Publikuar me datën: Mon, Sep 3rd, 2012

Për 10 shtatorin, shumë personalitete në Kosovë

Çdo gjë është gati për 10 shtator. Me rastin e përfundimit të fazës së mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, në Kosovë, më 10 shtator, do të zhvillohet një ceremoni madhështore, ndërkaq më 11 shtator nëpërmjet videolinkut do të drejtohet me një fjalim edhe ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton.Përgjatë dy ditëve, më 10 dhe 11 shtator, kur pritet të përmbyllet mbikëqyrja ndërkombëtare e pavarësisë, në Kosovë, përveç Martti Ahtisaarit, Frank Wisnerit, Wolfgang Ischingerit, do të qëndrojë edhe komisionari për zgjerim i BE-së, Stefan Fyle.

Gazeta “Epoka e re” zbardh disa nga detajet e agjendës së 10 shtatorit, ditës kur do të përmbyllet mbikëqyrja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës.

Institucionet e Republikës së Kosovës, konkretisht Ministria e Jashtme, ka bërë të gjitha përgatitjet për ta pritur më 10 shtator, në Prishtinë, kryenegociatorin, arkitektin e pavarësisë, Martti Ahtisaari, dhe ish-negociatorët, përfaqësuesin e SHBA-së, Frank Wisner dhe atë të BE-së, Wolfgang Ischinger.

Ahtisaari, Wisner dhe Ischinger tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen në ceremoninë e 10 shtatorit. Të ftuar në këtë ceremoni të përfundimit të fazës së mbikëqyrjes së pavarësisë do të jenë të pranishëm edhe ministra të jashtëm, diplomatë dhe personalitete të tjera nga vendet mike të Kosovës.

Më 10 shtator, rreth orës 15:00, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës do të takohet Grupi Ndërkombëtar Drejtues (ISG).

Në këtë takim do ta marrin pjesë edhe presidenti Ahtisari, ambasadori Wisner, ambasadori Ischinger, kryeministri Thaçi dhe ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj. Pas këtij takimi, sipas agjendës, është paraparë të mbahet edhe një konferencë për medie, në të cilën do të paraqiten para gazetarëve kryeministri Thaçi, Pieter Faith dhe presidenti Ahtisaari.

Po ditën e hënë, më 10 shtator, nga ora 16.30 Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të veçantë, në të cilën do të jenë të pranishëm presidenti Ahtisaari, ambasadori Ischinger, ambasadori Wisner, zëvendëskacenalari i ministrisë së Jashtme të Austrisë, Michael Spindelegger, presidentja Jahjaga, kryeministri Thaçi dhe Pieter Feith.

Në këtë seancë të veçantë të Kuvendit të Kosovës kryeparlamentari Jakup Krasniqi do t’u drejtohet të pranishmëve me një fjalë rasti. Po ashtu, me fjalime deputetëve të Kuvendit të Kosovës do t’u drejtohen edhe Pieter Feith, presidentja Jahjaga, kryeministri Thaçi, presidenti Ahtisaari, ambasadori Ischinger, ambasadori Wisner dhe zëvendëskancelari i ministrisë së Jashtme të Austrisë, Michael Spindelegger.

Pas seancës së Kuvendit të Kosovës, sipas agjendës, përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës kanë paraparë edhe një darkë festive në hotelin “Swiss Diamond”, të organizuar nga presidentja Jahgaja dhe kryeministri Thaçi.

Fjalën kryesore në këtë darkë do ta kenë kryeministri Thaçi dhe komisioneri për zgjerim i BE-së, Stefan Fyle.

Agjenda e 11 shtatorit

Të martën, më 11 shtator, sipas agjendës, është paraparë një konferencë ndërkombëtare me temën: “Kapitujt e mbyllur në Ballkan”.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Thaçi, Pieter Feith, presidenti Ahtisaari, ambasadori Wisner, ambasadori Ischinger.

Në sesionin e parë të konferencës, me temën “Tranzicioni dhe globalizimi”, do të flasin: ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmon Panariti, ndërsa nëpërmjet videolinkut do të drejtohet me një fjalim edhe ish-presidenti Bill Clinton.

Në sesionin e dytë të kësaj konference fjalën kryesore do ta ketë presidenti Ahtisari. Gjithashtu, në këtë konferencë do ta marrin fjalën edhe përfaqësues të partive të opozitës, etj

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close