Pergjigjeje per Drejtorin e Agjencise per Menaxhimin e Komplekseve Memoriale te Kosovës Nga deputetja Ganimete Musliu

Pergjigjeje per Drejtorin e Agjencise per Menaxhimin e Komplekseve Memoriale te Kosovës
I nderuar Z. Blakaj, për çudi, me erdhi mirë që reaguat kaq shpejt. Fundi i fundit qëllimi im nuk ishte te gjuaj në turmë por të gjuaj pikërisht në ata të cilët marrin detyrat dhe nuk qajnë kokën më për përmbushjen e tyre, pa marre parasysh nëse ata persona quhen Blakaj apo kushdo tjetër. Sa i përket pyetjes tuaj z. Blakaj se kur kam qenë për herë të fundit në Morinë, ju informoj juve dhe… opinionin se ne Morine jam shume me shpesh se Ju per te mis thene nje here ne javë. Shkoj e vizitoj dhe me dhemb ne shpirt kur shoh gjithë ata emra te skalitur aty te cilët në çdo moment na therrasin në ndërgjegje të jemi të përgjegjshëm me punën, me shoqërinë me jetën me LIRINË. Ata emra z. Blakaj nuk janë çmim i vogël, prandaj fjalën time nuk do duhej ta merrnit personale sepse këtu ka të bëjë me çështjen, me situatën faktike e jo me sedrën tuaj i nderuar. Sa i përket pyetjes tuaj se ku isha unë para dy vitesh kur ndodhi Vandalizmi ne këtë Kompleks, z. Blakaj, ju rekomandoj juve tani te informoheni me mirë para se të flisni sepse me te vërtetë Burrave nuk ju shkon te flasin me emocione. Megjithatë sa për informimin tuaj z. Blakaj, e potencova edhe dje ne Kuvend se edhe atë kohe kam qenë shume në ngjarje për çka kam shprehur edhe indinjatën time si qytetare dhe deputete edhe per Kompleksin e Marines besa edhe per dy Memoriale tjera njera ne Komunen e Vushtrise e njera ne Komunen e Podujevës. Këtë mund ta verifikoni permes transkripteve te Kuvendit.
Kurse sa i përket gjuajtjes se topit sa mbi Agjencinë sa mbi Ministrinë përkatëse, mund të them vetëm kaq: juve z. Blakaj ju ftoj ne debat publik se bashku me Ministrin Dardan Gashi në mënyrë që të keni mundësinë ta informoni opinionin si duhet. Jepjani punëve emrin zotëri, sepse po e përsërisë edhe njëherë është turp që ky memorial dhe secili Memorial tjetër në këtë vend të lihen në duar dhe mëshirë të fatit. Kjo është esenca e fjalës time e jo sedra juaj apo e kujdo tjetër.
Fjala ime dje ne Kuvend nuk do duhej t´ju shqetësonte sepse ishte vetëm një apel njerëzor, nuk ishte akuze as fajësim por pasi qe veç ke shkrep me fjalë të urta edhe unë po ju kthej z. Blakaj kësaj i thonë: “kush ka mizën nën kapuç, atij edhe i kruhet koka të parit”. Me respekt