Publikuar me datën: Mon, Aug 18th, 2014

PËR 24 ORË KATËR RASTE PËR TË SHTËNA ARMËSH NË AHENGJE

Policia e Kosovës raporton se në 24 orët e fundit katër raste kanë ndodhur me të shtëna armësh në ahengje familjare.

Rastet kanë ndodhur në komuna të ndryshme, në njërin nga ta që ka ndodhur në Gjakovë një person është lënduar nga plumbi qorr.

Raportohet se personi ka qenë në oborr dhe vetëm ka rënë për tokë, por fillimisht janë dëgjuar të shtëna.

Viktima pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Gjakovës, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Dyshohet se viktima është goditur në kokë nga një plumb qorr.

Njësiti policor ka arrestuar një të dyshuar mashkull pasi që dyshohet që i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Njësiti policor ka bërë kontrollimin e shtëpisë së të dyshuarit, ku është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 pa municion. I dyshuari nuk është intervistuar pasi që ishte në gjendje të dehur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Edhe në Podujevë ka pasur të shtëna armësh. Në fshatin Gllamnik të kësaj komune raportohet se i dyshuari mashkull gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri.

Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën: EckolJackal me tre fishekë. Me urdhër te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

E në fshatin Pagarushë të Malishevës i dyshuari mashkull në një aheng familjarë ka shtënë në ajër me armë zjarri disa herë dhe armën e tipit “AK-47” e kishte futur në bagazh të veturës së tij.

Vetura ka mbetur e mbyllur. Vetura është konfiskuar nga njësiti policor dhe është siguruar deri sa të bëhet hapja e veturës dhe kontrollimi i saj. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërsa në Rahovec, në fshatin Opterushë, njësiti policor ka shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj pasi që në një aheng familjar kishin shtënë në ajër me revole me gazë.

Revolja me gazë të tipit “ReckMiami 92 F” me katër fishek të kalibrit 9 mm është konfiskuar. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close