Publikuar me datën: Mon, Nov 21st, 2011

Parlamenti Evropian refuzon ndarjen e Kosovës

Bruksel, 21 nëntor – Parlamenti Evropian do të diskutojë nesër (e martë) në Bruksel, në një seancë të Komitetit për Politikë të Jashtme, për raportin për integrimet evropiane të Kosovës, të përgatitur nga raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek, deputete e të gjelbërve austriakë në Parlamentin Evropian. Ajo tashmë ka dorëzuar draftin e këtij raporti, kopjen e të cilit e ka siguruar edhe “Koha Ditore”. Në këtë raport, që është në formën e mocionit për rezolutë, Parlamenti Evropian pritet që qartë të refuzojë çfarëdo mundësie për ndarje të Kosovës, duke rikujtuar edhe në rezolutat e mëparshme të këtij Parlamenti, ku një ide e tillë ishte hedhur poshtë. Parlamenti Evropian vazhdon të jetë institucioni i vetëm i BE-së, i cili e trajton Kosovën si shtet të pavarur, megjithëse nga diplomacia serbe janë shtuar presionet që ky trajtim të ndryshojë dhe që Parlamenti, ashtu siç bëjnë Këshilli dhe Komisioni, të ketë një qëndrim “neutral ndaj statusit”, që do të thoshte të mos e trajtojë Kosovën si shtet. Ky trajtim është parë deri më tani në formën e vendosjes së simboleve shtetërore të Kosovës gjatë vizitave të zyrtarëve kosovarë dhe në mbështetje të pavarësisë në disa rezoluta radhazi. Por raporti do të jetë mjaft kritik ndaj Kosovës, po ashtu duke rikujtuar në parregullsitë në zgjedhje dhe mosdënimin e përgjegjësve, dhe këtu përmenden fjalë të qarta “mashtrime dhe parregullsi serioze” , e jo fjalë diplomatike si “mangësi”, që përmendet nga disa zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë. Kritikat e Parlamentit Evropian për mashtrimet në zgjedhje duhet të merren seriozisht, sepse Parlamenti Evropian ishte i vetmi institucion i BE-së, i cili kishte vëzhguesit në terren në Kosovë, kur u regjistruan këto parregullsi.

Në këtë raport, duke rikujtuar se pavarësia e Kosovës është njohur nga „87 shtete“ deri më tash, përfshirë edhe 22 anëtare të BE-së,  thuhet se “do të mirëpritej njohja e pavarësisë nga 5 shtetet e mbetura të Bashkimit Evropian“. Kjo fjali duket se paska zbutje krahasuar me Rezolutën e mëparshme me të cilën shtetet e BE-së ishin ftuar që ta njohin pavarësinë e Kosovës. Në pjesën ku flitet për rolin e BE-së në Kosovë dhe perspektiven evropiane të Kosovës në këtë projektrezolutë përkujtohet se „Strategjia e BE-së për ta bërë perspektivën evropiane të prekshme edhe për Kosovën nuk ka qenë e suksesshme deri më tash dhe pak rezultate janë arritur“

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close