Publikuar me datën: Wed, Sep 15th, 2010

Pas deklaratave të z. Papandreu

Pas deklaratave të z. Papandreu

AUTOR: Aida Tancica

Kur Greqia po vuan më shumë së çdo vend tjetër pasojat e krizës
ekonomike, z. Papandreu i ndodhur në rrethana politike, aspak komode,
me sa duket tentoi të gjente një strehë të përkohshme shpëtimi tek arma
e vjetër e nacionalizmit.

Një muaj e gjysmë pas incidentit të Himarës, ndërkohë që drejtësia nuk
e ka thënë ende fjalën e saj përfundimtare, kjo çështje u (sh)përdor
politikisht nga kreu i qeverisë së vendit fqinj. Kuptohet qartë nevoja
e qeverisë së Athinës për të gjetur një paralele përballë kapitullimit
ekonomik, por të përdorësh për këtë shkak, një ngjarje si ajo e
Himarës, është krejt e pavend.

Është e qartë që ky ushqim për ekstremistët që nuk flenë asnjëherë, nuk
do të mjaftojë për të mbuluar problemin e vërtetë të Greqisë: nevojën e
miliardave të tjerë për të paguar borxhet, për të mbuluar falsifikimet
dhjetëra vjeçare me institucionet financiare ndërkombëtare.

Por, ndërkohë, kostoja e deklaratave të tilla “në terren” është e
lartë. E themi këtë, pasi të gjithë jemi dëshmitarë të acarimit të
përgjithshëm pas incidentit në Himarë. Si rrallë herë dëgjonim edhe në
ambiente jopolitike, të rinj të irrituar që pozicionoheshin dhe
tendenca për grindje me sfond “nacionalist” ishte e dukshme. Vërtet z.

Papandreu tha se donte t’i dërgonte palës shqiptare mesazhin se
“nacionalizmat gjithmonë kanë krijuar probleme kolosale, jo vetëm
ndërmjet vendeve, por edhe viktima te qytetarët e thjeshtë”, por nuk
tha se drejtësia e shtetit fqinj do të veprojë, ose po vepron.

Ajo që nuk na pëlqeu të gjithëve ishte fakti që ai la të nënkuptohej se
Greqia edhe mund të pengojë Shqipërinë në rrugën e gjatë të integrimit
etj. A e mban kjo fjali e nxehtë e Papanderut “temperaturën” deri në
Bruksel? Pak gjasa ka që kjo të ndodhë.

Asnjë nga vendimet e pritshme për Shqipërinë nuk mund të ndikohet nga
Greqia, veçanërisht në situatën e sotme politike. Deklaratat e z.
Papandreu erdhën në një moment fare të papërshtatshëm, kur Shqipëria
pret më në fund, të çlirohet nga regjimi izolues i vizave.

Duke u parë si një pengesë e mundshme në jetë, provës së shumëpritur
dashur-padashur ai i ka mbjellë një pemë të re urrejtje, në një vend ku
njerëzit janë duke mbajtur frymën në pritje të “PO”-së me sy nga
Brukseli.

Për të mos thënë që z.Papandreu ka “harruar” edhe faktin që janë mbi
gjysmë milioni shqiptarë që punojnë ndër vite në Greqi që janë
integruar kryesisht falë punës së tyre, pa asnjë ndihmë të deritanishme
administrative, pasi shumë prej tyre, edhe pse migruan në vendin që
njihet si “djepi i demokracisë” nuk kanë akoma një dokument
përfundimtar lëvizjeje.

Ka “harruar”, gjithashtu, z. Papandreu edhe faktin që sa herë në atë
vend keqtrajtohen e vriten shqiptarët, në Tiranë shumëkush hesht.
Thuhet se kjo bëhet për të mos nxitur situata ksenofobizmi, për të mos
dëmtuar emigrantët tanë etj., por gjithsesi heshtet për ngjarje shumë
më të rënda se ajo e Himarës.

Opinioni publik në Shqipëri pret të tjera qëndrime nga z. Papandreu,
dhe jo të bjerë në batakun e zakonshëm të ekstremizmit ballkanik.
Përshtypja në Shqipëri është që ai është një politikan liberal që
përdor size të tjera për dukuri si ajo e Himarës.

Gjithmonë duke mos harruar që teksa klasat politike luajnë me interesa
të mëdha personale e financiare është populli ai që bëhet viktimë e
kësaj beteje.

Është mirë që edhe politika e Tiranës të reagojë, pozitë dhe opozitë,
me maturi dhe reciprocitet, pa lejuar që Athina e sëmurë të kërkojë
ilaçe në Tiranë, duke e ditur mirë që “mjeku” i saj është Bruksel.
                                                                 Aida Tançica

| 14/09/2010 |

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close