Publikuar me datën: Fri, Nov 26th, 2010

PDK nominoi Hashim Thaçin për kryeministër

Prishtinë, 25 nëntor – Partia Demokratike e Kosovës pak çaste më parë nominoi  Hashim Thaçin edhe për një mandat në postin e kryeministrit të Kosovës.Pas intonimit të himnit të Kosovës dhe atij kombëtar, para pjesëmarrësve të kësaj konvente për figurën e Thaçit folën një student, një pensionist dhe një ish-pjesëtar i UÇK-së. Ata i shprehën atij falënderimet për gjithë ç’kishte bërë deri tash për ta – që të jenë studentë të lumtur, pensionistë pa brenga dhe luftëtarë që i sollën vendit lirinë. Ata thanë se me Hashim Thaçin kryeministër gjatë viteve që vijnë, ndjejnë siguri se çdo gjë do të jetë më mirë për ta e Kosovën.
Ndërkohë, propozimi i nënkryetarit të kësaj Partie, Hajredin Kuçi, që Hashimi të jetë kandidati i kësaj partie për kryeministër të Kosovës, pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit, për të cilat u shpreh i bindur se “PDK do t’i fitojë”, u prit me ovacione e duartrokitje të gjata nga pjesëmarrësit. Kuçi në favor të kandidatit përmendi lirinë e fituar me të, pavarësinë e shpallur prej tij, prosperitetin ekonomik dhe transformimet që i hapin rrugë vendit drejt eurointegrimeve.
Vetë Thaçi, në fjalën e tij, e cila ende po vazhdon, nuk kurseu premtime për mirëqenien që e pret popullin e Kosovës dhe vendin nën drejtimin e tij gjatë viteve të ardhshme, si dhe shndërrimin e Kosovës pjesë të Bashkimit Evropian, si vendet e tjera. Ai falënderoi ata që ia besuan drejtimin e partisë e të vendit gjatë viteve të shkuara.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close