Publikuar me datën: Tue, Mar 15th, 2011

Pas Kalasë, “fronti” transferohet te Burmali Xhamia

Shkup, 15 mars – Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë (BFIM) nuk do të lejojë që mbi themelet e Burmali Xhamisë, ose vakëfit të saj të ndërtohet çfarëdo lloj objekti.
Jakup Selimovski nga BFI thotë për “Lajm” se çdokush që do të tentojë të ndërtojë diçka mbi themelet e Burmali Xhamisë do të pengohet. “Kemi qenë kundër shpalljes së këtij tenderi dhe nuk e pranojmë zgjedhjen e investitorit. BFIM nuk do të lejojë që të ndërtohet asgjë mbi themelet e Burmalisë ose vakëfit të saj. Kushdo që nis të ndërtojë diçka, do të jetë i penguar nga besimtarët myslimanë”, thotë Selimovski. Ai sqaron se askush, as nuk i ka pyetur apo informuar as për shpalljen e tenderit dhe as për shpalljen e fituesit të tij. “Rindërtimi i pallatit të oficerëve do të bëhet aty ku ka qenë, domethënë mbi Burmali Xhaminë ose mbi hapësirën e Burmalisë. Ai vend është vakëf i BFIM-së dhe aty askush nuk mund të ndërtojë asgjë”, thotë Selimovski, duke shtuar se BFIM ka reaguar ashpër tek Ministria e Transportit që në momentin kur u shpall ai tender, ku ka qenë kusht se kush e ndërton hotelin, ndërton edhe shtëpinë e oficerëve. BFIM do të informojë edhe investitorin grek, nëpërmjet Ambasadës së Greqisë në Shkup. “Do të reagojmë tek Ambasada e Greqisë, pasi investitori është grek, edhe tek ministria e Transportit edhe tek Qeveria e Maqedonisë. Më pas edhe tek partitë myslimane”, thotë Selimovski.

Ndërkaq, Ramadan Ramadani nga këshilli organizativ për rindërtimin e Burmali Xhamisë thotë se kush prek vakëfet i ndjek mallkimi. “Kushdo që ka bërë shitje ose keqpërdorim të truallit që është vakëf ka qenë gjithmonë vetë i dëmtuar. Kështu mund t’i ndodhë edhe Qeverisë së Maqedonisë, ku mund ti rrokë ndonjë cunam i Vardarit. Kush prek tokën e vakëfit e zë mallkimi”, thotë Ramadani. Ai thotë se çdo lloj ndërtimi ose shitjeje pa pronarin e vendit, në rastin konkret BFIM-së quhet “hesap pa hanxhi”.

Të premten, u shpall edhe fituesi i tenderit që do të ndërtojë hotelin e stilit barok dhe shtëpinë e Oficerëve. Tenderin e ka fituar miliarderi grek Dimitris Kondominas, si ofertuesi i vetëm.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close