PDK-ja: “Prijmë me 7-10 për qind”

Prishtinë, 12 dhjetor – Në konferencën për shtyp nga selia e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku u tha gazetarëve se partia e saj prin në zgjedhjet e sotme me një dallim 7-10 për qind, pra me një diferencë më të madhe se ajo e vlerësuar nga exit pooli i qendrës Gani Bobi.
Në studion e KTV-së, sekretari i LDK-së këtë deklarata të Çitakut e vlerësoi si një mashtrim të PDK-së dhe simpatizantëve të saj.
Në ndërkohë, simpatizantët e PDK-së kanë filluar tashmë të festojnë rrugëve të Prishtinës me vetura e flamuj partiakë, për siç e quajnë ata, fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e sotme parlamentare.