Publikuar me datën: Sun, Jan 30th, 2011

Për Francën statusi është çështje e kryer

Paris, janar – Për Francën, Kosova është vend me rëndësi. Ky është mesazhi nga Ministria e Jashtme e Francës në Quai d’Orsay. Por, Parisi zyrtar pret që Kosova të ecë më tutje përpara, me gjithë sfidat dhe problemet e shfaqura kohët e fundit, prej atyre të brendshme, me zgjedhjet e 12 dhjetorit dhe krijimin e institucioneve të reja të qeverisjes dhe shtetit, deri tek ato të jashtme – dialogu me Serbinë dhe qartësimi i akuzave të bëra në raportin e Dick Martyt.
“Kosova është e rëndësishme”, thotë për “Kohën Ditore” Philippe Lefort, drejtor për Evropën Kontinentale në Ministrinë e Jashtme të Francës, post ky që i jep përgjegjësi direkte brenda ministrisë për shtetet e Evropës Lindore dhe një pjesë të Kaukazit.
Sipas tij, Kosova tani ka nevojë të përqendrohet në disa sfida që ka para vetes, dhe kjo do të thotë se Prishtina ka nevojë për formimin e Qeverisë së Kosovës së re sa më parë.
Parisi është në dijeni për problemet zgjedhore, thotë Lefort, por shton se me rivotimet e janarit është bërë korrigjimi i nevojshëm që këto zgjedhje të jenë të pranueshme.
Ai thekson pjesëmarrjen e serbëve si një zhvillim të mirë, që tregon për progresin e bërë në marrëdhëniet ndëretnike, dhe thotë se tani është koha për formimin e Qeverisë së re, e cila do ta udhëheqë vendin dhe të zbatojë reformat e nevojshme.
“Një qeveri e konsensusit do të ishte e mirë edhe për dialogun me Serbinë”, thotë Lefort, duke theksuar se dialogu Prishtinë-Beograd është me rëndësi të madhe për të dy vendet dhe se ai nuk duhet të vonojë. Madje, shton Lefort, nuk është e thënë që dialogu të presë formimin e Qeverisë – nëse procesi rreth krijimit të Qeverisë vonohet, fillimi i dialogut mund të nisë edhe me kryeministrin në largim.
“Fillimi teknik i dialogut është i mundur edhe para se Qeveria e re të jetë vënë në vend”, thotë ai.
Philippe Lefort insiston se për Francën statusi është çështje e kryer, andaj edhe dialogu me Beogradin nuk do të jetë rreth pavarësisë së Kosovës. “Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. Nuk ka asnjë mënyrë që t’i kthehemi çështjes së statusit”, thotë ai. “Fokusi i dialogut duhet të jetë në çështjet praktike… normalizim të marrëdhënieve”.
Lefort përkujton edhe se çështja e dialogut është rruga e udhëzuar edhe nga përfaqësuesja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, baronesha Catherine Ashton, dhe kjo e bën këtë proces prioritet edhe për vendet e BE-së.
Sa për vetë rolin që BE-ja duhet ta ketë në dialog, për Francën, Brukseli do të duhej të jetë ndihmues, sepse dialogu para së gjithash është interes i Serbisë dhe Kosovës.
“Madje edhe pa marrë parasysh procesin e integrimit në BE, është në interes të Kosovës dhe Serbisë që të pajtohen”, thotë Lefort.
Dhe pajtimi mes dy vendeve është qëllimi përfundimtar i dialogut, thotë drejtorit Lefort, ndërsa gjatë bisedimeve u mbetet palëve të gjejnë zgjidhjet e përshtatshme, përfshirë edhe për çështjen e veriut të Kosovës.
Lefort përmend si shembull të mirë pajtimin franko-gjerman, duke shpjeguar se në fund të Luftës së Dytë Botërore ka qenë shumë e vështirë të përcaktohet forma e pajtimit mes Francës dhe Gjermanisë.
“Dialogu do të zgjasë një kohë. Janë çështje të komplikuara, një histori lufte, që merr kohë për t’u zgjidhur”, thotë ai, duke përshkruar edhe procesin e pajtimit përmes dialogut mes Francës dhe Gjermanisë.
Dhe, në këtë kontekst, Franca nuk është ithtare e politikës së kushtëzimit, apo “dredhjes së duarve”.
“Jemi të gatshëm për të ndihmuar kompromisin, dhe kjo është një nxitje për perspektivën drejt BE-së”, thotë ai.
Sa për anëtarësimin në BE, ai shton se e ka vështirë të mendojë një BE brenda së cilës gjenden dy shtete që nuk e njohin njëra- tjetrën.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close