në angazhimet në parandalimet e korrupsionit janë shumë të pakta dhe nuk ka një progres të dukshëm. Preteni ka thënë se gjitha raportet në fushën e sundimit të ligjit japin një pasqyrë që veprat penale të korrupsionit përbëjnë numrin më të vogël të veprave të hetuara nga organet e ndjekjes, por njëkohësisht përbëjnë edhe veprat penale që më së paku janë shqiptuar dënime.
Ai ka theksuar se nga 430 raste të lajmëruara nga qytetarët për raste të korrupsionit, për 139 prej tyre kanë nisur hetimet, ndërkohë që institucionet më të korruptuara mbesin ndërmarrjet publike, qeveria, pushteti lokal dhe gjykatat, raporton Kosovapress.
“Kemi numër 430 raste që kanë kontaktuar agjencinë, nga ky numër agjencia në 139 raste ka gjetur raste për të filluar hetimet, një pjesë e tyre është përcjellë në prokurori dhe them që prapë mbesin institucionet më të atakuara për veprimet dhe aktivitete korruptive mbesin prapë kësaj radhe në vend të parë ndërmarrjet publike, është një sërë mekanizmash jo vetëm ndërmarrjet publike që tani e kanë statusin e ndërmarrjeve publike, por janë ato ndërmarrje që i shpenzojnë paranë publike për misionin e tyre dhe statusin e tyre ende nuk e kanë të definuar. Më pastaj vjen qeveria me 44 raste, pushteti lokal 28 dhe gjykatat 17”, ka thënë Preteni.
Ai ka shtuar se nga 29 raste të kallëzimeve penale janë dërguar në prokurori, ndërsa vlera e këtyre lëndëve kapin vlerën 10 milionë euro.
Nga 201 kallëzime penale prej tyre 44 kanë përfunduar në Prokurorinë e EULEX-it, 157 janë institucioneve vendore nivele të ndryshme. Nga ky numër i përgjithshëm i kallëzimeve penale 59 raste atakohet qeveria, 48 raste ndërmarrjet publike, në 45 raste gjykatat, në 43 raste pushteti lokal, në pesë raste prokuroria dhe një rast ka qenë për kuvendin.
Informatat kthyese nga prokuroritë 86 raste hetohen në aspektin penal, 11 raste konkrete arrestime dhe ngritje aktakuzash, 61 raste janë hedhë dhe në 43 raste nuk ka informacion kthyes. Ndërsa numri i përgjithshëm i zyrtarëve të atakuar në këto 201 kallëzime penale e kalon mbi 650 zyrtarë.
I pyetur nga mediat se ka pas presione nga qeveria e vendit, Preteni ka mohuar një gjë të tillë. Ndërsa në lidhje me deklarimin e pasurisë së presidentit të vendit, Behgjet Pacolli, drejtori Hasan Preteni ka dhënë siguri që gjithçka do të bëhet publike.
Të gjithë ata zyrtarë që kanë marrë detyrat e reja afatin e fundit për deklarim të pasurisë e kanë 22 prillin.
Preteni ka thënë se numri i zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë është në rritje rreth 1560, duke u bërë një praktikë që të presin ditën e fundit për të deklaruar.
I pari i AKK-së ka përmendur po ashtu që Ministria e Administratës Publike ka kërkuar ndihmën e AKK-së për hetimin e 9 tenderëve me shifra të larta në këtë ministri.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close