Publikuar me datën: Wed, Aug 10th, 2011

Përgënjeshtrohet Thaçi, s’ka doganierë në pikën 31

Prishtinë, 10 gusht – Faktori ndërkombëtar ka përgënjeshtruar të martën kryeministrin Hashim Thaçi, që prej ditësh ka deklaruar se në vendkalimin kufitar G31 në Bërnjak ndodhen oficerët doganorë. Doganierë nuk ka as në G31 dhe as në G1 në Jarinjë, shkruan sot “Koha Ditore”.Një zyrtar i lartë i KFOR-it e ka konfirmuar këtë për gazetën. Ai ka folur në kushte anonimiteti.

“Në portat kufitare në Jarinjë dhe në Bërnjak nuk ka staf të doganave, prej se hapësirat ku ndodhen këto porta KFOR-i i ka shpallur zona të kufizuara ushtarake”, ka thënë ky zyrtar i lartë i KFOR-it. “Në këto pikëkalime nuk ka qarkullim mallrash dhe nuk ka nevojë as për doganierë”.

Pas më shumë se tre vjetësh prej kur ishin detyruar të linin këto porta kufitare, doganierët kosovarë ishin kthyer më 25 korrik me mbështetjen e njësive speciale të Policisë, ROSU. Kryeministri Thaçi kishte dhënë autorizimin për të marrë në kontroll pikat doganore, në të cilat nuk zbatohej vendimi i Qeverisë për aplikimin e një mase reciprociteti me Serbinë që kishte për efekt bllokimin e mallrave për ta kaluar kufirin.

Prej kësaj kohe mallra komerciale nuk janë lejuar të hynin, ndërsa pasi serbë lokalë demoluan dhe dogjën pikën kufitare 1 në Jarinjë dhe tentuan ta bënin të njëjtën gjë edhe në atë 31 në Bërnjakë, KFOR-i i pati shpallur zona të kufizuara ushtarake dhe mori kontrollin mbi to.

Një burim brenda Doganave të Kosovës ka treguar një detaj tjetër për mungesën e zyrtarëve doganorë në dy vendkalimet në kufirin me Serbinë. Ka thënë se KFOR-i ka refuzuar ta bëjë transportimin e oficerëve doganorë deri në vendkalimin kufitar G31, siç e kishte bërë në ditët e para të zbatimit të vendimit të kryeministrit. Autoritetet vendëse vetë nuk mund të sigurojnë transportin, për shkaqe sigurie.

Zyrtarisht nuk ka folur kurrkush në Dogana, sa i takon prezencës së ekipeve të tyre në portat kufitare që qenë bërë shkak për tensionimin e situatës në veri. Zëdhënësi Adriatik Stavileci ka refuzuar të pranojë në zyrë ekipin e gazetës, e po ashtu nuk u është përgjigjur telefonatave dhe as pyetjeve të adresuara gjatë ditës në e-mailin zyrtar.

Të enjten e shkuar, kur kamionë me mallra me destinacion humanitar patën hyrë në Kosovë nëpërmjet këtyre portave kufitare, ai ka treguar se nuk ka pasur doganierë në porta për të parë origjinën e mallrave.

“Aktualisht Doganat e Kosovës nuk kanë oficerë doganorë as në pikën 1 e as në atë 31”, pati konfirmuar Stavileci. “Është KFOR-i ai që ka marrë përsipër t’i ndalojë mallrat komerciale që hyjnë nga Serbia përmes këtyre dy portave”.

As doganierë të EULEX-it nuk ka në këto pika.

“Prej kur i ka marrë në përgjegjësi KFOR-i të dyja portat kufitare, doganierë të EULEX-it janë tërhequr”, ka thënë të martën Blerim Krasniqi, një nga zëdhënësit e EULEX-it. “Ata më nuk janë kthyer”.

Komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, ka arritur të premten e shkuar t’i bindë autoritetet në Prishtinë dhe Beograd, për t’i dhënë zgjidhje të përkohshme situatës së tensionuar në veri të Kosovës, e krijuar pas tentimit të Qeverisë për të vendosur doganierët në G1 e G31. Marrëveshja ka bërë që në këto dy porta të mos mund të hyjnë mallrat nga Serbia, që ishte synim i Qeverisë së Kosovës kur ndërmori aksionin policor për të dërguar doganierë në to, por në to edhe të mos ketë as oficerë doganorë. Është ky kompromisi i përkohshëm që kanë bërë palët për periudhën deri më 15 shtator.

Pavarësisht kësaj, kryeministri Thaçi ka thënë të kenë mbetur doganierë në G31. E ka thënë këtë ditën kur ka publikuar marrëveshjen me KFOR-in, dhe e ka përsëritur një ditë më parë në një intervistë dhënë radios Zëri i Amerikës.

Kur e ka prezantuar në Qeveri marrëveshjen me komandantin e KFOR-it, ka thënë se “ky mirëkuptim i përbashkët pra parasheh zhbllokimin e të gjitha rrugëve për nënpikat kufitare 1 dhe 31, largimin e të gjitha barrikadave. Pastaj, mbajtjen e gjendjes së tanishme në pikat 1 dhe 31. Në pikën 1 janë vendosur KFOR-i amerikan dhe do të krijojë kushte të mirëmbajtjes dhe të krijimit të kushteve për punë për Policinë e Kosovës, EULEX-it dhe doganierët e Kosovës”. “Ndërsa në pikën 31 janë prezentë trupat e NATO-s, janë Policia e Kosovës dhe doganierët e Kosovës”, ka shtuar ai.

“Në pikën 31, po. Ndërsa me krijimin e kushteve për punë, do të ketë edhe në pikën 1”, i është përgjigjur kryeministri Thaçi pyetjea se “a ka doganierë sot, për shembull, në vendkalimet kufitare”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close