Publikuar me datën: Thu, Jun 17th, 2010

PDU dhe “Vetëvendosja” zyrtarizojnë bashkëpunimin

Prishtinë, 17 qershor – Partia Drejtësi dhe Unitet e çamëve (në Shqipëri) dhe Lëvizja “Vetëvendosje” kanë zyrtarizuar bashkëpunimin që do të kenë këto forca gjatë së ardhmes, me qëllim primar zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, bëhet e ditur përmes një komunikate për opinionin.  Gjatë vizitës së kryetarit të PDU-së, z. Shpëtim Idrizi në zyrat e kësaj lëvizjeje, ku u prit nga drejtuesi Albin Kurti, u vendos institucionalizimi i marrëdhënieve në të mirë të çështjes kombëtare.

“Unë ndihem i nderuar që jam i pari që i uroj hyrjen në politikë Albin Kurtit. Sot, ne kemi zyrtarizuar bashkëpunimin që forcat tona do të kenë në të ardhmen për zgjidhjen e çështjes kombëtare. Ne duhet të vendosim theksin mbi integrimin në Bashkimin Evropian, duke ruajtur profilin kombëtar shqiptar” – tha z. Idrizi.

Z. Albin Kurti falënderoi z. Idrizi për vizitën dhe deklaroi se shumë shpejt do ta kthejë këtë vizitë në Tiranë. Ai tha se nuk ka shqiptar të Kosovës që të mos dijë tashmë për Çamërinë dhe çështjen çame, dhe kjo, sipas tij, falë edhe “punës së palodhur të Partisë Drejtësi dhe Unitet”.

“Ne duhet të inkurajojmë bashkëpunim më të gjerë nga politikanë nga të dy anët, duhet që të kemi një harmonizim të çështjes kombëtare nga të gjitha forcat politike”. Z. Kurti shpjegoi arsyet pse Vetëvendosja vendosi të hyjë në politikë dhe deklaroi se ka ardhur çasti që të kemi standarde të njëjta për të gjithë.

“Nëse ne do të shohim minoritetet kombëtare kanë më shumë të drejta në Kosovë dhe Shqipëri, sesa shqiptarët, kudo që janë“ – tha z. Kurti – “ne duhet të kërkojmë që të drejtat që gëzon minoriteti serb në Kosovë t’i gëzojnë edhe shqitparët në Luginën e Preshevës dhe të drejtat që gëzon minoriteti grek në Shqipëri, t’i gëzojnë edhe shqiptarët në Greqi”.

Z. Kurti përgëzoi drejtuesit e Partisë Drejtësi dhe Unitet që flasin vazhdimisht për gjenocidin e kryer ndaj popullsisë çame, dhe nuk mbeten vetëm në çështjet e pronave apo të nënshtetësisë. “Kjo pasi, vetëvendosja është pasojë direkte e gjenocidit. Ndaj, gjenocidi duhet të dalë në pah që të dalë dhe e drejta e vetëvendosjes. Për ne është inkurajim i madh që dikush e thotë të vërtetën troç siç bëni ju”.

Z. Idrizi deklaroi për mediat se “PDU dhe Vetëvendosja do të jemi aleatë direkt që nismat që marrim për çështjen kombëtare, pavarësisht se për çfarë flitet të kalojë kufijtë shtetëror dhe të prek çdo qelizë të kombit. Ka ardhur çasti që t’i themi gjërat pa komplekse, me një ndërgjegje morale kritike” – tha ai.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close