Publikuar me datën: Tue, Apr 17th, 2012

Pas “kompromisit” të Serbisë, presion ndaj Prishtinës

Bashkësia ndërkombëtare pret nga Qeveria e Kosovës që të pajtohet që Serbia t`i mbajë zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale në lokalitetet me shumicë serbe. Presionet ndaj Qeverisë së Kosovës, sipas burimeve të gazetës do të shtohen pas publikimit të vendimit të Qeverisë së Serbisë që të mos organizojë zgjedhje lokale, gjë që i është kërkuar Beogradit nga ndërkombëtarët.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi, ka konfirmuar për “Kohën Ditore” diskutimet me ndërkombëtarët, por ka thënë se Qeveria e Kosovës ka kushte për të lejuar një gjë të tillë. Sipas tij, organizimi i zgjedhjeve të tilla duhet të jetë sipas standardeve ndërkombëtare.

Këtë përgjigje zëvendëskryeministri, ka pasur kur është pyetur nëse do të pranohet ideja e diplomatëve ndërkombëtarë që zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare të Serbisë në Kosovë t`i bëjë një organizatë ndërkombëtare në Kosovë, siç është OSBE-ja.

Burime të gazetës kanë thënë se plani ka ngecur, ngase ende nuk është vendosur mënyra se si do të angazhohej OSBE-ja, mbi bazën e cilës kërkesë, dhe për më shumë nuk është definuar as forma se si do të ndihmonte e si do ta organizonte votimin e qytetarëve serbë të Kosovës për deputetët e Kuvendit të Serbisë.

Si rezultat i kësaj, burimet kanë shpjeguar se plani për OSBE-në është lënë anash përkohësisht dhe po shqyrtohet mundësia e angazhimit të Këshillit të Evropës. Mirëpo koha e shkurtër deri në zgjedhjet e Serbisë, që pritet ë mbahen më 6 Maj ka vështirësuar gjithçka, kanë bërë të ditur burimet e gazetës

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close