Publikuar me datën: Thu, Jun 17th, 2010

Pas GJND-së vjen dialogu me Beogradin, por si të organizohet

Prishtinë, 16 qershor – Institucionet e Republikës së Kosovës ende nuk kanë ndonjë ide të qartë se si do të bëhet koordinimi mes pozitës, opozitës dhe shoqërisë civile, para bisedimeve të mundshme me Serbinë, të cilat pritet që të ndodhin pas publikimit të opinionit të GJND-së për Kosovën.
Presidenca dhe Qeveria e Kosovës presin që një gjë e tillë të vendoset në bashkëpunim me ndërkombëtarët.
Përderisa Qeveria nuk përjashton mundësinë që ambienti i konsensusit gjatë bisedimeve të krijohet edhe me ndonjë mekanizëm të veçantë, presidenti Fatmir Sejdiu ka thënë se institucionet duhet ta udhëheqin procesin. Megjithatë, kreu i shtetit nuk e ka përjashtuar mundësinë që në kuadër të bisedimeve të angazhohen edhe njerëz jashtë koalicionit qeveritar.

Propozimin për ndërtimin e konsensusit mbarëkombëtar para bisedimeve me Serbinë e ka propozuar së fundit në një intervistë për “Kohën Ditore” mbikëqyrësi i pavarësisë, Pieter Feith. Sipas tij, nuk është e rëndësishme nëse ky konsensus do të arrihej nëpërmjet ndonjë mekanizmi të llojit të Ekipit të Unitetit, apo në ndonjë mënyrë tjetër.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë për “Kohën Ditore” se ekzekutivi kosovar nuk e ka ende ndonjë ide të qartë të arritjes së konsensusit. I pyetur nëse Qeveria do të pajtohej me ndonjë mekanizëm të veçantë, Kuçi ka thënë se me rëndësi është se duhet krijuar ambienti konsensual.
“Nuk është menduar ende një gjë e tillë, por po e them që duhet krijuar ambienti për konsensus nacional. Megjithatë roli institucional do të mbetet primar. Ende nuk ka plan për këtë. Ka ide që ende nuk janë të kristalizuara, ato ide kërkojnë konsensus nacional, por edhe ndërkombëtar me BE-në dhe SHBA-në”, ka thënë Kuçi.
Pieter Feith në intervistën e tij për herë të parë ka shpjeguar përpjekjet e BE-së për një rol në bisedimet e mundshme teknike mes Prishtinës dhe Beogradit, pas opinionit të GJND-së. Detajet e këtij angazhimi të BE-së, sipas Feith, do t`i tregojë vetë zëvendëspresidentja e BE-së, Ashton.
“Ajo që mund të them është se BE-ja dhe kjo është në përgjegjësinë e nënpresidentes baroneshës Ashton, do të donte shumë që dalja e opinionit të përcillej nga një dialog. Kjo do të bëhet në baza vullnetare, do të ketë konsultime dhe është e rëndësishme që ne të gjejmë në Beograd dhe Prishtinë një atitudë konstruktive”, ka thënë Feith.
Zëvendëskryeministri Kuçi ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke biseduar me BE-në për këtë përpjekje, por është në koordinim edhe me SHBA-në.
Krahas disa njohjeve, opinioni i GJND-së i cili pritet që të publikohet më 22 korrik, mendohet se do të krijojë rrethanat e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit për çështje teknike. Pikërisht këto bisedime pritet edhe që të lehtësojnë rrugën e të dyja vendeve në proceset e integrimit në BE

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close