Publikuar me datën: Thu, Aug 21st, 2014

PËRFUNDOI SEANCA, PRITET VENDIMI I KUSHTETUESES

( E plotësuar) Përfundoi seanca në Gjykatën Kushtetuese ku përfaqësuesit e PDK-së, LDK-AAK-NISMA-s dhe Vetëvendosjes paraqitën argumentet e tyre.

Në Gjykatën Kushtetuese u zhvillua seanca dëgjimore, sipas kërkesës së dorëzuar nga PDK-ja e cila konteston seancën konstituive të 17 korrikut dhe votimin e Isa Mustafës për kryetar të Kuvendit. Argumentet në emër të PDK-së i paraqiti Arsim Bajrami, i cili paraprakisht theksoi se PDK-ja do ta respektojë çfarëdo vendimi që do të marrë Gjykata Kushtetuese lidhur me këtë rast. Bajrami theksoi se ka pasur vazhdimisht shkelje edhe në seancën konstituive por edhe në mbledhjen përgatitore nga ish Kryesia dhe nga ish kryetari i Kuvendit.

“Kryesia e kaluar e ka shkelur nenin 67.7 duke e future në një mbledhje teknike edhe një pikë atipike për këtë mandate, njoftimin për themelimin e grupeve parlamentare që nuk është nën juridiksionin e kryetarit të legjislaturës së kaluar”, tha Bajrami.

Me shumë shkelje sipas tij, është përcjellur edhe seanca konstituive, e cila do duhej të ishte solemne dhe festive, por që sipas Bajramit ka dalë jashtë të gjitha praktikave parlamentare të Kosovës por edhe evropiane. Ai theksoi se PDK-ja është grupi më i madh dhe kjo është verifikuar nga Komisioni për verifikimin e mandateve, dhe se PDK-së i takon propozimi për kryetarin e Kuvendit.

“Ne kërkojmë që Gjykata Kushtetuese ta shpallë jokushtetuese zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, si për nga procedurat e ndjekura, si për nga përmbajtja. Gjykata të konstatojë se grupi më i madh parlamentar ëshët ai i PDK-së me 37 deputetë i verifikuar edhe nga komisioni ad hoc. Gjykata të konstatojë që e drejta e PDK-së për ta nominuar kryetarin e kuvendit është e patjetërsueshme dhe nuk mund t’i kalojë asnjë grupi tjetër parlamentar”, tha Bajrami.

Vjosa Osmani në emër të bllokut LDK-AAK-Nisma paraqiti kundërargumentet, duke mbrojtur kushtetutshmërinë e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës dhe votimin për kryetarin e Kuvendit. Ajo kërkoi nga Gjykata Kushtetuese që mos të merret me kërkesën e PDK-së, ngase tha se është jashtë juridiksionit të Gjykatës Kushtetuese.

“Kërkojmë që kërkesa e deputetëve të PDK-së është e papranueshme, sepse nuk është në përputhje me kushtetuese dhe nën 2 nëse kjo gjykatë të vendos ta shpallë kërkesën e papranueshme, dhe kërkojmë që zgjedhja e kryetarit të Kuvendit ishte kushtetuese”, tha ajo.

Duke kërkuar një vendim të drejtë, Osmani ia kujtoi kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani një analizë të Komisionit të Venedikut të bërë në vitin 2011, ku thuhet se ndarja e pushteteve sa u përket Gjykata Kushtetuese sidomos në vendet e tranzicionit është ndër parimet kryesore.

“Një gjyqtar kushtetues i cili respekton ndarjen e pushteteve dhe ndarjen në mes të legjislaturës në njërën anë dhe kontrollit gjyqësore në anën tjetër, duhet taketë parasysh një parimin thelbësor dhe ai është legjitimiteti demokratik i vendimeve të Kuvendit. Në rastin konkret ky legjitimitet buron nga 2/3 e deputetëve”, tha Osmani.

Edhe Osmani por edhe kolegët e saj, Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje dhe Ardian Gjini nga AAK-ja kanë mbrojtur qëndrimet se kërkesa e PDK-së, nuk ka bazë për t’u trajtuar nga Gjykata Kushtetuese. Haxhiu theksoi se kërkesa e PDK-së nuk ka mbulesë juridike, pasi nuk janë shterrë të gjitha mjetet juridike para se çështje të shkojë në Kushtetuese.

Por, Arsim Bajrami nga PDK-ja theksoi se kërkesa ka bazë kushtetuese dhe se interpretimi i vendimeve të Kuvendit nga Gjykata Kushtetuese nuk mund të konsiderohet ndërhyrje në sovranitetin e Kuvendit, ngase Kushtetuesja e ka për obligim që të kujdeset për mbrojtjen e kushtetutshmërisë së vendimeve.

Seanca dëgjimore ka vazhduar me replika mes përfaqësuesve të partive politike, sidomos për çështjen se cili është grupi më i madh parlamentar, ndërsa secila palë ka insistuar në të drejtën e vetë duke dhënë argumente të ndryshme. Nga ana e anëtarëve të Gjykatës nuk pati ndonjë pyetje për palët. Pas dëgjimit të argumenteve nga të dyja palët, Gjykatës Kushtetuese i mbetet që të marr vendimin, sa i përket kontestimit që PDK-ja i bën zgjedhjes së Isa Mustafës kryetar të Kuvendit të Kosovës në seancën e 17 korrikut.

…….

Enver Hasani ka mbyllur seancën dëgjimore, duke thënë se Gjykata duhet të tërhiqet në votim dhe palët do të njoftohen përmes faqes zyrtare të Gjykatës Kushtetuese.

Seanca ka zgjatur rreth një orë e gjysmë, ku përfaqësuesit e subjekteve kanë paraqitur argumentet dhe kundër argumentet e tyre.

Kryetari i Gjykatës vazhdimisht e ka ripërsëritur se kërkohet vetëm argumente juridike dhe asgjë tjetër.

Hasani ua tërheq vërejtjen deputetëve 

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani u ka tërhequr vërejtjen deputetëve që po paraqesin faktet e tyre në seancën që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese.

Ai iu është lutur atyre që të mos e gjuajnë njëri-tjetrin me fjalë, duke iu referuar fjalëve të Arsim Bajramit i cili tha se thirrja e Vjosa Osmanit ishte hipokrite.

Bajrami: Bajrami: Osmani bëri thirrje hipokrite 

“Thirrja në popull e Vjosa Osmanit ishte thirrje hipokrite”, ka thënë Bajrami, duke iu referuar deklaratës se vullneti i popullit ishte shprehur edhe ne seancën konstituive.

Bajrami ka thënë se themelimi i grupeve parlamentare bëhet në fund të seancës konstituive.

Ai ka thënë se mandati i deputetëve është i partive politike.

Gjini: Mandati është i deputetëve, jo i partisë 

Nënkryetari i AAK-së, Ardin Gjini, ka thënë se nenet të cilave po u referohet Arsim Bajrami nuk ka të bëjë me ulëset por me mandatet e deputetëve dhe se pyetja se cili është grupi më i madh parlamentar është i thjeshtë dhe përcaktohet nga numri.

“Grupi më i madh është ai grup që ka një deputetë më shumë”, ka thënë Gjini.

“Mandati është i deputetëve jo i partisë”, ka thënë ai.

Sidoqoftë, Gjini ka kërkuar interpretim nga Gjykata se i kujt është mandati i deputetëve.

Haxhiu: Seanca shkoi sipas rregullave 

Përfaqësuesja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, tha se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka shkuar në bazë të rregullave. Ajo poashtu theksoi se  kërkesa e PDK-së nuk ka mbulesë juridike. Sipas Haxhiut,   Gjykata Kushtetuese s’është e autorizuar të bëj interpretime të Grupeve Parlamentare dhe as të interpretojë Rregulloren e Kuvendit të Kosovës.

Osmani: Deputeti ka mandat të lirë 

Përfaqësuesja e bllokut LDK-AAK-Nisma, Vjosa Osmani në argumentet e saj në seancën dëgjimore në Gjykatën e Kushtetuese tha se kërkesa e PDK-së nuk ka të bëjë me kushtetutshmërinë por me rregullore të Kuvendit. Ajo ia kujtoi gjykatësve të kësaj Gjykate se ata më parë nuk janë përzierë në rregulloret e Kuvendit e as në vendimet e kryesisë. Osmani kërkoi nga Gjykata Kushtetuese të vendos që kërkesa e PDK-së është e pa pranueshme,  se nuk është në përputhje të Kushtetutës thotë se vendimi i zgjedhjes së kryetarit ishte kushtetuese.

Duke përmendur ato që thuhen në kërkesën e PDK-së, tha se të gjithë janë të rregulluara në rregullore të Kuvendit. Osmani e pamendi se si Grup parlamentar, quhet ai që së paku 6 deputetë njoftojnë më herët për këtë. Osmani përmendi rastin e grupi 6+ e edhe atë të Lista Srpska, dhe sipas saj, nuk mund të bëhet grupi parlamentarë para zgjedhjeve.

Osmani  rikujtoi se askund nuk thuhet se kur fillon ushtrimi i funksionit të deputetit, ndryshe që kur humbet mandati është e sqaruar.

Deputeti ka mandat të lirë sipas Osmanit, e jo detyrues.

“Dallon grupi parlamentar me koalicionin. E nuk është e drejtë që parashtruesi i kërkesës të flet për të dyja si një. Grupet parlamentare nuk certifikohen para zgjedhjeve”, tha Osmani.

Sa i përket vendimit të kryesisë së Kuvendit, Osmani tha se Gjykata Kushtetuese nuk duhet të vendosë për to.

Bajrami kërkon të shpallet antikushtetuese zgjedhja e Mustafës 

Nënkryetari i PDK-së, Arsim Barjami ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese ta anulojë vendimin e Kuvendit për seancën ku Isa Mustafa ishte zgjedhur Kryetar i Parlamentit.

“Ne mendojmë se janë katër kërkesa. Gjykata ta shpallë jokushtetues vendimin e zgjedhjes së kryetarit, gjykata të konstatoj se grupi më i madh është i PDK-së, vazhdimi i seancës pas ndërprerjes është shkelje kushtetuese. Gjykata të konstatojë se e drejta e PDK-së për ta zgjedhur kryetarin është e drejt e patjetërsueshme”, ka thënë ai.

Bajrami ka thënë se Kryesia e vjetër e Kuvendit të Kosovës ka shkelur Rregulloren e Kuvendit pasi ka përcaktuar grupet parlamentarë në kundërshtim me rregullat.

Hasani: Argumentet duhet të jenë kushtetuese 

Enver Hasani i cili hapi seancën e sotme në Kushtetuese tha se vetëm argumentet juridike lidhur me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka kërkuar të prezantohen përfaqësuesit të partive politike, duke filluar nga Arsim Barjami i PDK’së, Vjosa Osmani LDK-AAK-NISMA.

“Argumentet duhet të jenë të natyrës kushtetuese”, ka thënë Hasani, para anëtarëve të partive politike, duke theksuar se përfaqësuesit kanë nga 10 minuta kohë t`i prezantojnë argumentet e veta.

Filloi seanca në Gjykatë  

Filloi seanca dëgjimore në Gjykatën Kushtetuese, ku pritet të bëhet ballafaqimi i argumenteve dhe kundër-argumenteve të PDK-së, dhe Bllokut të përkrahur nga VV.

Fillimisht fjala iu dha përfaqësuesit të kërkesës së koalicionit parazgjedhor që e prezanton çështjen, Arsim Bajramit, më pastaj ti jepet fjala përfaqësuesit së koalicionit pas zgjedhor, Vjosa Osmanit, për të vazhduar me diskutimin e hapur, ku do të ketë pyetje nga të dy palët dhe ku bëhet administrimi i provave.

Në momentin që shteren të gjitha këto polemika dhe debati, atëherë do të përfundoi seanca publike dhe anëtaret e kolegjit e diskutojnë çështjen dhe më pastaj votohet.

Përfaqësuesit e partive, në Kushtetuese  

Vjosa Osmani dhe Arsim Bajrami që në ora 09:00 kanë arritur në Gjykatën Kushtetuese ku pritet të mbahet seanca dëgjimore. Disa minuta më vonë ka arritur dhe Ardian Gjini.

Në Gjykatë pritet që të arrijnë dhe përfaqësues të partive tjera politike, ku dhe pritet të filloi seanca në ora 10:00.

Ndërsa para se të hynte në Gjykata Kushtetuese, Nenad Rashiq nga grupi i minoriteteve tha se krejt çka pret sot është që Gjykata të veproj drejtë.

Tani në Gjykatë ka arritur edhe Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje.

Seanca e sotme dëgjimore në Gjykatë Kushtetuese të Kosovës do të transmetohet drejtpërdrejt nga RTK-ja.

Sot seanca dëgjimore në Kushtetuese 

Në Gjykatën Kushtetuese sot mbahet seancë dëgjimore ku PDK dhe blloku i partive LDK, AAK dhe Nisma, të përkrahur nga Lëvizja Vetëvendosje, do të ballafaqojnë argumentet dhe kundër-argumentet e tyre.

Seanca dëgjimore është thirrur duke u bazuar në kërkesën e PDK-së në lidhje me kushtetutshmërinë e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit në seancën e parë konstituive më 17 korrik. Në bazë të kësaj kërkese, Kushtetuesja më pas kishte pezulluar postin e kryetarit të Kuvendit, që mbante lideri i LDK-së, Isa Mustafa, deri në marrjen e vendimit përfundimtar. PDK si përfaqësues të sajin në këtë përballje ka caktuar profesorin e të Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami. Derisa partnerët e bllokut LDK-AAK-Nisma, ditë më parë kanë bërë të ditur se në përballjen në Gjykatën Kushtetuese, do të përfaqësohen nga deputetja Vjosa Osmani. Kurse, Lëvizja Vetëvendosje, do të përfaqësohet nga deputetja Albulena Haxhiu dhe këshilltari ligjor i Lëvizjes VV Armend Shkoza. Sipas pozicioneve të njohura tashmë, PDK-ja pritet ta konsiderojë jo kushtetuese zgjedhjen e Isa Mustafës në seancën e 17 korrikut, duke pretenduar se vetëm kjo parti politike mund të ketë kryetarin e Kuvendit.

Kurse, blloku LDK, AAK dhe Nisma do të mbrojë votimin për Mustafën në seancën e 17 korrikut dhe do të kërkojë që të vazhdojë puna e nisur e Kuvendit dhe zgjedhja e të gjitha organeve të reja.

Pas dëgjimit të palëve, përkatësisht PDK-së në njërën anë dhe bllokut LDK, AAK dhe Nisma në anën tjetër, paneli i gjyqtarëve do të mblidhet për komentet përfundimtare dhe më pas do të marrë vendimin me anë të votimit të fshehtë, më së voni deri më 18 shtator.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, pritet të qartësojë situatën dhe të nxjerrë vendin nga ngërçi politik, duke i hapur rrugë formimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit. Por nuk përjashtohet edhe mundësia që vendi të dërgohet në zgjedhje të reja

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close