Publikuar me datën: Sun, Feb 6th, 2011

PDK-ja vështirë të bashkëqeverisë me dy parti shqiptare

Prishtinë, 6 shkurt – E përditshmja Koha Ditore sot shkruan se PDK-së i zvogëlohen mundësitë për krijimin e një koalicioni të qëndrueshëm qeverisës. Sipas gazetës, Partia Demokratike e Kosovës ka gjasa ta ndërtojë koalicionin qeverisës vetëm me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe me shumicën e partive të minoriteteve, në rast se nuk ia garanton Aleancës Kosova e Re postin e presidentit.
Ditën kur mes PDK-së dhe AAK-së është lidhur marrëveshja për qeverisje të Prizrenit, lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka dërguar sinjale kreut të PDK-së se më përpara do të qëndrojë në opozitë sesa të heqë dorë nga marrja e Presidencës. Pa AKR-në, LDK-në dhe “Vetëvendosjen”, Thaçi mund të krijojë një koalicion me vetëm 67 ulëse në Kuvend.
Në rrethanat aktuale një koalicion i tillë nuk konsiderohet i qëndrueshëm. I nominuari i PDK-së për kryeministër të ardhshëm nuk do ta ketë të lehtë që t’ua plotësojë të gjitha kërkesat as drejtuesve të AAK-së, ndonëse këta të fundit kanë nisur të zbusin qëndrimet për një qeveri pa Thaçin kryeministër. Kreu i PDK-së e ka bërë të qartë se postin e kryeministrit do ta mbajë për vete, kështu që AAK-së do t’i mbetet të zgjedhë mes Presidencës dhe Kuvendit.
Posti i presidentit megjithatë shihet si opsion më i mundshëm.
Nga burimet ndërkombëtare është lakuar emri i  Blerim Shalës si kandidat i mundshëm për këtë pozitë, ndonëse nga AAK-ja nuk ka pasur ndonjë qëndrim zyrtar rreth kësaj çështjeje.
Zyrtarë të lartë të PDK-së nuk e përjashtojnë mundësinë që në koalicionin qeverisës të përfshihen edhe deputetë të partive që janë përcaktuar të mbesin në opozitë. Më konkretisht, ata presin që Ukë Rugova t’i sigurojë së paku edhe pesë deputetë nga LDK-ja, nëse dëshiron që ta marrë një ministri në udhëheqje. Por një nga drejtuesit e PDK-së, që nuk ka dashur t’i përmendej emri, ka paralajmëruar tensione brenda partisë, gjatë bisedimeve për ndërtimin e institucioneve të reja.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close