Publikuar me datën: Fri, May 6th, 2011

PDK-ja e AKR-ja pa marrëveshje për zëvendësministrat

Prishtinë, 6 maj – Kur kryeministri Hashim Thaçi premton se do të ndërmarrë ndonjë veprim “shumë shpejt”, realizimi i tij mund të shkojë me muaj a vite, shkruan sot “Koha Ditore”.
Më 9 janar të 2010-s, por edhe disa muaj më përpara, kishte premtuar se “shumë shpejt” do t’i funksionalizojë gjykatat në veri të Mitrovicës. Ato nuk janë funksionalizuar ende. E, prej kohës kur është dhënë kjo deklaratë kanë shkuar një vit e pesë muaj.
Ka më shumë se dy muaj që po drejton Qeverinë e mandatit të dytë, dhe ende nuk e ka kompletuar kabinetin qeveritar me zëvendësministra. Të njëjtën frazë, sikur për gjykatat në veri, e ka përmendur prej dy muajsh, sa herë është pyetur për mungesën e zëvendësministrave.
“Natyrisht është në kuadër të agjendës dhe çështjeve procedurale të cilat janë duke u diskutuar dhe do të përmbyllet shumë shpejt”, ka thënë kryeministri Thaçi të enjten.
Edhe vartësit e tij përdorin të njëjtin diskurs.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, që është edhe nënkryetar në PDK, i ka gjarpëruar pyetjes së gazetarëve një ditë më parë lidhur me arsyet për shtyrjen e deritashme të emërimit të zëvendësministrave dhe për kohën se kur do të bëhet emërimi i tyre.
“Ju përgjigje keni marrë vazhdimisht: që do të jenë shumë shpejt. Është në dorën e kryeministrit, por ajo çfarë dëshironi se kush do të jenë emrat, kjo është çështje procedurale dhe më shumë spekulative”, ka thënë ai. “Unë mund të jem pjesë e burimeve për ju, por nuk mund të jem pjesë e asaj që mund të jetë anonime”, ka shtuar ai, ani se nuk është pyetur për emrat e zëvendësministrave.
Derisa ka të tilla paralajmërime, kandidatët për t’u vënë në të tilla pozita po presin në ethe.
Avdi Mehmeti është njëri nga ta. AKR-ja, partneri më i madh në koalicionin qeverisës i partisë së Thaçit, PDK, ka propozuar Mehmetin për zëvendësministër të Punëve të Brendshme.
Ai nuk di se kur do të marrë përgjigje nga kryeministri.
“U zhagit shumë kjo punë. Kaluan dy-tre muaj dhe Qeveria po funksionon pa zëvendësministra. Kapacitetet e Qeverisë mbeten të mangëta pa u plotësuar këto vende”, ka thënë Mehmeti. “Faktikisht e di që janë duke biseduar, por si duket janë paraqitur disa pengesa të natyrave të ndryshme, por informacionet në hollësi nuk i di”.
Sikur Mehmeti janë edhe rreth 30 kandidatë të tjerë duke pritur. Kjo, ngaqë shumë nga 19 ministritë do të kenë nga dy zëvendësministra.
PDK-ja dhe AKR-ja kanë arritur marrëveshje koalicioni në gjysmën e muajit shkurt. AKR-së dhe disa subjekteve të vogla me të cilat kishte lidhur koalicion parazgjedhor, i ishte ndarë posti i presidentit të vendit, një post zëvendëskryeministri, tri poste ministri dhe pesë zëvendësministri.
Kur Gjykata Kushtetuese nxori konstatimin muajin e shkuar se zgjedhja e Behgjet Pacollit president ishte jokushtetuese, Pacolli pos që u detyrua të lërë këtë post, hoqi dorë nga kandidimi për president në procesin e ri të votimit. Si kompensim për këtë PDK-ja i ka ofruar AKR-së edhe një post zëvendëskryeministri, dy poste ministri dhe tre zëvendësministri.
Megjithëkëtë, të dyja marrëveshjet nuk kanë definuar të gjitha gjërat mes të dy partnerëve qeverisës. Në AKR kanë thënë se janë në prag të finalizimit edhe të një marrëveshjeje tjetër.
“Është në formulim e sipër një marrëveshje lidhur me saktësimin e resorëve, në të cilët do të jenë zëvendësministra kandidatët e AKR-së”, ka thënë Ibrahim Gashi, nënkryetar në AKR. “Ka mbetur të takohemi edhe një herë që përfundimisht të përcaktohen dikasteret”.
Ibrahim Gashi është kandidat për zëvendësministër të Punëve të Jashtme dhe do të mbajë këtë post derisa PDK-ja t’ia lirojë një ministri që aktualisht e drejtojnë njerëzit e saj. Pos kësaj ministrie, në Qeveri kanë paralajmëruar se “shumë shpejt” do të emërojnë edhe Ibrahim Makollin në postin e ministrit të një dikasteri qeveritar akoma të pathemeluar.
“Brenda javës besoj që kryeministri merr vendim për emërimin e ministrit dhe për themelimin e Ministrisë së Diasporës”, ka thënë Hajredin Kuçi.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close