Publikuar me datën: Sun, Mar 24th, 2013

Partitë shpallin fitore, Kërçovën e fitojnë shqiptarët?

Pas mbylljes së vendvotimeve për zgjedhjet lokale në Maqedoni, shtabet zgjedhore të partive politike nëpër komuna, por edhe në ato në nivel qendror njoftojnë për epërsi apo fitore. Mirëpo, këto shifra nuk mund të konfirmohen akoma nga burimet e pavarura, për arsye se numërimi i votave do të zgjatë goxha shumë. Kjo për shkak se duhet ë numërohen jo vetëm votat për kandidatët për kryetar komunash, por edhe votat për këshilltarë të asambleve komunale, që merr më shumë kohë. Sipas BDI-së, në qytetin e Tetovës BDI-ja udhëheq me rreth 2 000 vota epërsi karshi kandidatit të PDSH-së dhe para orës 22 simpatizantët dhe militantët e BDI-së kanë filluar të kremtojnë në qendër të qytetit. BDI-ja ka njoftuar edhe për epërsi dhe fitore të kandidatëve të saj për kryetar komune edhe në Dibër, Pllasnicë, Saraj, Çair, Zhelinë Gostivar e disa komuna të tjera, por partia tjetër shqiptare, RDK-ja ka njoftuar se kandidati i saj e jo ai i BDI-së udhëheq në garë për kreun e Gostivarit.

Lufta më interesante është duke u zhvilluar në Kërçovë dhe Strugë, ku garojnë kandidatë shqiptarë përballë atyre maqedonas. Sipas gazetarit të televizionit Alsat-M, në Kërçovë ka fituar kandidati i BDI-së, Dehari, me rreth 2 mijë vota më shumë se ai përbashkët i partive maqedonase. Mirëpo, ky rezultat ka filluar të kontestohet nga partitë maqedonase, të cilat në dy vendvotime nuk i kanë nënshkruar procesverbalet e votimit. Sipas analistëve shqiptarë, kjo bëhet me qëllim që të këto zgjedhje në Kërçovë të shpallen të pavlefshme dhe që të mbahen zgjedhjet e reja pas disa javësh, gjë që do t’i favorizonte maqedonasit, pasi që diaspora shqiptare që ka ardhur të votojë sot, nuk do të mund të vijë sërish pas disa javëve.

Po ashtu është interesante edhe Struga, ku kandidati i PDSH-së, sipas shtabit zgjedhor të kësaj partie është në epërsi kundruall atij të VMRO-DPMNE-së, mirëpo, në anën tjetër edhe partia maqedonase pretendon se udhëheq në Strugë.

Partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE rreth orës 22 e 17 minuta njoftoi për fitore dhe epërsi nëpër disa komuna të kësaj republike, por ndër këto nuk e radhiti Kërçovën dhe Strugën, komuna këto ku udhëheqin kandidatët shqiptarë.

Pasi kandidati shpallet fitues vetëm nëse kalon 50 për qindëshin e votave, në pjesën  më të madhe të komunave duhet të mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar komunash, që parashihet të mbahen pas dy javësh.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close