Publikuar me datën: Mon, Sep 10th, 2012

Pavarësisë së Kosovës sot i hiqet mbikëqyrja

Mbikëqyrja e pavarësisë  Kosovës do t’i hiqet nga sot,  të hënën.

Ky vendim do të merret pas një mbledhjeje në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, rreth orës 15:00, që do ta mbajë grupi që përbëhet nga njëzet e tri shtete evropiane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Turqia, të cilat, që të gjitha, e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Menjëherë pas këtij veprimi, në orën 16:00, konferencë për shtyp do të mbajnë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICR) Pieter Feith.

Më pas, në orën 16:30, do të hapen dyert e Kuvendit të Kosovës. Aty do të organizohet një seancë  speciale, ku me fjalime do të prezantohen presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, zëvendëskancelari i Austrisë, Michael Spindelegger,  si dhe treshja ndërkombëtare e angazhuar për zgjidhjen e statusit të Kosovës: kryenegociatori Martti Ahtisaari, përfaqësuesi i SHBA-së Frank Wisner dhe përfaqësuesi i BE-së, Wolfgang Ischinger.

Pas seancës së Kuvendit të Kosovës, sipas agjendës, përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës kanë paraparë edhe një darkë festive në hotelin “Swiss Diamond”, të organizuar nga presidentja Jahjaga dhe kryeministri Thaçi. Aty fjalën kryesore do ta kenë kryeministri Thaçi dhe komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fyle.

Me këtë do të mbarojnë aktivitetet për ditën e hënë.

11 shtatori

Mirëpo ato do të vazhdojnë herët të martën e 11 shtatorit. Në hotel “Swiss Diamond”

është paraparë një konferencë ndërkombëtare me temën: “Kapitujt e mbyllur në Ballkan”. Në këtë konferencë, e cila do të fillojë në orën 9:00 për pesëmbëdhjetë minuta fjalë mikpritëse do të mbajnë presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Thaçi dhe Pieter Feith.

Më pas, nga ora 9:15 deri në ora 10:45, do të mbahet takimi i parë me titull

“Transicioni në kohën e globalizimit”, që do të modelohet nga prof Bill Wecshler. Fjalën kryesore në këtë takim do ta mbajë Marti Ahtisaari.

Pastaj nga ora 14:15 deri në orën 15:30 do të mbahet takimi i dytë i titulluar “Në prag të dekadës së dytë të pavarësisë, lista e rezultateve të Kosovës dhe të bashkësisë ndërkombëtare”, i cili do të moderohet nga publicisti Tim Judah.

Nga ora 15:30 deri në orën 16:30 do të mbahet takimi i tretë me titull: “Çfarë më tutje për shoqëritë dhe ekonominë në Ballkan?”, i cili do të moderohet prej Dimitar Bechev nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie të Jashtme.

Folës të tjerë të këtyre takimeve do të jenë ambasadori Wisner, ambasadori Ischinger, ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Panariti, ndërsa nëpërmjet videolinkut do të drejtohet me një fjalim edhe ish-presidenti Bill Clinton. Gjithashtu, në këtë konferencë do ta marrin fjalën edhe përfaqësues të partive të opozitës, etj.

Pasi të ketë përfunduar konferenca, në orën 19:00 do të bëhet shpalosja publike e një vepre arti në qendër të Prishtinës, në Galerinë Kombëtare të Arteve, nga Nathan Coley, laureat i çmimit “Turner”.

E tëra do të mbyllet në sheshin “Nënë Tereza”, duke filluar nga ora 21:00, kur do të mbahet një koncert publik nga bendet jazz dhe rock nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina.

Rreth tridhjetë e pesë delegacione shtetërore me mbi 150 mysafirë

Lidhur me ngjarjet e organizuara nga institucionet e Kosovës për të hënën dhe të martën rreth shënimit të fundit të pavarësisë së mbikëqyrur ka folur zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi. Ai ka thënë se ky do të jetë organizimi më i madh që e ka bërë ndonjëherë Kosova. “Do të jetë takimi më i madh që ka qenë Kosova nikoqir gjatë këtyre dy ditëve. Jemi krenarë që do të jetë edhe një pikë fokale ku e tërë bota do ta shohë progresin e Kosovës dhe e tërë bota do ta ketë mundësinë që të raportojë për zhvillimet rreth fundit të pavarësisë së mbikëqyrur”, ka thënë ai. “Jemi të lumtur që së bashku me ICO-n dhe GJND-në po e përfundojmë një kapitull”.

Ai ka treguar edhe rreth delegacioneve që do ta vizitojnë Kosovën. “Do të presim diku rreth tridhjetë e pesë delegacione shtetërore të niveleve më të larta. Do të jenë mbi 150 mysafirë. Do të kemi edhe ministra të punëve të jashtme, do të kemi edhe një përfaqësim mbarëkontinental”, ka thënë ai. “Do të kemi mysafirë prej Japonisë, zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, deri në Afrikë, ministrin e Punëve të Jashtme të Ganës, ministra, drejtorë politikë, sekretarë shtetesh”.

Selimi ka treguar se numër i gazetarëve nga bota do të përcjellin ngjarjen kur Kosova do të përmbyllë mbikëqyrjen e pavarësisë së saj. “Dy ditët e ardhme, të hënën dhe të martën, mbi njëqind gazetarë nga mbarë bota po presin që të akreditohen. Kemi gazeta prej “Le monde” “The Economist”, “New York Times” e media nga Rusia, Portugalia, Lindja e Mesme”, ka thënë ai.                                                                                                           Në ditën e shtatë të këtij muaji Kuvendi i Kosovës e shpall të përfunduar fazën e mbikëqyrjes së pavarësisë. Këtij akti i ka paraprirë miratimi i 22 amendamenteve kushtetuese, të cilat përfundimisht i kanë bartur provizionet e pranisë civile ndërkombëtare te autoritetet vendore.

Amendamentet janë mbështetur nga 98 deputetë, 10 kanë votuar kundër dhe një ka abstenuar. Të njëjtat ndryshime kushtetuese kanë marrë mbështetje edhe nga 22 deputetë të pakicave, gjatë votimit të dyfishtë. Të vetmit që kanë kundërshtuar kanë qenë deputetët e “Vetëvendosjes”, pasi ata kanë shprehur bindjen se amendamentet e miratuara nuk e bëjnë shtetin plotësisht sovran.

Hoxhaj dhe Garda e FSK-së e presin Ahtisaarin

Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe Gardës së Forcës së Sigurisë të Kosovës do t’u duhen të hënën që të shkojnë herët në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Në bazë të agjendës së ofruar nga Ministria e Punëve të Jashtme, në orën 11:50 ata do ta presin zyrtarisht aty  kryenegociatorin e gjetjes së zgjidhjes së statusit të Kosovës, Martti Ahtisaari.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close