Publikuar me datën: Fri, Jun 11th, 2010

Pas GJND – së për Kosovën hapet një kapitull i ri

Prishtinë, 11 qershor   – Pavarësisht opinionit që do të dalë rreth pavarësisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, për Kosovën do të ketë njohje të reja dhe do të hapet një kapitull i ri, ka thënë sot kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në mbledhjen e rregullt të Qeverisë, dhe ka vlerësuar se vendimi i GJND së është i shumëpritur nga institucionet dhe qytetarët e vendit, por edhe nga gjithë faktori ndërkombëtar.
Sipas Thaçit, Kosova po i afrohet ditës kur do të prezantohet opinioni i GJND-së për shpalljen e Kosovës shtet i pavarur, dhe se pas këtij opinioni pritet të ketë ecje përpara, njohje të reja dhe proces shumë më të shpejtë të integrimit të Kosovës në strukturat euroatlantike.
“Pavarësisht nga opinioni që do të prezantohet nga Gjykata Ndërkombëtare për Kosovën do të ketë njohje dhe do të hapet kapitulli i ri, kapitulli i integrimeve për shtetin e Kosovës. Por, institucionet e Kosovës janë përgatitur jashtëzakonisht mirë për të pritur këtë opinion dhe t’i përgjigjen situatës dhe rrethanave të reja që do të kemi me njohje të reja që do të ndodhin”, ka thënë Thaçi.
Ndërkohë, ai ka theksuar si zakonisht sukseset e Qeverisë së Kosovës, duke thënë se pas suksesit të arritur me fillimin e ndërtimit të autostradës Vërmicë Merdare dhe suksesit të jashtëzakonshëm për koncesionimin e Aeroportit të Prishtinës, tani janë edhe tri projekte të rëndësishme, për të cilat do të merret vendimi shumë shpejt.
“Është jashtëzakonisht me rëndësi se i gjithë procesi është duke shkuar sipas agjendës së planifikuar, mund të them pa e humbur asnjë ditë të kësaj agjende, apo të këtij plani. Në javën e ardhshme merret vendimi nga Qeveria e Republikës së Kosovës për privatizimin e PTK-së dhe menjëherë ky vendim do të prezantohet edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku do të kërkohet mbështetje nga Kuvendi, një opinion, një mbështetje e plotë”, ka thënë Thaçi.
Po ashtu, sipas kryeministrit, është duke vazhduar me agjendë të planifikuar edhe procesi i Termocentralit “Kosova e Re”, që do të sigurojë 24 orë energji dhe procesi i distribuimit të KEK ut, që është duke u punuar në një plan të paraparë që në fillim të vitit.
Sa i përket programit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Thaçi ka thënë se është duke u punuar maksimalisht dhe tani janë duke u bërë konsultat përfundimtare për mënyrën e përmbylljes së këtij procesi.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka miratuar planin e veprimit për partneritet evropian, Kornizën afatmesme të shpenzimeve 2011-2013 dhe pesë projektligje: Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Administratën Tatimore të Kosovës, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rishikimin e buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2010, Projektligjin për ujërat e Kosovës dhe Projektligjin për dhënien në shfrytëzim këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës.
Ndërkohë, për shkak të nevojës për konsultime shtesë, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin e normës së akcizës në Kosovë është lënë të miratohet në mbledhjen, që do të mbahet të hënën.
Gjithashtu është miratuar edhe propozim-vendimi përfundimtar për shpronësimin e tokave, pronave të paluajtshme, në të cilat realizohet projekti i autostradës Vërmicë- Merdar, dhe projekt-strategjia për pronësi intelektuale dhe plani i veprimit 2010 -2014, ndërkohë janë ndarë 6 mijë euro për financimin e Festivalit ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik”, dhe 50 mijë euro për zhvillimin e hetimeve për identifikimin e një lokacioni ku dyshohet se është një varrezë masive me rreth 20 tr

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close