Publikuar me datën: Sun, May 13th, 2012

Për 3 muaj, 10 vrasje në Kosovë

Policia e Kosovës raporton për dhjetë raste të vrasjeve në nivel vendi, gjatë tre muajve të parë të këtij viti. Krahasuar me statistikat për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri shënon rritje. Policia thotë se ka intensifikuar angazhimin në konfiskimin e armëve ilegale nga popullata, si masë parandaluese për vrasjet.

Rastet e vrasjeve vazhdojnë të jenë prezente dhe paraqesin shqetësim për qytetarët. Policia thotë se ka shtuar efikasitetin e saj në kapjen e autorëve të vrasjeve.

Zyrtari për informin në Policinë e Kosovës, Brahim Sadriu thotë se gjatë tre mujorit të parë të këtij viti kanë ndodhur 10 vrasje me motive të ndryshme. Nga këto raste, 9 janë zbuluar dhe 13 persona janë arrestuar.

“ Nga këto vrasje, 9 sosh janë kryer me armë zjarri. Është shqetësues fakti sepse ka një ngritje në raport me tremujorin e kaluar ku ka pasur vetëm 8 raste”, tha Sadriu për radion Blue Sky.

Ndërkaq, sa i përket aktivitetit të Policisë në konfiskimin e armëve ilegale të cilat gjenden në duart e popullatës, Sadriu thotë se gjatë këtij tre mujori janë iniciuar 309 raste.

“Këto raste janë iniciuar në forma të ndryshme, qoftë nga informacioni qe ka marrë policia nga qytetarët dhe nga rastet kur policia ka pasur aktivitete të veçanta sidomos planet policore ku kanë bërë bastisje”, tha ai.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close