Publikuar me datën: Sun, Jan 1st, 2012

Përfitimet dhe humbjet nga dialogu me Serbinë

Prishtinë, 1 janar – Çka ka përfituar Kosova nga dialogu me Serbinë? Hapjen e negociatave për liberalizimin e vizave dhe marrëdhëniet kontraktuale me Bashkimin Evropian apo ka penguar njohjet e reja të saj dhe ka ndihmuar Serbinë në shkurtimin e rrugës së saj drejt BE-së?!

Kjo është një çështje që shtrohet për debat në qendrat politike në vend, kurse pikëpamjet dhe vlerësimet janë nga më të ndryshmet, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Për kryeministrin Hashim Thaçi, nga dialogu ka përfituar Kosova dhe askush tjetër. Meritat për hapjen e negociatave me Brukselin për liberalizimin e vizave Thaçi ia atribuon pikërisht dialogut.

“Qasja konstruktive dhe e përgjegjshme evropiane që kemi dëshmuar si shtet i Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, ka shkuar në dobi të Kosovës dhe askujt tjetër. Për neve si Kosovë, duke pasur një të tretën e qytetarëve në diasporë, procesi i liberalizimit të vizave është më se më i rëndësishmi aktualisht”, thotë Thaçi.

Krejt ndryshe nga kryeministri mendon ish-shefi i Ekipit Negociator të Kosovës në procesin e zgjidhjes së statusit, Blerim Shala, aktualisht nënkryetar i AAK-së.

Sipas tij, qeveria ka gabuar rëndë që ka ndërlidhur fatin dhe zhvillimin e çështjeve të brendshme dhe atë të liberalizimit të vizave me dialogun me Serbinë. Ai mendon se Kosova ka hyrë e papërgatitur në dialog dhe si pasojë është bërë peng e përparimeve në këto bisedime me Serbinë.

“Tema e liberalizimit të vizave, objektivisht, nuk ka fare lidhje me dialogun, me suksesin apo dështimin e tij. Kemi hyrë të papërgatitur. Mendoj se Kosova objektivisht nuk ka përfituar prej këtij dialogu, por në fakt, në një apo tjetër mënyrë, jemi bërë peng i tij, sepse raportet Kosovë – Bruksel, para së gjithash, shihen nga prizmi i dialogut dhe jo nga prizmi i detyrave e obligimeve që i ka Kosova ndaj BE-së”, vlerëson Shala.

Dialogu me Serbinë, i filluar në muajin mars, me ndërmjetësim të BE-së dhe asistim të SHBA-së, ka prodhuar edhe disa rezultate, të cilat nga qeveria u prezantuan herë si marrëveshje, e herë si konkluzione.

Ish-ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni mendon se Kosova jo vetëm që nuk ka përfituar asgjë nga ky proces, por edhe ka humbur shumë në aspektin e njohjeve të reja ndërkombëtare.

“Përfitimet janë kurrfarë krahasuar me koncesionet që janë bërë. Unë kam frikë që Kosova do të detyrohet t’i kthehet riparimit të dëmit, që është shkaktuar me koncesionet e caktuara. Janë improvizime, janë zgjidhje gjysmake dhe zgjidhjet gjysmake zakonisht rezultojnë me një problem më të madh sesa ai që ka ekzistuar. Asnjë dobi nuk ka sjellë ky dialog”, shprehet Hyseni.

Ish-ministri thotë se konkluzionet e arritura në dialogun Kosovë – Serbi nuk janë marrëveshje ndërkombëtare dhe nuk kanë kurrfarë mekanizmash garantues për zbatimin e tyre.

Por, në anën tjetër, zëvendëskryeministrja dhe koordinatorja e palës kosovare në dialog,  Edita Tahiri thotë se Kosova jo vetëm që është shpërblyer nga Brukseli me hapjen e perspektivës për liberalizimin e vizave dhe marrëdhëniet kontraktuale, por ka detyruar Serbinë që ta njohë indirekt atë.

Në lidhje me zbatimin e marrëveshjeve Tahiri thotë se praktikat ndërkombëtare nuk njohin një zbatim të menjëhershëm, siç po pretendon opozita.

“Zbatimi i marrëveshjeve nuk është një spektakël aksionesh. Askund në botë nuk ndodh që të arrihet një marrëveshje dhe prej nesër të zbatohet plotësisht. Është një proces i mundësive operacionale dhe afateve optimale”, thotë Tahiri.

Dialogu Prishtinë-Beograd pritet të vazhdojë edhe gjatë vitit 2012. Përparimet në këtë dialog mendohet se Serbinë do ta përafrojnë me statusin e kandidatit për në BE, kurse Kosovën me negociatat për liberalizimin e vizave.

Megjithatë, ajo që ende nuk është thënë, por që nga analistët parashohin se mund të jetë pjesë e bisedimeve të ardhshme, është çështja e veriut të Kosovës, e cila, nëse do të shtrohej në tavolinën e bisedimeve, do t’i jepte një kah krejtësisht tjetër këtij procesi.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close