Publikuar me datën: Sun, May 9th, 2010

Për një ditë, Evropa “zbriti” në Mitrovicë

Mitrovicë, 9 maj – Pastrohen varrezat serbe në jug, ato shqiptare në veri, si dhe tërë
qyteti i Mitrovicës, me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës. Ky pastrim është bërë
edhe në prag të mbajtjes së Konferencës botërore të qyteteve në tranzicion, që do të
mbahet në fund të këtij muaji në Mitrovicë.

Ministria e pushtetit lokal, Kuvendi komunal, Organizata joqeveritare CBM, Forumin për Qytetet në Tranzicion (FCT), kanë bërë të dielën organizimin e pastrimit të qytetit si në veri ashtu edhe në jug. Në pastrimin e qytetit kanë marrë pjesë ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, shefi i strategjisë për integrimin e veriut, Ylber Hysa, si dhe zyrtarë komunalë, përfaqësues të organizatave të ndryshme vendore e ndërkombëtare, nxënës të shkollave, si dhe qytetarë të shumtë.

“Kjo sot ka qenë vetëm një simbolikë, por edhe thirrje për qytetarët për një ndërgjegje më të lartë. Të shpresojmë se njerëzit pas konferencës që do të mbahet këtu, ta kthejnë Mitrovicën në qytet të bashkëjetesës, mirëqenies dhe të perspektivës. Është fat i mirë që bashkëpunimi me organizata të ndryshme është në nivel dhe të gjithë shprehin gatishmëri për mbështetje”, tha ministri Ferati.

Kryetar i Mitrovicës, Avni Kastrati dhe Ylber Hysa kanë marrë pjesë në pastrimin edhe të
varrezave shqiptarë në veri të Mitrovicës, si dhe të atyre serbe në jug.

Ndërkaq, Valdete Idrizi, drejtoreshë e CBM-së, ka shprehur respekt për të gjitha aktivitetet, por siç tha ajo, duhen aksione konkrete. Sipas saj, nuk bën që njerëzit të japin kontributin e tyre për qytetin vetëm për një ditë në vit, por një kontribut i tillë është i nevojshëm në vazhdimësi, sepse edhe ambienti i pastër paraqet integrim në Evropë.

Me rastin e 9 Majit, në organizim të Kuvendit Komunal, në palestrën e sportit “Minatori” janë zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive për shënimin e kësaj dite.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close