Publikuar me datën: Wed, Mar 30th, 2011

PDK-ja “mendohet” nëse sërish duhet ta mbështesë Pacollin

Prishtinë, 30 mars – Partnerët kryesorë të koalicionit, PDK-ja e AKR-ja, nuk kanë folur të martën me dozë të njëjtë sigurie sa i takon kandidimit të sërishëm të Behgjet Pacollit për president.
Nga ta është përmendur mundësia që vendi të mund të shkojë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, por pavarësisht kësaj kanë shprehur besimin se do të bashkëqeverisin gjatë gjithë mandatit. Kjo, edhe për shkak se partitë opozitare i kanë po ato kushte të para një muaji, sa i takon pjesëmarrjes së tyre në pushtet.
Bajram Rexhepi, nënkryetar në PDK, i ka thënë “Kohës Ditore” se ende nuk di se a do të përsëritet votimi për president, pavarësisht se Gjykata Kushtetuese ka konstatuar shkelje të Kushtetutës gjatë procesit të votimit të presidentit në seancën e 22 shkurtit të Kuvendit. Ai ka konsideruar të jetë herët për t’u deklaruar nëse Pacolli do të jetë kandidat i koalicionit për president, sikur të përsëritej votimi.
“Unë nuk mund të paragjykoj. Unë mendoj që po, por është herët të flitet për këtë. Kemi prioritet tjetër që të votohet buxheti”, ka thënë Rexhepi. “Ka kohë të mendohet për këtë (emrin e kandidatit v.j.)”.
Në anën tjetër, ushtruesi i detyrës së kryetarit të AKR-së, Ibrahim Makolli, ka thënë se PDK-ja duhet ta respektojë marrëveshjen e koalicionit. Ngaqë me marrëveshje AKR-së i garantohet posti i presidentit, sipas tij kjo e obligon PDK-në që ta nxjerrin Pacollin kandidat të përbashkët për këtë post.
“Ne jemi në kontakte me partnerin e koalicionit, sepse nuk ka kurrfarë lëndimi marrëdhëniesh pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, jemi të vetëdijshëm se ky vendim e kthen gjendjen në pikën zero”, ka thënë Makolli. “Prandaj, kandidat yni në përsëritjen e votimit për presidentin do të jetë z. Behgjet Pacolli”.
Subjektet opozitare nuk janë deklaruar nëse do të marrin pjesë në seancën kur do të rivotohet për president, dhe as nëse do të dalin me ndonjë kundërkandidat, sikur partnerët e koalicionit ta kandidojnë sërish Pacollin. Po kështu, nuk kanë deklaruar prerazi nëse do të bëheshin pjesë e pushtetit në rast se partia më e madhe do të vendosë ta ndërrojë partnerin e koalicionit.
“LDK-ja i ka pasur propozimet e veta dhe ato nuk i ka ndryshuar ende”, ka thënë Arben Gashi, deputet i LDK-së dhe anëtar i Kryesisë së kësaj partie.
LDK-ja kishte propozuar koalicion të gjerë qeverisës, me mandat të përkohshëm, sa për ta ndryshuar sistemin zgjedhor. Ky subjekt politik nuk ka për kusht që Thaçi të mos e drejtojë qeverinë, në të tillë formulë qeverisëse.
“Nuk mund të gjykoj apo paragjykoj (se kush do ta drejtonte qeverinë v.j.). Duhet një marrëveshje politike, që nuk nënkupton vetëm çështjen e emrave, por që u jep zgjidhje problemeve ekonomike dhe problemeve të tjera me të cilat po përballet vendi”, ka thënë Gashi.
Por, është AAK-ja, subjekti politik që ka kushte për emrat. Pas zgjedhjeve AAK-ja kishte propozuar koalicionin qeverisës PDK-LDK-AAK, e që për kusht kishte vënë që kryeministër të mos ishte Thaçi.
Edhe tash e kanë në fuqi këtë kusht.
“Ne vazhdojmë me të njëjtat qëndrime që i kemi pasur, e më kryesori është që Hashim Thaçi të mos jetë kryeministër, sepse ai është edhe kreatori i të gjitha këtyre zhvillimeve që po e dëmtojnë shtetin”, ka thënë Daut Haradinaj, deputet i AAK-së dhe anëtar i Kryesisë së kësaj partie.
Megjithëkëtë, ky zyrtar i lartë i AAK-së nuk e ka pasur të njëjtin qëndrim, kur është pyetur nëse do të pranonin të hynin në koalicion, nëse Thaçi do të bëhej president. Sipas Haradinajt, “lufta është që ai (Thaçi) të mos jetë në krye të ekzekutivit”.
Edhe Gashi, edhe Haradinaj, kanë thënë të mos jetë marrë qëndrim në partitë e tyre sa i takon pjesëmarrjes ose jo në seancën kur të rivotohet për president, dhe as nëse në këtë seancë do të dalin me kandidat të tyre.
Burime në AAK kanë thënë se në seancën e 22 shkurtit kishin në plan ta kandidonin Ahmet Isufin për president, por ky kishte heqë dorë, ngaqë e kishte vlerësuar si të padenjë humbjen e mundshme nga një “kandidat kontrovers siç është Pacolli”.
Ibrahim Makolli i AKR-së ka thënë se opozita nuk mund ta imponojë kandidatin e koalicionit dhe as nuk duhet ta kushtëzojë pjesëmarrjen në seancë.
Gazeta ka raportuar më herët se Pacolli ka dy mbështetës më pak në Kuvendin e Kosovës sesa që kishte në raundin e tretë të seancës së 22 shkurtit. Deputetët e PDK-së, Hydajet Hyseni e Nait Hasani, të cilët kanë zëvendësuar në Kuvend deputetët që kanë shkuar në ekzekutiv, nuk do ta mbështesnin Pacollin në rast të rivotimit për president, kanë thënë burime të gazetës. Që të dy, publikisht kanë konfirmuar se nuk do t’i bindeshin as presonit për ta votuar Pacollin

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close