Publikuar me datën: Sat, Feb 26th, 2011

Partitë shqiptare pa koalicione parazgjedhore

Shkup, 26 shkurt – Partitë shqiptare në Maqedoni pritet të hyjnë në zgjedhjet e parakohshme në muajin maj pa koalicione ndërpartiake. BDI-ja po përgatitet që t’i futet garës zgjedhore si parti e vetme dhe me program të vetëm. Përfaqësues të këtij subjekti bëjnë të ditur se nuk ka asnjë ofertë për koalicion me partitë e tjera, duke pasur parasysh rrethanat e përçarjeve të theksuara midis subjekteve politike shqiptare. PDSH-ja promovoi një muaj më parë frontin opozitar shqiptar, mirëpo deri tani asnjë parti nuk i është bashkëngjitur, përveç një subjekti të ri, Lidhja Shqiptare, që vazhdon të jetë e paregjistruar në regjistrin zyrtar. Demokracia e Re vazhdon të bëjë përgatitjet e vetme për t’iu futur garës zgjedhore, ndërsa kjo parti në disa raste është lakuar për koalicionin me BDI-në, pasi që bashkimi me PDSH-në është përjashtues. Zyrtarë të kësaj partie shprehen të hapur për koalicion parazgjedhor me qëllim të mopërçarjes së votave të shqiptarëve. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Rufi Osmani, i cili pritet të shpallë subjektin e ri politik, përjashton koalicionet parazgjedhore, por është i gatshëm për koalicione pas zgjedhjeve. Bashkimi Demokratik Kombëtar (BDK) ftoi partitë që të dalin në zgjedhje me një program të përbashkët për avancimin e çështjes së shqiptarëve dhe zhbllokimin e proceseve eurointegruese. Analistët politikë në vend parashikojnë ndarje të theksuar të votës së elektoratit shqiptar dhe përjashtimin e fitores së shumicës së deputetëve nga një subjekt politik shqiptar.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close