Publikuar me datën: Mon, Apr 25th, 2011

Për Agjencinë Kosovare të Inteligjencës as 0,5 për qind të buxhetit

Prishtinë, 25 prill – Qeveria e Kosovës nuk është treguar “zemërgjerë” në ndarjen e buxhetit për Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, kur kihet parasysh se ky institucion gjendet në hapat e parë të zhvillimit dhe operacionalizimit të tij. Ekzekutivi i vendit nga Buxheti i Kosovës për vitin 2011 ka ndarë për AKI-në vetëm 5 .6 milionë euro, e që i bie as 0.5 për qind e buxhetit të përgjithshëm, shkruan “Zëri”.
Anëtarë të Komisionit Parlamentar për Inteligjencë konsiderojnë se ndarja e një “rriske” kaq të vogël për AKI-në nga ekzekutivi i vendit flet qartë për mosgatishmërinë e Qeverisë për të pasur një institucion profesional, i cili do t’i dalë zot vendit në çdo rrethanë të sigurisë që mund të paraqitet.
Florin Kransiqi, i Lëvizjes “Vetëvendosje”, që kryeson Komisionin Parlamentar të Inteligjencës, mendon se Qeveria do të duhej të ishte më e kujdesshme në ndarjen e buxhetit për AKI-në, me një ‘risk” më të madh, për faktin se ky institucion është në formësim e sipër.
Sipas Krasniqit, ekzekutivi i vendit së bashku me disa subjekte politike kanë për qëllim që të kenë influencë të vazhdueshme në AKI-në.
“Qeveria dhe partitë tjera fare nuk janë të interesuara për një agjenci kombëtare që i mbron interesat e qytetarëve, por kanë drojën nga një agjenci e pavarur, sepse në këtë mënyrë do t’iu dalin në shesh të gjitha të zezat që kanë bërë. Them se partitë e tjera, e sidomos PDK i ka shërbimet e veta, prandaj nuk janë të interesuar që Kosova ta ketë një agjenci informative kombëtare, që merret me informata edhe rreth korrupsionit, shpëlarjes së parave dhe çështjen e sigurisë së përgjithshme”, ka thënë deputeti Florin Krasniqi i Lëvizjes “Vetëvendosje”, i cili njihet për fjalorin e tij kritikues në raport me kryeministrin Hashim Thaçi dhe PDK-në.
Pavarësisht kësaj, Krasniqi është skeptik se me këtë buxhet që posedon AKI do të mund të arrijë që t’i realizojë projektet që ka para vetës për vitin 2011, duke bërë një krahasim me vendet e rajonit, të cilat siç tha Krasniqi ndajnë shuma të mëdha të mjeteve për shërbimet informative.
Mirëpo, anëtari tjetër i Komisionit Parlamentar për Inteligjencë, që vjen nga PDK-ja, deputeti Bekim Haxhiu, i njohur si “Kamishi”, ka rikujtuar se ndarja e buxhetit për AKI-në është bërë sipas kërkesës që ka parashtruar vetë AKI në bazë të planifikimeve të hartuara për vitin 2011. “Sa ka kërkuar AKI, aq edhe i është ndarë buxheti”, ka thënë shkurt Haxhiu.
Ndërkaq, Burim Ramadani i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se fillimisht AKI-së i janë ndarë 2.6 milionë euro, kurse pas kërkesës së deputetëve buxheti është rritur edhe për 3 milionë tjerë, e që në total bie 5.6 milionë euro.
“Buxheti aktual është solid që u përgjigjet nevojave të AKI-së dhe në këtë drejtim ky institucion nuk mund të ankohet sa i përket buxhetit, edhe pse jemi të vetëdijshëm se gjendet në fazën fillestare të punës”, ka thënë deputeti Ramadani.
Nga ana tjetër, eksperti i sigurisë, Ramadan Qehaja, kujton se mjetet që ndahen për këtë institucion duhet të jenë më të mëdha, për faktin se AKI gjendet në hapat e parë të operacionalizimit dhe është një nga institucionet më të rëndësishme për sigurinë e vendit.
“Me një buxhet të limituar pa i dhënë përparësi elementit të sigurisë së shtetit të Kosovës, mendoj se është dobësi e madhe që në momentin e caktuar edhe mund të na kushtojë shumë”, ka thënë Qehaja.
Ndërkohë ka qenë e pamundur që të kontaktohen drejtues të AKI-së për të marrë qëndrimin e tyre rreth ndarjes së buxhetit për këtë institucion të rëndësishëm për shtetin e Kosovës.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close