Publikuar me datën: Fri, May 7th, 2010

Përgatitet terreni për futjen e kapitalit privat në “Trepçë”

Prishtinë, 7 maj – Ministria e Energjisë dhe e Minierave deri në fund të qershorit ka bërë të ditur se do t’i paraqesë Qeverisë së Kosovës opsionet për ristrukturimin e ndërmarrjes “Trepça” dhe futjen e sektorit privat në këtë ndërmarrje. Ky propozim do të bëhet në kuadër të Grupit punues të formuar për ristrukturimin e sektorit minerar në Kosovë nga Ministria e Energjisë dhe e Minierave. Zëvendësministri i MEM-it, Blerim Rexha, i cili e udhëheq këtë grup punues, ka thënë se për Qeverinë do të përgatitet një propozim integral me disa opsione të vlerësuara mirë për mundësitë për ristrukturimin e kompleksit “Trepça” ashtu që ai të përgatitet për të tërhequr investime private në kuadër të partneriteteve publiko-private.
“Pas privatizimit të ‘Ferronikelit’ dhe dy minierave të magnezitit në Magurë dhe Strezovc, si dhe komercializimit të ‘Sharrcemit’ dhe problemet që i kanë shoqëruar ato, sektori minerar në Kosovë ka nevojë jetike për ristrukturim dhe përgatitje për tërheqje të investimeve private në formën e partneriteteve publike-private, siç edhe parashikohet në programin e qeverisë”, ka thënë Rexha.
Që nga viti 2006, kompleksi “Trepça” vazhdon të mbetet nën vendim të moratoriumit të dhënë nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës, sipas kërkesës së Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit. Ky vendim nënkupton se ky kompleks duhet t’i nënshtrohet procedurës së riorganizimit, në përputhje me procedurat e përcaktuara me Rregulloren e UNMIK-ut 2005/48 mbi riorganizimin dhe likuidimin e ndërmarrjeve nën autoritetin administrativ të AKP-së. Në kuadër të ristrukturimit, Rexha ka thënë se do të bëhen edhe hulumtime të mëtejme për t’i ofruar investitorëve potencialë një hartë të pasurive minerare të Kosovës.
“Kosova ka një potencial të konsiderueshëm të mineraleve të dobishme me vendburime me rezerva të mëdha të qymyrit, hekurit, nikelit, plumbit, zinkut dhe argjendit. Në Kosovë janë zbuluar gjithashtu edhe paraqitje dhe vendburime të kromit, boksitit, bakrit, manganit, magnezit, si dhe shumë minerale të tjera, të cilat mund të rivlerësohen për t’i përmbushur standardet e klasifikimit ndërkombëtar. Hulumtimet duhet të shtohen dhe zgjerohen”, ka thënë ai.
Sipas Rexhajt, kohëve të fundit është vënë re rigjallërimi i guroreve të vogla. Për më tepër, siç ka thënë ai, ngritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare të mineraleve jep perspektivë të mirë për zhvillim, punësim dhe rritje ekonomike në disa segmente të kompleksit “Trepça” dhe në miniera tjera në Kosovë.
Sektori minerar në Kosovë ende rregullohet sipas rregulloreve nga koha e qeverisjes së UNMIK-ut, përfshirë Rregulloren me nr. 2005/2 mbi themelimin e Komisionit të Pavarur të Minierave dhe Mineraleve (KPMM) dhe Rregulloren me nr. 2005/3 mbi “Minierat dhe Mineralet në Kosovë”. Qeveria e Kosovës vitin kaluar ka miratuar Projektligjin për miniera, dhe strategjinë minerare të Kosovës 2010-2025.
Grupi punues për ristrukturimin e sektorit minerar deri tani ka mbajtur dy takime dhe është pajtuar që fillimisht të krijohet një “data room” i përbashkët për të gjithë pjesëmarrësit.
“Qëllimi kryesor i grupit punues është që të përgatisë një platformë të detajuar dhe të argumentuar të hapave që duhet të ndiqen për të ristrukturuar sektorin minerar dhe në veçanti kompleksin “Trepça” për ta zhvilluar atë me investime private në formën e partneriteteve publike-private”, ka thënë Rexha.
Grupi Punues do të ketë si detyra kryesore që të identifikojë, të vlerësojë potencialet ekonomike të aktiviteteve fitimprurëse të kompleksit “Trepça”, t’i identifikojë problemet dhe pengesat për ristrukturimin dhe zhvillimin e “Trepçës”, t’i identifikojë opsionet për ristrukturimin e “Trepçës”, në mënyrë që të kërkohet korporatizimi i atyre bizneseve të cilat do të mund të zhvilloheshin me sukses me anë të investimeve, si dhe të propozojë për MEM-in dhe Qeverinë një plan konkret të masave dhe aktiviteteve që duhet të merren nga Qeveria, AKP-ja dhe Kuvendi për ta mundësuar ristrukturimin e “Trepçës”, shoqëruar ky plan me afatet kohore për realizimin e aktiviteteve dhe institucionet përgjegjëse përkatëse.
“Në kuadër të Task Forcës, të përgatitet për Qeverinë një propozim integral me disa opsione të vlerësuara mirë për mundësitë për ristrukturimin e kompleksit “Trepça” ashtu që ai të përgatitet për të tërhequr investime private në kuadër të partneriteteve publiko-private”, ka thënë Rexha.
Ai ka thënë se grupi punues do të vlerësojë edhe mundësitë dhe do të përgatisë studimet e nevojshme ekonomike dhe mjedisore për arritjen e partneriteteve publiko-private, duke filluar nga bizneset me potencial të qartë fitimprurës të kompleksit “Trepça”, por edhe të atyre jashtë tij.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close